Apeli jep 2 vite burg për Gruevskin, pritet arrestimi

Ornela

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin me 2 vite burgim për ish-Kryeministrin e Maqedonisës Nikolla Gruevski për dosjen “Tanku”. Nga ana tjetër, Gjykata e Shkallës së Dytë ka ulur në 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin, i dënuar po për të njëjtën vepër.

Ankesat e të akuzuarit N.G. i ka refuzuar si të pabaza, ndërkaq vendimin e shkallës së parë e ka konfirmuar plotësisht. Gjykata e Apelit, duke vepruar për lëndën KOKZh-23/18, të njohur në opinion me emrin “Tanku” pas mbajtjes së seancës publike, ka vendosur që ankesën e Gj.P., pjesërisht ta pranojë, me çka i njëjti dënohet me burg prej 4.5 vjetëve, ndërkaq pjesën tjetër e konfirmon me vendimin e shkallës së parë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Më 23 maj të këtij viti, Gjykata Penale në Shkup dënoi Gjoko Popovskin me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, dhe Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës penale me dy vjet burg.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Popovski, për blerjen e një Mercedesi luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *