Salvini s’ia lë mangët Junckerit: Flas vetëm për ata që janë esëll!

Leda Hysa

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, nuk ia ka kursyer ironinë presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Në një intervistë për Canale 5, Salvini i kujton Juncker-it disa momente të sikletshme në Parlamentin Europian.

“Ky zotëri është kreu i qeverisë që drejton 500 milionë europianë, një njeri që vetë vjen nga një parajsë fiskale si Luksemburgu.

Nëse kërkoi në “Google” me emrin e tij dhe fjalët “i dehur” apo një njeri që ecën duke u lëkundur, do t’ju dalin disa pamje interesante”, ka thënë Salvini.

Deklarata e Salvinit vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj që tha Juncker pak ditë më parë, kur hodhi hipotezën se Italia rrezikon një skenar grek.

“Unë flas vetëm me njerëz që janë esëll, që nuk bëjnë krahasime, duke mos qenë vetë as në qiell as në tokë”, tha Salvini.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky Salvini do ta çoje Italine ne rrugen e Greqise. Prisni pas nje viti ku do mbytet Italia. Leket e fukarenjeve do i hane keta, pas do financohet me miljarda, por nuk besoj se do shpetoje paq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *