Rama-Thaçi: Mbledhim në Prizren dy qeveritë, bashkimi i shqiptarëve nën qiellin e BE

redaktor

Intensifikim i bashkëpunimit mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Kështu deklaruan në konferencën e përbashkët, kryeministri i zgjedhur Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci menjëherë pas takimit prej 1 ore që zhvilluan në selinë e PS.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se sot u vendosën piketat e këtij bashkëpunimi që do të kulmojë me një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

“Ishte një privilegj i posaçëm, që sot të mirëpresim këtu në këtë godinë kryeministrin e Kosovës, mikun tonë Hashim Thaçin. Patëm një bisedë që është vazhdimi i një komunikimi sistematik, që kemi mbajtur gjithmonë, por edhe për të vendosur më tutje piketat e një bashkëpunimi që vullneti ynë është ta intensifikojmë. Po ashtu vullneti i kryeministrit dhe i qeverisë së Kosovës është ai që ka qenë gjithmonë, me bindjen e plotë se vetëm përmes intensifikimit të bashkëpunimit ne mund të krijojmë më shumë mundësi për gjithë shqiptarët këtej dhe andej kufirit në të gjitha planet”.

“Unë besoj dhe ne të gjithë besojmë që hapat e hedhur me shumë kurajo dhe me një vizion të kthjellët për ardhmërinë e Kosovës por edhe të gjithë rajonit nga kryeministri dhe nga qeveria e Kosovës drejt marrëveshjes me palën serbe dhe qëndrimi koherent i qeverisë së Kosovës dhe i kryeministrit në funksion të rritjes së hapësirave të paqes dhe bashkëpunimit në rajon, përbëjnë për të gjithë ne një pikë referimi në raport me atë çka duhet të bëjmë. Ne besojmë se ajo marrëveshje ka shënuar mbylljen e një epoke dhe hapjen e një epoke të re, ku jemi të gjithë të sfiduar që të rrisim masën dhe cilësinë e bashkëpunimit dhe të krijojmë kushte që në këtë hapësirë të re, jo vetëm mes nesh por edhe me të gjithë të tjerët në rajon të bashkëpunojmë në të mirë të gjithë qytetarëve të këtij rajoni”, u shpreh Rama më tej.

Sipas Ramës, bashkëpunimi do të mbetet rruga e përbashkët drejt rrugës së bashkimit nën qiellin e Europës së bashkuar.
“Jam i bindur që bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Thaçi personalisht do të sjellë hapa të tjerë në rrugën e një bashkëpunimi, që nuk fillon me këtë qeveri dhe sigurisht do të mbetet rruga e përbashkët drejt ëndrrës së bashkimit nën qiellin e Europës së bashkuar”.

Ai nënvizoi më tej se, “Ramë në një mendje me kryeministrin që pas vizitës së menjëhershme që unë dhe një pjesë e konsiderueshme e ministrave do të bëjmë në Prishtinë, sapo të kemi kryer normalizimin e qeverisë, të fillojmë menjëherë përgatitjen e një takimi dy palësh mes të dy qeverive, një takim i përbashkët që ne do ta kthejmë në një institucion për ti dhënë një shtytje të fortë bashkëpunimit mes nesh, në të gjitha ato fusha që bashkarish kemi identifikuar.”, shtoi ai.

I të njëjtit mendim ishte edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaci, i cili shprehu besimin e tij dhe të qeverisë që drejton për vizionin që Rama ka për integrimin europian.

“Në takimet që kemi zhvilluar ditë më parë, edhe në Zagreb jemi takuar gjithashtu, edhe në Prizren dhe sot në selinë e Partisë Socialiste vetëm pak ditë përpara sesa ta merrni përgjegjësinë, duke ju uruar për marrjen e përgjegjësisë së re, jemi dakorduar për hapat e parë që do t’i ndërmarrim, e para me vizitën që do të bëjë kryeministri Rama në Kosovë në ditët e ardhshme me një pjesë të kabinetit qeveritar. Gjithashtu jemi dakorduar që ne gjatë muajit nëntor të mbajmë edhe mbledhjen e parë të dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe të Kosovës në Prizren. Gjithashtu të angazhohemi edhe për festimin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa do të punojmë bashkërisht që të kemi angazhime edhe më të mëdha, edhe më të shpejta, edhe më efektive, më efikase, edhe për Shqipërinë europiane, edhe për Kosovën europiane”, tha Thaci.

Duke u ndalur tek mbledhja e përbashkët e të dy qeverive, Thaci theksoi se, “Jemi dakorduar për hapat e parë që do t’i ndërmarrim, e para me vizitën që do të bëjë kryeministri Rama në Kosovë në ditët e ardhshme me një pjesë të kabinetit qeveritar. Gjithashtu jemi dakorduar që ne gjatë muajit nëntor të mbajmë edhe mbledhjen e parë të dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe të Kosovës në Prizren. Gjithashtu të angazhohemi edhe për festimin e 101-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa do të punojmë bashkërisht që të kemi angazhime edhe më të mëdha, edhe më të shpejta, edhe më efektive, më efikase, edhe për Shqipërinë europiane, edhe për Kosovën europiane. Ju falënderoj gjithmonë për mbështetjen që na keni dhënë. Edhe në përgjegjësitë tona që kemi treguar për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës dhe të Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve tona, të Kosovës dhe të Serbisë është edhe në interesin e gjithë rajonit, prandaj ne do të punojmë për Shqipërinë europiane, Kosovën europiane, për rajonin europian.”, shtoi ai.

Share This Article
4 Comments
  • Z. Rama mos u merr me te pabeset, se voten ta dhame ne, realizo premtimet qe ke bere ne fushtae per qytetaret shqipetar, se kosovaret erdhen ne shqiperi si turista diten e votimeve dhe votuan per Kriminelin e tyre Sali, duke bere haptazi vjedhje te votes ne dem te shqipetareve. Qe nga Hashimi, Ramushi dhe te tjer luteshin qe te fitonte Berisha dhe per PS e per ty ne vecanti shprehnin mllef dhe neveri, tregoju kufirin qe e kane deri tek THANA.

  • ” formalisht” le te jene dy qeveri,pasi na njohin per dy shtete. Egziton mundesia e shume veprimeve qe te kryhen si nje shtet. Nuk ka pse te kete dogana ne kufirin midis nesh,nuk ka pse te mos punohet edhe ne porte pa pengese edhe per kOSOVEN, Sigurisht me dogana me vete ,per aresye te te ardhurave. Programet mesimore,tekstet mesimore te unifikuara e te njeta per te dy ‘ shtetet . Po keshtu edhe ne fusha te tjera si shendetesi, teater,sport………..

  • Ne qershor te ketij viti ishte 135-vjetori i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit,vendimet e te ciles frymezuan Rilindasit tane.Urojme qe ky takim te behet nen frymen e vendimeve te ketij takimi shume te rendesishem ne historine e kombit shqiptar,pasi aty kishte perfaqesues nga 4 vilajetet shqiptare.Duke shpresuar qe ky takim nuk eshte vetem per shou,i urojme organizatorve dhe pjesmarresve suksese per ta rimekambur nanen tone,per ta ripare perseri Shqiperine Zonje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *