Gjyqtari i Korçës në sitën e vettingut, i hap punë shtëpia “dhuratë”

Ornela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore për Sotiraq Lubonjën, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Trupi gjykues përbëhej nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari.

Gjyqtari Sotiraq Lubonja ka ndjekur procedurat me përparësi, tha relatorja e çështjes, por ILDKPKI ka sjellë raport se deklarimi i gjyqtarit Sotiraq Lubonja nuk është i saktë.

Gjyqtari Sotiraq Lubonja ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë. Lubonja ka në pronësi një shtëpi banimi në Korçe me dy kate të fituar me kontratë dhurimi. Është konstatuar se ka mospërputhje të deklarimit të bërë me sipërfaqen e truallit. Gjyqtarit Lubonja i është kërkuar të deklarojë se kur ishte ndërtuar saktësisht kjo shtëpi.

Nga hetimi rezulton se vlera e banesës është më e madhe se ajo që ka deklaruar gjyqtari Lubonja. Në lidhje me dhuratën e nënës me vlerë 4 mln e 75 lekë nuk ka dokument që të justifikojë të ardhurat e nënës“, tha relatorja.

Vendimi do të jepet me 8 tetor, teksa gjyqtari Lubonja ka kërkuar rikonfirmimin e tij në detyrë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Keto Lubonjat edhe ne ate sistemin diktature e dredhnin.Edhe sot ne kete sistem po e dredhkan.Cfare lloj sistemit duhet te ekzistoj qe keto te jene te kenaqur e te mos e dredhin.
    Ky publicisti Lubonja na shurlloi veshet duke dhane mend e keshilla po ja qe fara e tije rrezulton i kundert me biznesin mendor te shitjeve mend dhe keshilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *