Shkencëtari i njohur anglez nuk mund të rrinte pa gruan që e rrëmbeu me një vështrim. Ja çfarë i shkruan ai më 2 janar 1839 Emma Wedgwood. “ …
Nuk mund ta shpreh se sa e shijova vizitën në Maer, sepse ndjeva qetësinë e jetës sime të ardhshme. Sa shumë shpresoj se do të jesh aq e lumtur sa unë di! Po frikësohem sa herë që mendoj pjesë e ç’familje ke qenë. Po mendoja sot në mëngjes se si ndodhi që unë, një njeri kaq i dhënë pas të folurit dhe rrallëherë në humor jo të mirë, e mbështeta nocionin tim mbi lumturinë, te qetësia dhe vetmia.
Por besoj se shpjegimi është shumë i thjeshtë. Gjatë pesë viteve të udhëtimit tim (dhe, mund të shtoj, edhe këtu dy të fundit), që për nga mënyra aktive me të cilën u jetuan, mund të thuhet se janë fillimi i jetës sime të vërtetë, gjithë kënaqësia ime rridhte nga ajo çka kalonte në mendjen time, ndërsa admiroja pamjet duke udhëtuar përgjatë shkretëtirave të egra, ose pyjeve të lavdishme.
Të kërkoj ndjesë për kaq shumë egoizëm! Ta shpreh ty, sepse mendoj se do të më japësh formë më njerëzore dhe së shpejti do të më mësosh se ekziston një lumturi më e madhe se krijimi i teorive dhe mbledhja e fakteve në heshtje dhe vetmi” .
Charels Darwin është një ndër shkencëtarët e njohur .Ai argumentoi se të gritha speciet e jetës kanë prejardhje të përbashkët dhe propozoi teorinë shkencore se evolucioni është një proces.
Kur, në vitin 1836 Charles-i i kthye në shtëpi nga udhëtimi i tij pesëvjeçar rreth botës, që përfshiu udhëtimin në ishujt Galapagos, kishte filluar tashmë ta shihte jetën dhe krijimin në një mënyrë të re. E ndërsa i bënte komplimente Emma WedgWood-it, kushërirës së tij, ai vendosi të martohej me të.
Charles-i shkarraviti mendime të shpërndara mbi karrierën dhe perspektivën në dy copa letrash, një me shtyllë “Të martohem” dhe një të titulluar “Të mos martohem”. Avantazhet përfshinin “shoqëri e vazhdueshme dhe një mikeshë në pleqëri…, sidoqoftë më mirë se qeni”, përkundër pikave si “Më pak para për libra” dhe “Humbje e tmerrshme kohe”.
Ata u martuan në 29 janar 1839. Charles-i dhe Emma patën 10 fëmijë bashkë. Tre prej fëmijëve vdiqën. Vdekja e vajzës së tyre, Annie, sigurish u hapi plagë në zemra. Ajo humbje mund t’i kishte ndarë përgjithmonë.
Por humbja forcoi besimin e Emmës dhe, nga ana tjetër, mbylli derën e besimit te Zoti për Charles-in. Megjithatë, ata luftuan për martesën e tyre. Ditën që vdiq Annie, Emma i shkroi Charles-it: “Duhet të kujtosh që je thesari im kryesor (dhe ke qenë gjithmonë)”.
Charles-i dhe Emma jetuan të martuar për 43 vjet. Emma, e cila më parë nuk kishte qenë fare e interesuar për shkencën, këtë herë ju bashkua bashkëshortit. Në fund, secili prej tyre pranoi dhe, me sa duket vërtetë kuptoi, çfarë besonte tjetri. Charels Darwin vdiq më 19 prill 1882 dhe u varros në Westminster, pranë Isaac Newton. e.r/dita

Ky eshte revolucionari me i madh i njerezimit.
Me vjen keq qe Teorise se Darwinit ju bashkengjit nje zorre e verber,..Nje parazit,nje demagog kopjoi procesin shoqeror te Darwinizmit per te ngritur nje utopi mashtruese dhe kriminale,Komunizmin,.Marxi kerkoi te behej nje Darwin,pa hulumtime shkencore,pa vezhgimin praktik te sjelljes se njeriut ne Turme,.I beri hesapet pa Hanxhine,..Perfundoi ne nje Deshtim.Mori ne qafe gjysmen e botes.
Komunizmi eshte e ardhmja e njerezimit(kuptohet jo e hajvaneve)
Teoria e Darvinit, nuk mund te hidhet poshte, por qe nuk shpjegon dot origjinen e botes se gjalle, apo jeten pas vdekjes.
Darvini ka jetuar para 200 vjeteve, ku gjenetika si shkence, nuk kish lindur.
Teoria e Darvinit, nuk e shpjegon dot kodin gjenetik.
Eshte e vertete, se te gjitha speciet pershtaten dhe jane ne konkurence, por kjo nuk eshte asgje para enigmes se madhe se universit.
Fshataret, kur u duhej te blenin bageti ne tregun e kafsheve, interesoheshin se ne cfare zone eshte rritur lopa apo delet qe do blinin fushore apo kodrinore, bregdetare apo malore, se e dinin mire qe bagetite duhet ti blinin nga ato zona te peraferta me vendbanimin e tyre.
Fshataret nga pervoja e tyre, i kane ditur keto gjera, para se te lindte Darvini.
Dihet se te gjitha speciet; bimet, njerezit, kafshet, jane ne ndryshim te vazhdueshem, dhe te gjitha keto ndryshime, jane te pavullnetshme nga vetedija e specieve.
Ne, nuk mund ta dime se si do te jete njeriu pas nje miliard vjeteve, dhe te gjitha keto ndryshime, do te ndodhin jashte vullnetit tone.
Kete, nuk na e shpjegon dot Darvini dhe as Teoria e Evolucionit qe bazohet ne Teorine e Darvinit.
shyqyr qe i paske ti keto pergjigje o bujar kanapi…sa prova ke per jeten pas vdekjes? po hajde se kushedi na e shpjegon edhe eliken e kodit gejnetik se na dukesh shume i zgjuar…ahhh po, bibla/kurani e shpjegon me mire .
Shyqyri Kanapari,hero i punes socialiste,.Po ta studiosh Darwinin mire me themel,si mjek,si biolog,si agronom i larte,si zooveteriner,do ta kishe gjetur Pershtatshmerine e Llojeve edhe tek ADN,edhe tek ARN,edhe tek ai shembulli i lopeve ne pazar,qe e shkruan vete,edhe tek ajo fjale e urte e popullit te Peqinit:”Ke xhinsi merr ene qeten” Po ti e ke ngju Darwinin ne xhami,mor Kanapar.Ne xhami Darwini eshte armik i popullit.