Vrasja në Bllok, dalin FOTOT e tre të kërkuarve nga policia

Leda Hysa

Mediat kanë publikuar fotografitë e tre personave të shpallur në kërkim  nga policia për ngjarjen e djeshme që ndodhi në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Protagonistët janë Ervin Mata ( i fejuari i këngëtares Elvana Gjata) e cila pretendohet të jetë edhe shkaku i zënkës mes dy grupeve në lokal.

Protagonisti i dytë  dhe i dyshuari për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.

Dhe Fabian Allushi, mik Ervin Matës.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfliktin me palën tjetër ku ishte viktima.

Dinamikën e ngjarjes mund ta lexoni KËTU 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *