Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump pati një çast të sikletshëm gjatë një udhëtimi në Kenia. Një këlysh elefanti e goditi zonjën Trump e cila humbi ekuilibrin për një moment.
Por për fat të mirë nuk u lëndua.
Trump vizitoi Parkun Kombëtar të Nairobit në kryeqytetin Kenian, si pjesë e udhëtimit të saj të parë ndërkombëtar, si Zonjë e Parë.
Kjo është edhe vizita e parë saj në Afrikë. Gjatë kohës së qëndrimit të saj në parkun kombëtar, Trump ushqeu elefantët me qëllim mbështetjen e përpjekjeve për ruajtjen e kafshëve të egra.
Ajo gjithashtu vizitoi një jetimore në Nairobi.
o.j/dita
