Nuk ishte atentat, masakra në Bllok pas sherrit për këngëtaren

redaktor

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë mbrëmë në zonën e Bllokut në Tiranë duket se janë shumë më banale nga çfarë është raportuar deri më tani në media.

Me sa duket nuk bëhet fjalë për atentat.

Burime nga policia thanë për DITA se personat e përfshirë janë grindur brenda dhomës private të lokalit dhe më pas kanë nxjerrë armët duke qëlluar mbi njëri tjetrin.

Shkaku i konfliktit mes tyre duket vërtet i rëndomtë

Sipas burimeve të DITA në polici, konflikti ka nisur për këngëtaren Elvana Gjata.

Pritet të saktësohet se kush ka qëlluar mbi kë. dhe nëse brenda prive-së ka patur persona të tjerë të cilët janë larguar përpara mbërritjes së policisë.

k.a / dita

 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *