Gjendet i mbytur në rezervuar pogradecari

anazapta

Një banor i fshatit Grabovicë në Pogradec është gjetur i mbytur në rezervuar. Azmi Besholli dyshohet të jetë vetëmbytur, pasi është gjetur një letër e shkruar prej tij pak para vdekjes. Shënimi i shkurtër “Nuk po e kaloj dot” ka bindur policinë për aktin e vetëflijimit, por hetimet vijojnë për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet që e kanë detyruar  Beshollin t’i japë fund jetës. Trupi i tij i pajetë është pikasur sot paradite nga fshatarët, të cilët kanë njoftuar policinë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *