Driant Zeneli: Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm

entela

Driant Zeneli do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecias, cilësuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të artit bashkëkohor botëror në të cilën Shqipëria është pjesëmarrëse në të cilën Shqipëria është pjesëmarrëse nga viti 2014 e në vazhdim në Arsenale. Edicioni i 58-të Ndërkombëtar i Bienales së Artit do të mbahet në periudhën 11 maj – 24 nëntor 2019, në Giardini – Arsenale të Venecias, Itali.

Fondacioni i Bienales, nëpërmjet Presidentit të saj z.Paolo Baratta, ka paraqitur z. Ralph Rugoff si kuratorin e Ekspozitës së 58-të Ndërkombëtare të Artit, me titull “May You Live in Interesting Times”, një shprehje e gjuhës angleze që për një kohë të gjatë risjell një mallkim të lashtë kinez, i cili ngjall epoka pasigurie, krize dhe çrregullimi; “Kohë interesante”, pikërisht si kohët që po përjetojmë.

Zeneli do të përfaqësojë Shqipërinë me projektin me titull “Maybe the cosmos is not so extraordinary” – “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, nën kurimin e Alicia Knock, kuratore në Qendrën “Pompidou” në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris. Titulli merr shkas nga romani fantastiko-shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018). Driant Zeneli (lindur në Shkodër, 1983), jeton dhe punon mes Tiranës dhe Milanos.

Vepra e Driant Zenelit sfidon limitet intelektuale dhe fizike, duke vendosur në skenë dhe duke performuar situata sureale dhe ironike, ndonjëherë dhe absurde. Shpesh puna e Zenelit identifikohet me ëndrrat, luan me arsyen, ndërkohë që ndërvepron me publikun. Në qendër të veprimit performativ, si dhe në punët e tjera të artistit ku përdoret gjuha e narrativës filmike, ndodhet ripërkufizimi i dështimit – si çasti themelor për të krijuar një alternativë të re. e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *