Legjenda e Hollivudit me dy shfaqje solo në Paris, Al Pacino: Jam tifoz i Molierit dhe Çehovit

DITA Online
***SUNDAY CALENDAR STORY FOR JANUARY 18, 2014. DO NOT USE PRIOR TO PUBLICATION**********BEVERLY HILLS - CA - NOVEMBER 13, 2014 - Actor Al Pacino photographed at the Four Seasons Beverly Hills hotel, November 13, 2014. Pacino stars in the new movie "The Humbling," playing an aging actor undergoing an existential crisis. (Ricardo DeAratanha/Los Angeles Times)

Ai është një legjendë e vërtetë e aktrimit.

Veterani i skenës dhe Hollivudit, Al Pacino do të japë dy shfaqje solo në Paris muajin tetor, duke përmendur pikat kryesore të dekadave të tij të aktrimit  së bashku në mbrëmje intime me audiencën.

Në një intervistë me të përditshmen franceze “Le Figaro”, ylli 78-vjeçar amerikan i klasikut “Scarface” dhe “The Godfather”, tha se kishte ëndërruar për një performancë të tillë në kryeqytetin francez.

“Një mbrëmje me Pacino” do të mbahet në 22-23 tetor në Teatrin e Parisit në gjuhën angleze. Ai tha se ideja nuk ishte të jepte një orë mjeshtërie skenike apo një konferencë frymëzuese për aktorët.

“Unë flas për atë që më ka ndodhur në jetën time dhe që më lejon të kryej një numër të caktuar skenash, të gjitha, ndërsa jam duke folur me publikun”, tha Pacino për gazetën.

“Është me të vërtetë diçka e çmuar, sepse ekziston një element spontaniteti dhe në një mënyrë mëson për veten”, tha ai.

Aktori i çmimeve Oscar, i cili është kthyer shpesh në skenë gjatë gjithë karrierës së tij, shtoi se ishte një tifoz i Molierit dhe Çehovit, duke thënë: “E njoh shumë mirë letërsinë europiane”.

 

Burimi: www.thelocal.it 

Përgatiti për botim L.Veizi/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *