“Ku je Lul Nuli?! Para se të flasësh për PPP-të, fol për babalet”

DITA Online

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Lulzim Basha ka një javë që është larguar nga Shqipëria.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson: “Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria. Nuk rri “lideri” i opozitës një javë në Angli apo në Edinburg. Sepse në Edinburg është selia e Biniata Trade, prej ku pagove 675 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë”.

Sipas Ballës, Basha përpara se të flasë për PPP-të, të flasë për partneritetin me babalet.

“Fol për partneritetin tënd me kunatin dhe “gjobën” 11 miliard lekë që u ke marrë sipërmarrësve si shantazh. Fol për partneritetin me paratë ruse”, – deklaron Balla.

Postimi i plotë i Taulant  Ballës në facebook:

Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria. Nuk rri “lideri” i opozitës një javë në Angli apo në Edinburg. Sepse në Edinburg është selia e Biniata Trade, prej ku pagove 675 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë.

Përpara se të flasësh për PPP-të, fol për partneritetin tënd me babalet. Fol për partneritetin tënd me kunatin dhe “gjobën” 11 miliard lekë që u ke marrë sipërmarrësve si shantazh. Fol për partneritetin me paratë ruse.

Mos fol ti për ekonominë shqiptare. Foli Tregu Financiar dhe Banka Botërore këtë javë për ekonominë e shqiptarëve. Sepse ti interesohesh vetëm për ekonominë e kunatit. Ti interesohesh vetëm për disa mjeranë të paguar për t’u përgjuar dhe për autorët e tu dhe pagatorët e tu të babaeleve që ti vetë i nis në azil. Kthehu Lulzim në Shqipëri sepse ke punë në gjykata dhe prokurori javën e ardhshme.

v.l/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • GJUHA E RRUGACIT ORDINER TE TAULANT BALLES I NGJAN GJUHES SE BOSIT TE TIJ EDI RAMA PER KOMISARET E POLICISE SE SHTETIT

    A i lejohet nje gjuhe e tille prej rrugaci halabak nje Kryetari te grupit parlamentar qe ka te gjitha levat e pushtetit te tij socialist,

    dhe:

    Pse hedh papushim Taualnt Xibraka akuza monstruoze kriminale per Lulzim Bashen kur mund te aktivizoje Drejtesine me levat dhe mekanizmat e pushtetit te tij absolut dhe te mjaftoje te rihape dosje e rruges Durres-Kukes per Lulzim Bashen, apo dosjen e 21 janarit per Saliun dhe Lulin qe po zene myk ne bodrumet e Prokurorise se Rilindjes Enveriste, gje e cila e ben Vettingun si nje karkature te revistes Hosteni te Partise se Punes,

    PSE DUHET TAULANT BALLA TE ZORITET TA MBULOJE LULZIM BASHEN ME AKUZA TE REJA KRIMINALE KUR AI KA NE KURRIZ NJE THES ME KRIME TE VJETRA?

    Pse nuk e kane nxjerre para Drejtesise Edvini dhe Taualnti Lulzim Bashen dhe tutorin e tij ne hije, Sali Berishen per krimet e tyre te dokumentuara katerciperisht, por perkundrazi mashtruan votuesit e tyre me premtime elektorale me finte enveriste duke mbyllur dosjet kriminale te tyre me dhjete dryna ne bunkeret e tyre te Prokurorise?

    KE DO TE GENJEJE TAUALANT XIBRAKA ME GJUHEN E TIJ TE RRUGACIT ORDINER?

    sepse:

    Me keto finte mashtrimi mund te genjeje dhe mashtroje vetem militantet fanatike, por kursesi shqyptaret e ndershem dhe as nderkombetaret qe nuk paguhen nga droga e importit dhe kanabisi kombetar.

  • Po ç’të duhet ty se ku asht Luli, është punë e prokurorisë, ti shiko ku je vetë, se po e diskrediton PS-në më keq se Luli PD-në. Kryeministri, para se të zëvëndësojë ministra, bën mirë të të heqë ty, dhe mos të të japë asnjë funksion, se je një gërrrrrnetë e prishur. Dhe, sa për dijeni: shumë prej atyre që këtu të shkruajnë kundër, mos mendo se janë të PD-së, mendoj se janë në radhë të parë qytetarë që nuk i durojnë më karagjozllëqet tuaja, kush ta përtallë më shumë “kundërshtarin”, por duan politikanë të sjellshëm, që dinë, para së gjithash, të respektojnë TJETRIN, qoftë Ai edhe kundërshtari yt politik. Respekti për TJETRIN është respekt për veten, tregues i edukatës dhe i kulturës vetjake. Turp, keni instaluar një mënyrë të shëmtuar komunikimi në shoqërinë shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *