Shkolla në Mengel, rruga Elbasan-Librazhd hapet pas 6 orësh

DITA Online

Prindër e nxënës, që protestonin për shkollën e mbyllur në Mengël të Elbasanit, vendosën të lironin aksin Elbasan-Librazhd dhe thanë se do të protestonin sërish të mërkurën.

Më herët gjatë ditës, radhë të gjata me automjete dhe drejtues të zemëruar nga vonesa u krijuan në këtë aks për disa orë.

Zyrtarët thonë se godina e shkollës është e rrezikshme pasi ka pësuar dëme nga tërmeti i vitit të kaluar. Por megjithëse u është ofruar transporti falas për të ndjekur shkollën në Elbasan, prindërit nuk e pranojnë këtë zgjidhje. Që kur nisi ky vit shkollor, nxënësit me çanta në shpinë mblidhen para shkollës, ku madje prindërit e tyre hapën me forcë dyert e ndertesës pak ditë më parë. Janë 271 nxënës qe prej 17 shtatorit te mos ulen ne bankën e shkollës, ndërsa protestojnë bashkë me prindërit për hapjen e shkollës së fshatit.

Drejtorja e shkollës njoftoi dje se të hënën bashkia Elbasan zhvillon tenderin për firmën që do të rikonstruktojë shkollën, por prindërit nuk e besuan.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Jam kategorisht pro protestave, por kurre ne bllokimin e rrugeve! Nuk e di si mund te zgjidhesh nje problem, duke krijuar probleme te medha me komunitetin! Albanistan hesapi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *