A është eurobondi i ri rritje e borxhit?

Ornela
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 95

Përmes Eurobondit të emetuar të martën, qeveria shqiptare mori 500 milionë euro hua nga tregjet financiare. Ky borxh do të shlyhet për 7 vjet dhe norma e interesit që qeveria do të paguajë është 3.5 për qind në vit.

Pra në krye të 7 vjetëve, buxheti i shtetit do të paguajë mbrapsht 500 milionë euro principal plus 122.5 milionë euro të tjera interesa. Por si qëndron ky interes në raport me borxhin ekzistues?

Kjo është hera e tretë që Shqipëria merr hua në tregjet ndërkombëtare. Dy herët e shkuara kanë qenë në vitin 2010 dhe në 2015-ën. Në të dyja rastet është marrë borxh 5-vjeçar, pra me afat më të shkurtër maturimi, dhe interesi ka qenë respektivisht 7.6 për qind dhe 5.75, shkruan tch.

Rrjedhimisht Eurobondi i tanishëm, është borxhi me interesat më të ulëta që Shqipëria ka marrë ndonjëherë në treg të lirë.

Arsyet për këtë janë dy. Së pari rënia e interesave në tregjet europiane për shkak se banka qendrore ka injektuar miliarda euro për të nxitur ekonominë.

Ndërsa arsyeja e dytë është rritja e besimit që investitorët e huaj kanë tek ekonomia shqiptare, duke e vlerësuar atë si më të sigurt se sa më parë.

Por a është eurobondi i ri automatikisht rritje e borxhit? Përgjigja është jo. Borxhi publik kontrollohet nga parlamenti, i cili në çdo fillim viti i cakton qeverisë në buxhet shumën e borxhit që ajo lejohet të marrë.

Për vitin 2018, kufiri i borxhit që qeveria mund të marrë është 256 milionë euro ose 2 për qind e prodhimit kombëtar. Por qeveria mori 500 milionë euro, pasi 244 milionë do i përdorë për të shlyer para afatit borxhet e marra në të shkuarën me interesa më të larta.

o.j/dita

Share This Article
22 Comments
  • 2% e prodhimit kombetar dhe qeveria merr borxh per ta paguar?
    Vetem interesat jane 122 milione per borxhin e rri,
    E para qeveria muk ka paguar dot borxhin e pare. Apo borxhin e dyte ?
    Nje borxh qenka marre nga Berisha, dhe nje tjeter nga Ramuti.
    Tani Ramuti merr te tretin, dhe korr fitore meqe normat e interesit kane rene diku te 2%, por vete nuk eshte ne gjendje te garantoje 2% te prodhimit kombetar per te paguar kestin 244 milione.
    Meqe parla(c)mendi vendos per borxhin kjo qenka garanci qe kemi korrur fitore!?
    Ku e keni degjuar kete cmenduri vecse nga deklaratat e hajduteve te parlamentit.
    Si eshte kjo metoda e “injektimit” te qindra milionave euro?
    Kur jep borxh quhet injektim?
    Paska injektuar vota leke ne Shqiperi..po borxh ama. Me interesa.
    Keta vetem interesat nuk paguajne dot.
    Sepse nuk realizojne dot 2% te prodhimit kombetar.
    Sepse nuk ka me prodhim kombetar por vjedhje te prodhimit kombetar.
    Keta dhe dy rulo dhe 4 punetore do ti japin me koncesion per te ” mirembajtur” rruget.
    Te rrofte ty popull qe paguan tere jeten taxa. Shteti nuk ka leke per te blere zhavor dhe bitum.
    Koncesionet zhavorrin e vjedhin pa hesap te lumenjte, bitumin e shtetit ja blejne privatit me cmimin qe u do qefi privateve.
    Faturat i paguan shteti. Pagesat i merr privat te taxa e rruges.
    Kjo eshte llogjika e borxhit o zedhenes i qelbesirave. Nuk na mbushni qe keni shtet, por bande hajdutesh.
    Kemi marre borxh thone, po jo domosdo rritet borxhi.
    Lajme te parat, po te dytat, apo do na i falin? Po nuk i lame, apo do marrim me “injektim” borxh te katert?

    • Ti nuk je Mirel , por je Mutrel . Po si nuk te vjen turp nga vetja jote , qe , ne çdo koment tendin , e quan Kryeministrin , mut . Po mire more zagar i felliqur e race jevgu , kush te ndalon te kritikosh Kryeministrin ? Po pse e ofendon , more mut-muti , qe , kur te ka pjelle jot’eme , me siguri ke rene ne ndonje grope me mut , se ti , pa diskutim qe je rritur ne breg te lumenjve nga ndonje fis jevgjish , per edukaten qe ke . Ke te drejte ti , se po te ishte koha e qoftelargut Sali dhe t’a quanje mut Saliun , brenda 24 oreve , do te te kishin zbuluar kush je dhe , maloket 2 metroshe , do te te kishin zhdukur nga kjo bote , pa lene as nje gjurme . Po Rama nuk eshte Berishe dhe prandaj vazhdon ti , jevg muti t’a shash e ofendosh . I fshehur prapa nje pseudonimi , si miu prapa poçes , vazhdon te nxjerresh mutin nga goja , qe nuk e leshon kurre . Je nje mut , i biri i mutit dhe nip sternim mutrash .

      • O koqe..Saliut i vume flaken ne Vlore.
        Kaq sa per fillim per Ramutin. Aty do perfundoje dhe karriera e tij prej tradhetari serbo grek.
        Telekombin si ma ke? E ke kombin te shkrire me Serbine tani?

      • Ky Mireli ne çdo shkrim kryeministrin do ta quaje Ramut. por Berishen e quan gjithmone Berishe! Kulmi eshte kur i shan Enver Hoxhen. Kthehet ne tiger. Pra “Ramutin” e urren, por Enver Hoxhen e adhuron. Ec e merre vesh se çfare muti eshte. Po perdor fjalorin e tij te dashur.

        • Po pse o tyte idiote. Barazim ben ti Enver Hoxhen me Ramutin.
          Ramiut i them Ramut se eshte thjeeeesht jashteqitje e Berishes.
          E kane ngrene shqiptaret mutin per buke kaq vite me Rlipjelljen e Berishes.
          Berishes nuk i ve nofke.
          Sepse i mjafton emri per te permbajtur tere te sharat me prag shpie.
          Po idioteve vemjerake krimba bythe te Ramiut.
          Ju si tjua bej.
          Ramuti po ju shet si komb o telekooombiii..dhe ju e barazoni me Enver Hoxhen.
          O tempora o mores ..
          Ka me budallenj se keta!?

  • A eshte rritje borxhi?
    Jooooooooooooo.
    Rritje eshte vetem kur i merr qeveria e PD, kurse kur e mer Rilindja eshte Sukses, Besim, Mireqenie dhe Lumturi.
    Ja prisni komentet e socialisteve dhe do te bindeni.

  • shpjegim i borxhit per idiotet (analogji me kredine e shtepise, per ata qe njohin si eksperience):

    1. Qeveria mori borxh 450 milion euro ne 2015 me 5.75% per ti shlyer deri ne 2020. Kur ta mbaronte se shlyeri, do kishte paguar 519 Milion Euro total!

    2. Aktualisht jane shlyer 3 vjet, dhe PRINCIPALI i borxhit te mbetur ne kete moment eshte diku tek 195 Milion Euro.

    3. Qeveria merr 500 milion Euro per 7 vjet me 3.5%. kur ta shlyeje totalisht ne tetor 2025, do kete paguar gjithsej 564 Milion Euro.

    4. Me 195 milion nga keto 500 qe sapo mori, do shuaje borxhin e 2015, duke kursyer 2 vjet interesa me 5.75% nga ky borxh.

    5. me 50 milione te tjera do shlyeje borxhe te tjera me interesa perseri me te larta se interesat aktuale.

    6. rreth 250 milione te tjera do i injektoje ne ekonomi ne formen e investimeve publike (rruge, shkolla, pune publike qe gjenerojne te ardhura ekonomike dhe rritje te GDP)

    Analogjia me kredine e shtepise eshte qe te gjithe ata qe e kane marre nje kredi para psh 10 vjetesh, kur interesat ishin 7-9%, me siguri e kane rinegociuar kredine me interesat e sotshme, qe vertiten ne 4-5%. Jane veprime te zakonshme qe behen per ristrukturimin e borxhit, qe te ulesh peshen e interesave, dhe e ben cdo shtet ne bote!

    Ky milet nuk eshte ne gjendje as te beje hesapet ne shtepi te vet…

    • Mire e ke ti me hesapet. Por shtepia te merret kur nuk e paguan
      Ta merr banka.
      Sa per analogjine, e kisha qe as Ramuti, dhe as Ahmuti nuk jane ne shtepite e tyre mw borxhe
      Apo i kane akoma ne kredi?
      Kuriozitet.
      Dua te fi sa borxhe kane si qytetare.
      Ashtu funksionon dhe shteti.
      Sa per keto perallat e bankave i di me mire nga sa mendon ti.
      Fakti qe qeveria nuk siguron 2% e prodhimit kombetar vetem per te paguar interesar tregon deshtim te plote.
      Dhe cdo interes eshte shtim borxhi dhe jo zbritje borxhi.
      Teorite ekonomike bien nen zero perpara arithmetikes se thjeshte.

    • Hua more Albi hua,

      keshtu i themi ne shqip Ajo tjetra eshte ca turqisht por per ty nuk ka rendesi kjo. Ti mundohesh tu spjegosh “idioteve”, se si funksionon pshurrja ne breke.
      Pasi e ke bere, te duket ngrohet. Pas nje kohe te shkurter, “ngrohesia” ia le vendin neverise dhe ndjenjes se te qenit kot.
      Kjo, eshte huaja per te lare hua, more ekspert financash.
      Deri me 2025, e paske bere llogarine? Mos more.
      Apo mos do shkojne para 2025, per te marre ndonje shume tjeter hua, per te lare kete qe donim te shlyenim deri me 2025?
      Investime publike? Ne shqip, quhen 60 km rruge qe paguhen me 1 miliarde e gjysem dollare. Shqiperia, ka politikanet me te pasur ne Europe por ama, shtetin me te pshurrur ne te njejten kohe.

  • Nje banor i Tirones ,@……………
    Ke te drejte jo ta shash ,po ta vrasesh Mirelin. Por Mireli ka haruar te permendi ,miliardat qe do pagush ti more ” qytetar i Tirones” me taksat e tua ,per te gjithe shpronesimet ,pronareve ,qe ka vendosur ky bamdilli i kuq Rama .Jane miliarda ,dhe duhen miliona vite te demshperblehen pronaret e neperkembur .Ndoshta ti mendon se keto para burojne ciper Komitetit Qendror te PPSH .. Po cfare fai kam une ,more qytetar i Tirones ,te paguaj une me taksat e mia ,per breza me radhe ,e pse ,te paguaj une per hajdutet e trojeve ,qe i kane vjedhur per vehten e tyre me taksat e mia ne shekuj dhe une ,i gjori nuk kam mare as edhe nje milimeter toke dhe kam zbatuar ligjin si nje qytetar korrekt . Theriti mendjes o qytetar Tirons .Me jep edhe mua pergjigje o Tirons breke dhjere ,e byth lepirsi partiak ,dhe me nje kusht ,fol me fakte ,se per ndryshe do diskretitosh vehten ..

    • Adih , une nuk kam replikuar me Mutrelin per eurobondin , perkundrazi , i kam thene te kritikoje sa te munde Kryeministrin , por t’a quash mut Kryeministrin ne çdo koment , per vite me rradhe , eshte jo vetem e turpshme , por ke kaluar çdo cak te mungeses se edukates , je katandisur tamam ne nje gjuhe ordinere jevgjish . Sidoqofte , komentuesi Albi , e ka spieguar shume thjesht e kuptushem eurobondin me 3.5% . Veç kesaj , poqese eurobondi do te ishte nje borxh mbi borxhin , konferencieret e PD-se nuk do te pushonin me konferenca shtypi nga 10 here ne dite . Ata krijojne meselera me babale , jo me , te mos reagonin per eurobondin . Keshtuqe , nuk do te mbetej kjo teme te diskutohej nga nje zagar i peshtire , si Mutreli .

      • Ja krimbi i veres se ramutit.
        Nuk e kupton qe kur shikohet PS ne pasqyre del PD?
        Ke ngaterron me veten ti vemje ramiste?

      • E ka quajtur mut kryeministrin? Per nder jam inatosur me ty Mirel. Si mund te thuash kaq pak per kete kellire qe po rrenon Shqiperine cdo dite? Qe po i detyron shqiptaret te braktisin vendin e tyre masivisht.

  • Nga perllogaritja qeveria shqiptare ka shlyer borxhin e vjeter prej 500 milion evrosh dhe ka kursyer 227 milion evro ne total.
    Kjo vetem nga kredia me 3,5 % !

  • Ky eurobond eshte me i favoreshmi qe Shteti yne ka hedhur ne tregjet financiare nderkombetare. Faktikisht nuk ka rritje esenciale te borxhit publik. Duhet lexuar me kujdes prospekti dhe marreveshtja qe eshte bere me banken ndermjetese. Neqoftese nuk eshte nenshkruar ndonje opcion apo derivat si call, put, etj. eshte gje e mire por neqoftese ne kontratat e bera ka ndonje “e/o” ose “neqoftese” te lidhur me çmimin ne treg, mund te dalin probleme ne vitet e ardheshme nga rritja e normave te interesit te euros si dhe nga ndonje krize financiare qe ulin çmimin e ketij obligacioni. Me fjale te tjera opcionet e detyrojne qeverine tone te paguajne me teper interes se 3,5 perqind. Do te ishte mire qe qeveria te hudhte edhe ne tregun e brendeshem obligacione ne euro me norme interesi deri 4 perqind pasi nuk paguan komisione bankave te huaja, ndihmon ne ruajtjen e kursimeve te popullesise, rrite konsumin dhe stabilizon inflacionin e çuditeshem te euros ne Shqiperi.

  • Obligacioni i dyte Albania 5, 75 eshte i listuar ne bursat gjermane se bashku me shtetet e BE dhe sot ka çmimin
    108, jep norme interesi 1,58 ne shitje kurse 1, 67 ne blerje.

    Kodi A18UQK

    5,7500

    Albanien 15/20
    100T

    12.11.2020

    108,55
    1,58/1,67

  • Or Mirel dihet qe borxhet e marruna nga shtetet kane shume mundesi trajtimi.
    1) paguhen rregullisht gje qe nuk e ka bere deri me sot asnje shtet i botes.
    2) nuk paguhen rregullisht por rinegociohen me kreditoret siç beri edhe Greqia kohet e fundit.
    3) nuk paguhen perkohesisht, siç po ben, qe nga nentori 2017, Venezuela qe nuk paguan as kapitalin as interesat per obligacionet e saj.
    4) nuk paguhen fare per nje kohe te gjate siç beri Kuba, por kjo te çon ne izolimin e plote nga tregjet nderkombetare.
    Asnje shtet si dhe asnje privat nuk mund te te lulezoje pa bere borxhe. Islanda qe falimentoi ne 2010, mori masa shume te rrepta per bankat e bankieret e saj dhe kete vit po mendon te futet ne tregun financiar nderkombetar qe te kerkoje borxhe permes obligacioneve.
    Qeveria e jone nuk mund te beje asnje investim serioz pa marre borxhe. Taksat qe paguan sot shqiptari nuk mjaftojne qe te zhvillojne vendin, te mbajne administraten, te permiresojne infrastukturen etj. etj. Vendi yne sot siç duket nuk eshte ne gjendje te ribleje Telekomin qe eshte nje sektor strategjik per informacionin qe perpunon dhe po blihet nga Serbia qe nuk eshte ne Nato.

  • A eshte eurobondi i ri rritje e borxhit publik? Pergjigja eshte PO.
    Ky borxh publik aktual fshihet nga qeveria e Rames per arsyen e thjeshte se per 5 vjet ne pushtet e ka rritur nga 62% qe ka qene ne 2013 ne mbi 74% (i fshehur pas PPP ky shkon ne mbi 80%).
    Qeveria e Rames merr borxhe per te shlyer borxhe. Ky eshte vetem nje lak me shume ne qafen e shqiptareve qe kjo qeveri Rama me makuterine dhe pa aftesine e vet ben. Ato perrallat me stabilitet ekonomik jane qesharake. Keto 5 vjet ne Shqiperi ka patur vetem rritje te borxhit publik qe per c’do ekonomist perkthehet ne destabilitet ekonomik. Ne ka ketu stabilitet ai eshte ne deshtimin e plote te kesaj qeverie ne ekonomi.

    • Ti nuk je ekonomist. Ti je nje fanatik partiak. Qeveria mori borxhe me keste te ulta per te lare borxhet me keste te larta! Pra do te paguaje me pak interesa per te njejtin principal. A eshte kaq e veshtire per tu kuptuar?! Fakti qe euobondi ka interesa me te ulta se dy heret e kaluara deshmon rritjen ekonomike te Shqiperise. Megjithate borxhet jane nje lak ne fyt per vendin. Marrja e tyre do shume kujdes. Nuk mund te mbahet administrata e shtetit me borxhe! As ushtria, as pensionet, as polici, as mesuesit nuk duhen paguar me para te marra borxh. Ky do te ishte krim. Qeveria mund te marre borxhe me nje interes ta zeme 5 perqind ne vit dhe ta investoje kete borxh ne projekte ku norma e fitimit te jete e larte dhe e garantuar. Per te shlyer principalin dhe interesat. Kjo eshte çeshtja. A po vepron qeveria ne kete menyre?! Nuk e di.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *