Shkencëtarët japin “verdiktin”: Jeta pas vdekjes nuk ekziston!

Leda Hysa

Një shkencëtar mendon se ne të gjithë duhet të pranojmë se nuk ka jetë të përtejme dhe të vazhdojmë me jetën tonë në këtë plan tokësor.

Sean Carroll, kozmolog dhe profesor i fizikës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni ka deklaruar se ligjet e fizikës që qëndrojnë në jetën tonë të përditshme janë të kuptueshme plotësisht dhe përforcojnë idenë se nuk ka jetë pas vdekjes.

Dr Carroll shpjegoi se në mënyrë që jeta pas vdekjes të ekzistojë atëherë, vetëdija do të duhej të ishte plotësisht e ndarë nga trupi ynë fizik. Por, në vend të një shpirti të përhershëm, vetëdija duket se përbëhet nga një seri atomesh dhe elektronesh.

Ai shtoi se: “Pretendimet se një formë e vetëdijes vazhdon pasi trupat tanë të vdesin dhe kthehen në atomet e tyre përbërëse përballen me një pengesë të madhe dhe të pakapërcyeshme. Ligjet e fizikës nën jetën e përditshme kuptohen plotësisht. Dhe nuk ka asnjë mënyrë brenda atyre ligjeve që mund të lejojë që informacioni i ruajtur në trurin tonë të vazhdojë pasi të vdesim.”

Dr Carroll vë në dukje Teorinë e Fushës Kuantike (TFK).

E thënë thjesht: TFK dikton se ka një fushë në univers për çdo lloj grimce – një për të gjithë fotonet, një tjetër për elektronet dhe çdo lloj tjetër grimce. Nëse do të kishte ndonjë lloj të jetës së përtejme, testet kuantike do të zbulonin ‘grimca shpirtërore’ dhe ‘forca frymore’.

 

l.h/ dita

Share This Article
10 Comments
  • Kot asht lodhe edhe shkenca.
    Vetem idioti dhe idiotet propogandojne per jeten e pertejme.
    Sa bageti te theruna e te kaperdime ne stomaqet e njerezimit.Ku jane ku shkuane jetojne apo nuk jetojne.Vertetesia e jetes se pertejme e vertetojne keto bagetit e theruna.Posa t’i ngulesh thiken e ti dalin gjak te gjitha keto bageti nxjerrin gjuhen jasht nen shterngimin e dhembeve.Cfare do te thote kaq e kisha dhe njatjeta per jeten qe ishim.
    Po te ishte vertet jete mbas vdekjes te gjithe do organizonin aheng e rrock diten e vdekjes dhe jo lot e trishtim deri me humbje mendje nga idhnimi i te gjallit ndaj te vdekurit.

  • Me fjale kushdo, shkencetar apo pijanec, normal apo aspak nornal, mund te shprehet nga kolltuku si i vjen më permbare, sepse kush leu mendjen e vet pelqeu, thote nje proverb

    Per qenien njerezore (me gjithe veglat e shkences) eshte pothuaj e pamundur ta vetetetoje në se ka ose jo jete te pertejme, sepse inteligjenca e njeriut eshte e kufizuar per aq sa i duhet species sone per mbijetese.

    Ky shkencetari i paska zgjidhur te gjitha enigmat e universit, kot punokan fizikantet, shkencetaret per te rritur kufirin e njohjes (qe gjithmone eshte i pafund per njeriun)

    Por megjithe pretendimet e nje pjese te njerezimit qe arsyetojne vetem ne cfare shohin me sy apo mikroskop, dylbi apo teleskop, edhe kjo bote qe ne arrijme te perceptojme nuk do funksiononte pa ligjet e fizikes qe shkencetari i njeh, por nuk kupton qe Dikush i ka krijuar dhe i mban ne kete funksion!

    Ajnshtajni i madh mbante idene qe ekziston edhe nje tjeter realitet fizik qe ne nuk mundemi ta njohim sepse jemi shume tranzitore ne kete bote.
    Megjithe perpjekjet, gjeniu Ajnshtain nuk mund ti pergjigjej pyetjes se ku e gjejne therrmijat elementare te lendes energjine per te realizuar levizjen fillestare.

    Urojme ta kete gjetur ky apo keta si ky

  • Mendimi i z. Andon, bazohet pikerisht dhe ne ligjet e fizikes, qe shkencetari me sa duket nuk i ka te qarta; harron se kjo eshte fizika qe njohim ne, dhe jo fizika qe do na mundesonte gjithe universin.
    Pervec kesaj, nuk eshte vetem fizika, ku duhet te bazohemi se si ka lindur bota e gjalle, apo per mundesine e jetes pas vdekjes; kuptohet ne nje forme tjeter. por eshte me shume biologjia, me sakte gjenetika, eshte dhe kimia, bile, edhe parimet e matematikes.

  • Duhet te jeshe hoxhe nga Jemeni apo i prifteruar nga Janulla qe te merresh me idiotizma te tilla. Njeqind vjete me pare nuk dinim as nje te qinden e gjerave e dukurive qe dime e njohim sot. Sot , per ato qe nuk dime, nuk do te thote se duhet te behemi hoxhallare e prifterinj. Stephan Howking iu pergjigj pyetjes se studentit australian: Ser, is any god out there? Pergjigja: The question itself, makes no sence to me!

  • Askush nuk di gje. Ne menyre absolute. Njeriu eshte shume i vogel, shume i padijshem, shume jeteshkurter tu japi nje pergjigje perfundimtare mistereve te ekzistences (te tij dhe te universit) dhe te jetes. Kohe me pare nje shkencetar i universitetit Max Planck ne Gjermani u shpreh se ka shume mundesi qe ka jete tjeter pas vdekjes. Ai u bazua te teoria kuantike. Po e perseris: askush nuk di gje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *