Libri “Nga Stalini te Mao-ja: Shqipëria dhe Bota Socialiste” i autorit shqiptaro-amerikan Elidor Mëhilli, profesor në City University of New York (SHBA), është nderuar së fundmi me dy çmime nga institucioni akademik më prestigjioz ndërkombëtar për studimet ruse, euro-aziatike, dhe europiano-lindore me qendër në SHBA.
Libri i Mëhillit është botuar në gjuhën angleze vitin e kaluar nga shtëpia botuese e universitetit Cornell (Cornell University Press). Prezantimi i tij i parë u bë në Tiranë, në nëntor 2017, tek “Ditët e kujtesës” organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë.
Mëhilli fitoi çmimin “Davis Center Book Prize in Political and Social Studies” dhe çmimin “Marshall Shulman Book Prize,” të dhëna nga Shoqata për Studimet Sllave, Euro-Aziatike, dhe të Europës Lindore (Association for Slavic, Eurasian, and East European Studies). E krijuar në SHBA në vitin 1948, kjo shoqatë është më e madhja në botë për nga lloji i vet—duke përfshirë mbi 3200 akademikë nga universitete të ndryshme, shkruan Dita, e cila ka realizuar edhe një intervistë të detajuar me autorin Elidor Mëhilli disa muaj më parë.

Çmimi “Davis Center Book Prize” sponzorizohet nga qendra Davis për Studimet ruse dhe euro-aziatike në Universitetin e Harvardit dhe jepet për librin më të mirë mbi Rusinë, Euro-azinë, apo Europën Lindore në fushat e antropologjisë, shkencave politike, sociologjisë, apo gjeografisë.

Çmimi “Marshall Shulman” sponsorizohet nga Universiteti Kolumbia në Nju Jork dhe jepet për librin më të mirë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare apo politikat e jashtme të shteteve të ish Bashkimit Sovjetik dhe të Europës Lindore.
Libri i Mëhilli mbështetet mbi tetë vjet punë arkivore në Shqipëri, Rusi, Gjermani, Itali, Britani, Çeki, dhe SHBA. Mëhilli është profesor në Nju Jork që prej vitit 2013. Çmimet do të ndahen zyrtarisht në Boston, në dhjetor të këtij viti.
DITA në mars të këtij viti ka zhvilluar një bisedë për këtë libër me Elidorin dhe mund ta lexoni KËTU
e.r/dita

Suksese dhe shendet z,Pr. Edison Mehilli !
Urime te nderuarit djale Pr. Elidon Mehilli,per kete arritien tuaj, zgjadhur kete fushe studimi me vlere, per kohen qe jetojme.Pa tjeter do te doja ta lexoja,.(ne ‘perendim”te moshes sime).Duhet te jete interesan sa dhe vleresuar nga istanca presticioze me cmimin “DAVIS Center Book Prize”.
Suksese dhe shendet-Pr.;Editor Mehillit.
.
“Pasues Veteran”
Toronto06-10-2018 Guri Naimit D(Dh Xhoga).
Zoti Xhoga !
Respekt per moshen per punen tuaj ne dobi te kombit pa harruar dhe prejardhjen tuaj nga nje fis fisnikesh dhe atdhetares te shquar.
.
Eshte hera e pare qe nuk jam dakort ne qindra komentet tuaja deh me lejo ta argumetoj shkurtimisht.
.
Qe nga titulli por dhe nga permbajtja pale dhe keto fotografite kane dicka poshteruese nga ana kombetare.
.
Eshte kthyer pothuajse ne genocid mediatik keto “poshtersite e Enverit ” qe qenka lidhur me Stalinin dhe Maon qe ne fund te fundit Amerika me Angline na shiten si placke tregu te Stalini dhe keto jane te dokumentuara.
.
Pse nuk e kritikojne Amerikes se u lidh me Stalinin biles i rane ne gjunje per te mundur Hitlerin biles ne vitet 1942-1945 ne Amerike e ledhatonin Stalinin ne ‘UNKLE JOE”
.
Pse nuk e kritikojne Ameriken qe u lidh me “diktatorin e tmerrshem Mao” kur Niksoni i ra ne gjunje ne 1972 ?
…
Kjo teme me Stalinin dhe Maon para 30 vjetesh eshte shtjelluar dhe nga Elez Serbiberaj dhe nje fare Frani nga MM dhe ka fituar dhe graden doktor…
.
Kjo e Elidor Mehillit eshte nje shplarje truri de asgje me teper.
.
Kam jetuar dhe ate kohe te Enverit dhe kohen juntes PINOCETISTE te Berishes dhe jeten ne shtetet peredimore dhe konkluzioni im per shqiperine eshte se ne kohen e Stalinit dhe Maos ne Shqiperi u punua me partine e punes dhe sot po mbizoteron partia e Sumes..
.
Ka ardhur koha te botohet libri ” Nga Bushi te Trampi” dje krahesoni kombinatet.. hekurudhat..fabrikat..uzinat..plantacjonet ne vitet 1945 -1990 me keto te kohes 1992-2018 Bush-Tramp ku shqiperia eshte kthyer ne plantacjon droge…ESHTE GERDECIZUAR .siceli e viteve 1970 ku dhe sot mbi gjysma e rinise shqiptare do te iki nga syte kembet nga ‘memedheu i Isidorit dhe dhimiter xhoges”
.
Boll me kete shplarje truri se na i shpifet ! Na cuat nga partia e punes ne parine e sumes..
Sa vuajme per “OPOZITARE po VELLEZER”!
Falemimderit per impenjimin ne shkrimet e mia, z. apo zonja komentaror/e”stop washbraining.”
Une jam me parimin “opozitare po velleezer”nuk pargjykoj mendimin e tjetrit,argumentoj.si bemi dhe ju .Nuk besoj se kam gabuar ne bindiet e mia. Jeni nder te paret qe me drejtoi keshtu me argumenta. Ju faleminderit.Pa tjeter gjithnje si nje lexues i thjeshte.
83 vjecari “Pasues veteran”-veprimtar.
Dh.Xhoga (Guri Naimit D.