Ndalimi i Geldo Hotit për ngjarjen në Bllok, policia: Dyshohet të ketë qëlluar

Ornela

Mbrëmjen e djeshme policia ka ndaluar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë një nga personat që dyshohej se ishte i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos me një plumb në qafë Ervis Martinaj dhe Elion Hako.

Bëhet fjalë për shtetasin Geldo Hoti, 37 vjeç.

Ditën e sotme, përmes një njoftimi zyrtar policia jep detajet e arrestimit dhe sipas saj “shtetasi Geldo Hoti dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri”

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i përfshirë në konfliktin e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e datës 05.10.2018, ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u pagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër, mbasditen e djeshme kapën dhe ndaluan shtetasin :

– Geldo Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.09.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *