“NUK JAM GJYKATËS, JAM DOKTOR!”

anazapta

Shtypi i datës 1 Gusht 2013, na njoftonte se shtatë mjekë janë zgjedhur të jenë Deputetë në Kuvendin e Ri të Shqipërisë. Ky njoftim më nguci të shkruaj këto rreshta. Shtatë doktorë në Kuvendin e Shqipërisë, që dyshoj se nuk do të ishin, po qe se populli do t’i zgjidhte vetë përfaqësuesit e tij në Kuvend. “Nënë Partia” i bëri ata doktorë, dhe po partitë i bënë ata deputetë. Popullit i mbetet t’u urojë jetë të gjatë, e sa më të begatë!!!!.

Shtatë doktorë në Kuvendin e Ri të Shqipërisë!!! Kjo shifër më çuditi kur mendoj se në Senatin Amerikan, që nga viti 1938 nuk kishte asnjë doktor, derisa në vitin 1994 kur garoi dhe u zgjodh Senator Dr. William Frist nga Tenesi.

Kush ishte Dr. Frist?.
Marr guximin të këto pak rreshta për Dr. Frist, jo për të bërë krahasime me deputetët tanë doktorë, se kjo nuk mund të imagjinohet, por me mendimin se ndonjëri prej tyre, mund të inspirohet dhe të reflektojë sado pak. Opinioni amerikan u çudit, kur mori vesh se Dr. Frist do të linte praktikën mjekësore, për t’u zgjedhur Senator. “Do të shërojmë Amerikën”, ishte përgjigja e Dr. Frist. E mbaj mend mirë, kur në vitin 1994 Dr. Frist, fitoi në garën për të qenë Senator i shtetit të Tenesit. Në ato zgjedhje Dr Frist, premtoi se nuk do të shërbente më shumë se dy terme në Senat, premtim që ai e respektoi. Në vitin 2006, duke qenë Lider i Mazhorancës në Senat, ai nuk garoi më dhe u kthye në mjekësi.
Më parë se të garonte për Senator të shtetit të tij, ai kërkoi leje nga spitali Vanderbilt ku punonte, që ta lejonin të mungonte në praktikën e tij mjekësore, gjatë kohës që ai do të mbaronte dy terme në Senat. Ai ishte dhe vazhdon të jetë, një nga mjekët më të mirë në botë për transplantacionet e zemrës. Njerëzit dhe pacientët e tij, asnjëherë, nuk e menduan atë si politikan, por si doktori që ka kryer më shumë se 150 transplantacione të zemrës, trasplantacione të mushkërive, transplantacione të zëmrës dhe mushkërive bashkë, transplantacione të zemrës tek fëmijët, që ka bërë bypase të panumërta, pa përmendur procedurat e tjera mjekësore të urgjencës. Edhe kur ishte Lideri i shumicës në Senat, një stetoskop ishte gjithnjë mbi tavolinën e tij të punës. Një mënyrë kjo për t’i kujtuar vetes dhe atyre me të cilët takohej, se ai nuk ka ndaluar së menduari dhe vepruari si doktor.
“Doktori”, ndjehet në çdo gjë që Dr. Frist thotë e bën. Ai thotë, se të jesh mjek do të thotë të kesh kërkesa të larta ndaj vetes.
Edhe pse me shkathtësi teknike të larta, që duhen për të kryer transplantacionet në zemër, Dr Bill Frist, kurrë nuk e vendosi veten në botën egocentrike të disa doktorëve, që edhe pse shumë prapa tij, përpiqen të “zgjaten “, për t’u dukur më joshësit në sallën e operacionit. Mendoni për Dr. Bill Frist, si për doktorin e lagjes, apo të qytetit, që vetë e keni parë, ose prindërit u kanë thënë, si vraponte shtëpi më shtëpi, natën vonë, me një stetoskop në qafë dhe me një çantë të zezë në dorë. Mendoni për doktorin, që me sjelljet e tij xhentile, ofronte shpresë tek i sëmuri. Edhe kur ishte Senator, ai, në dollapin e zyrës së tij në Senat, mbante një çantë të zezë të doktorit.
Senatori Frist, edhe pse konservator, në kundërshtim me kolegët e tij konservatorë në Senat, u bashkua me Demokratin Ted Kennedy për të pranuar legjislacionin që mbështeste kërkimet për stem-cells dhe rritjen e fondeve për programet e AIDS në Afrikë. Ai kishte miq në të dy krahët e Kongresit.
Bill Frist, vjen nga një linjë e gjatë doktorësh. Babai i tij, Thomas Frist, ishte një legjendë në Tenesi. Ai nuk kishte grada e tituj shkencorë, por ai ishte njëri nga doktorët më të respektuar të Nashvilit. Ai jetonte me një moral të lartë dhe kuptohet me kod etik të shquar. Këto ia përcolli edhe të birit.
Si kirug transplantacionesh, sukseset e tij ishin dhjetë pikë mbi mesataren e Amerikës. Kjo e vendosi programin e spitalit Vanderbilt, ku punon Dr. Frist, midis më të mirëve të Amerikës. Ky sukses nuk ia rriti mendjen. Gjatë gjithë jetës, ka preferuar të flasë vetëm përmes veprave. Kështu, sicc thotë ai, e mësoi babai i tij.
Por ka edhe më. Si një kirurg kardiothoracik, i angazhuar në praktikën e transplantacioneve, pacientët, vazhdimisht, e kanë vlerësuar Fristin si Zotin. Por ai e ka refuzuar kategorikisht këtë trajtim. Shpesh, në zyrën e tij të doktorit, ai ka vizituar njerëz që kanë abuzuar keq me zemrën e tyre. Që e kanë sakatuar atë me alkoolin e duhanin e tepruar, me stilin e keq të jetës, me mungesën e ushtrimeve fizike dhe pa treguar asnjë kujdes për pompën e vlefshme, që u jep jetë. Dhe…. megjithatë, Dr. Bill Frist, do të përpiqej t’ua gjente atyre një zemër. Ai fluturonte gjithë natën, shpesh, duke e pilotuar vetë avionin, për të marrë një zemër diku në një shtet tjetër ku ka ndodhur një aksident, pastaj kthehej dhe po vetë, e vendoste zemrën në gjoksin e pacientit, që fare mirë mund të abuzonte edhe me zemrën e re, siç kishte abuzuar me të parën. Ai thoshte : Unë nuk jam gjykatës, unë jam një doktor, një doktor që kam bërë betimin të ndihmoj të sëmurët. Bill Frist është një besimtar i palodhur i idesë: Me çdo veprim të tij, mjeku, duhet të afirmojë jetën.
Pavarësisht mjeshtërisë së tij të lartë dhe sukseseve të mëdha, Bill Frist mbeti një doktor me këmbë në tokë. Gjatë të dy termeve si Senator, ai udhëtoi në çdo cep të Tenesit dhe organizonte “Listening Toën Meetings”. Në këto mitingje ai prekte, vërtet, pulsin e zgjedhësve të vet ( nuk bënte shoë elektoral). Përpara se të zgjidhej Lider i Maxhorancës në Senat, ai në mënyrë rutine e kalonte një pjesë të kohës duke parë pacientë, në një klinikë falas në D.C. , në ndonjë klinikë shkolle, ose në ndonjë spital rural në Tenesi. Ai kurrë nuk ishte larg çantës së mjekut, shkruante rregullisht, shkonte në kishë dhe pilotonte aeroplanin, sepse i pëlqente ndjenja e arratisjes.
Mundet që kjo mënyrë të jetuari, ka të bëjë me trajnimin e tij për transplantacionet, ose diçka që ka të bëjë me gjenet të dhëna nga babai. Por, pavarësisht nga e ka burimin ky stil jete, një gjë është për të theksuar, kurdo që ritmi rritej e bëhej hektik, kurdo që rritej presioni, Dr. Bill Frist, përjetonte më të mirën e tij. Ai lulëzonte në konditat më të këqia.
Kur e pyesin se pse e la mjekësinë për t’u bërë Senator, ai përgjigjet, “ Në të vërtetë kurrë nuk e kam lënë…..Senator jam me ditë, mjek jam gjithë jetën” (By day, I’m U.S. Senator, by life I’m a physician “) Dhe tani, kur ai gjen kohë për dy javë pushime, ai fluturon në Sudanin e shkatërruar nga lufta. I është dashur të operojë në kushtet më të vështira të mundshme, shpesh me elektrik dore. Natën vonë, kthehej në çadrën e tij. Bënte dush nën një kovë me ujë që varret në një pemë dhe nën dritën e një feneri vriste mushkonjat dhe mizat tse-tse.
Ai dëgjon dhe vlerëson gjithkënd, që nga pastruesi që fshin dyshemenë, tek infermierja në sallën e operacionit, tek anëtari më i ulët i stafit që shkruan një raport legjislativ, tek kolegët senatorë. Njerëzit që e kanë takuar e përshkruajnë Bill Frist si një burrë që dëgjon, që është i interesuar për ata dhe jetët e tyre. Personi i fundit për të cilin ai flet, është vetia.
Nga të dy krahët e Kongresit, Bill Frist, është parë si personi që mund të ndërtojë konsensusin dhe të udhëheqë. Stili i tij i lidërshipit, sipas përcaktimit që ai vetë bën, është shumë i thjeshtë: ”Përcakto misionin, dhe të jesh i aftë ta shkruash atë në një copë letër, në një fjali të vetme.” Frist, si një kirurg për transplantin e zemrës dhe si lider i maxhorancës në Senat, ishte shumë i fokusuar, i disiplinuar, pa nonsense dhe kurrë nuk i ka munguar guximi të udhëheqë. Dr. Frist, thotë, “Fusha e mjekësisë që nxjerr zemrat jashtë dhe i fut ato brenda, nuk është për njerëz timidë”
Ai pak shqetësohet për titujt dhe pozicionet. Ai është fokusuar në një gjë: të diagnostikojë nevojat individuale dhe mbarë shoqërore, të përshkruajë barin e duhur, dhe të udhëheqë ekipin e bekuar në operacionin që synon të fillojë shërimin. Sot, salla e tij e operacionit është U.S dhe pacienti i tij populli Amerikan. (Uroj ta bëjnë këtë edhe doktorët tanë deputetë)
Mos mendoni, se pasi u bë senator Bill Frist, harroi se ishte një mjek, sic ndodh me deputetët tanë. Kjo nuk ndodhi kurrë. Janë të shumta rastet që ai ka dhënë ndihmën e tij, kudo ku është ndodhur.

Doktori, doktorët dhe 21 janari
Unë zgjodha,vetëm, një grimcë domethënëse nga jeta e këtij mjeku Senator: Ishte duke punuar në zyrën e tij, në 24 Korrik të vitit 1998, kur i thanë se shumë të shtëna armësh ishin dëgjuar të vinin nga shkallët e Capitol Bilding. Dr. Frist, menjëherë, telefonoi zyrën e doktorit, të cilët i thanë se dy njerëz janë qëlluar nga një njeri i armatosur. Doktori vrapoi jashtë zyrës së tij, drejt Capitolit, ku shpejt, mësoi se ishin katër viktima, jo dy. Ai u përkul mbi burrin e parë, ishte Oficeri J.J. Chestnut, që e kishin qëlluar fatalisht në kokë. Billi monitoroi zemrën e oficerit Chestnut, e transportoi atë me barelë dhe kur Chestnut ndërpreu frymëmarrjen, doktori filloi resutacionin cardio- pulmonar (CPR) brenda autoambulancës,. Ndihma e parë mjekësore mbriti dhe ata e morën oficerin. Dr. Frist ngjiti shkallët e Capitolit dhe bëri kujdes për një tjetër të plagosur, të cilin Billi nuk e njihte. Ai ishte i dyshuari për krimin. Për Billin kjo nuk kishte rëndësi. Ai i tha medias më vonë: “Unë jam trajnuar të bëj kujdes për pacientin. Unë nuk jam gjykatës, unë nuk jam gjyqi, unë jam mjeku.”. Dr. Billi Frist qëndroi me kriminelin e plagosur. Ai mbajti zemrën dhe mushkëritë e kriminelit në punë, deri sa erdhi ndihma e shpejtë nga D.C. General Hospital dhe e dorëzoi të sëmurin tek doktori i urgjencës.
Shumë herë e kam sjellë nëpër mend këtë moment sublim të Senatorit dhe doktorit Ëilliam Frist, veçanërisht, pas ngjarjeve tragjike të 21 Janarit, kur katër veta u ekzekutuan para Kryeministrisë. Për fatin e tyre të keq, brenda Kryeministrisë nuk kishte një doktor Frist, që t’u thoshte “mos qëlloni!” ekzekutorëve dhe të vraponte të ndihmonte viktimat!.

*[email protected] / New York, Shtator 8, 2013

 

Share This Article
23 Comments
  • Respekte doktor per per artikullin qe eshte shume domethenes. 21 janari do te hyje ne histori edhe per nderrimin e gradave shkencore. Professor doktor Sali Berisha do te thirret Professor KRIMINEL Sali Berisha.

  • DOKTOR VAMPIRI I PRISHTINES DHE DOKTOR VAMPIRI I TIRANES.

    Keshtu do te ishte me mire te titullohej ky shkrim i gjate i doktorit te seksit Harxhi nga Amerika e Larget. Kur e pyeten biznesmenin John Rockfeller pse nuk futet ne politike per te konsoliduar firmen e tij Standard Oil ai j’u pergjegj gazetareve: “Ne politike futen vetem ata qe nuk bejne dot biznes te ndershem.” Kjo eshte edhe pergjigja e nastradinit per DOKTORET e politikes shqyptare, e huazuar ne forme koncentrati nga pergjigja e miliarderit John Rockfeller ne vitin 1878.

  • Respekt dhe perulje ,per DR FRIST dhe PER JU i NDERUAR Z HARXHI ,qe na dhate mundesine te lexojme kete shkrim virtuoz …..por vale do te jene mjeket tane ,te tille ??? Ne nje rjet social kam lexuar dicka tronditese ,per nje mjek …..Ne nje aksident rrugor nje i ri ishte demtuar rende ,,,,nje kalimtare e mer ne makinen e saj dhe econ ne spital ,per ndihmen epare …Mjeku profesionist nuk po ekapte me dore ,sepse zonja qe e coi ne spital ,nuk kishte mundesi financiare qe te doroviste mjekun e “famshem “…I riu nuk i rezistoi plageve dhe vdiq . Me pas mjeku ra mbi trupin epajete te te riut duke rene kokes me grushta …sepse fati ja soli qe te ishte i biri ……..Nuk edi ne eshte evertete ,apo gojdhane ….pOr sido qofte ishala nuk arijne keta mjeket tane qofshin deputet apo te thjeshte deri ne kete pike …….Asnje njeri ,kushdo qofte ,nuk ka imunitet ,si perballe te mires ,ashtu edhe te keqes .Jeta ka te papritura te till ,qe as miliardat e as fama dhe posti qe ka cdokush nuk mund tu bej ball. Tu urojme suksese ,ketyr mjekeve dhe deputeteve tan ,dhe tu kujtojme ,se meritat e tyre do tu njihen nga veprat dhe jo nga karikja ku do te ulen .

    • Kjo qe po te tregon nastradini nuk eshte gojdhane, por krejt e vertete or mik nga Kanina:

      Nje fuoristrade lluksoze po ecte naten ne autostraden shqyptare me nje shpejtesi te llahtarshme duke u shmangur sa here djathtas aq here majtas. Qe tregonte se shoferi i saj kishte pire raki apo uiski paq. Papritur u degjua nje BUM! dhe nje trup njeriu fluturoi ne ajer duke rene ne asfalt. Nga fuoristrada dolen kush thua ti more Kanina Miku? Ta thote nastradini: Kryeministri i Shqypnise Fatos Nano dhe shoqeruesi i tij Blendi Klosi. Cfare te bejme? Pyeti Blendi Djali i tmerruar nga pamja e mjeranit te gjakosur qe po jepte shpirt duke kerkuar ndihme tek vrastaret e tij. Fatosi nuk ja zgjati shume dhe i tha: “Hidhe ne kanal se ka mbaruar!” Te dy e kapen viktimet nga koka dhe kembet dhe e hodhen ne kanal duke ja mbathur si frikacake nga vendi i krimit. Ky ishte edhe tregimi i nastradinit per gazeten DITA si nje pergjigje per doktorin e seksit Harxhi, i cili tregon nje histori mallengjyese per doktorin senator Ëilliam Frist duke harruar doktor VAMPIRIN e PrishtInes me doktor VAMPIRIN e Tiranes me shume VAMPIRE albaneze nga pas.

  • dr harxhii po ska nevoj tju japesh shembuj nga amerika ata kane mu si shembull te shkelqyer te humanizmit perkushtimit angazhimit ,,,,,perpara sb

  • ne 21 janar nuk kishte jo doktor (ne fakt duhet thene mjek), Frist por asnje lloj tjeter personazhi me karakteristika humane. ishte nje doktor, doktor berisha te cilit gjaku i 4 shqiptareve ia kishte bere gjak syte

  • Me nje stil elegant artistik i rrefen te gjitha ngjarjet dr.harxhi! Jeni jo vetem doktor por dhe nje shkrimtar mjaft i mire mendoj! Nuk gjen doktor te llojit bill frist ne parlamentin tone! Ai eshte produkt i nje kombi te kulturuar. Ne sa per dijeni kemi nje doktor qe nuk ka dashur te jete doktor por vetëm president ose kryeministër! Nuk mund te dale nga shpellat nje bill frist shqiptar…!!! Ky qe na erdhi nga shpellat nuk di te mbajë zëmra ne duar por arme,topa, sharje, idiotizma pa fund… Sikur te kishim nje frist shqiptar ? Ju mendoj se i afroheni deri diku atij por …vendin tuaj ne parlament e ka ende “fristi” shpellar!!! Ky ka kobure jo stetoskop doktor!? Pershendetje doktor harxhi !

  • I nderuari Dr. Harxhi. E lexova me nje fryme shkrimin tuaj aq te qarte dhe aq fillozofik, p[or edhe per ate informacion te gjere qe te them te drejten, une nuk e kam patur?/.
    Ajo qe dua te them, mesimi qe duhet te nxjerrin POLITIKANET tane eshte qe pamvaresisht fushes se studimeve qe kane kryer, te punojne e veprojne sikurse Dr. e SENATOR FRIST, ne se ne radhe te pare jane me te vertete NJERES.

  • I nderuari Dr. Adem Harxhi

    Urime per artikullin e Juej te qelluar per te gjithe mjeket e mbar Botes e veqanarisht
    per mjeket Shqiptar !

  • Urime per artikullin e qilluar per te gjithe mjeket e Botes

    e sigurisht per mjeket e Kombit tane ndoshta do te

    kontribojn ma shume si politikan ?

  • Shkrim shumë i goditur.
    Do të dëshëroja që edhe ky shkrim të dëgjohet “nga ata që nuk kanë veshë për të dëgjuar”.

  • Avis de Recherche
    Wanted
    Nje i ashtequajtur nastradin ka ikur nga spitali psiqiatrik i Tiranes.
    Kush e njeh ju lutem telefononi sa me shpejt ne Spitalin Psiqiatrik te Tiranes.

  • Portreti i nastradinit

    Trup vogel, tullac qe e mbulon koken me floke te ngritura nga qafa.
    Hunde gjate , qe te kujton ate te pinokut.
    Sy te vegjel, te bardhe, qe shikojne ligsht.
    Buze te holla , te bardha dhe pa jete.
    Rinine e tij nastradini e kalonte ne kodrat e liqenit artificial te Tiranes, duke pergjuar , prapa ferrave , çiftet e rinj, dhe kalonte kohen duke masturbuar.
    Mund te ju them qe nastradini eshte kampjoni i masturbimit.
    Me vone vitet e nastradinit kaluan ne spitalin psikiatrik te Tiranes.
    Ju lutem meshire per nastradinin.

  • NJE PERGJIGJE NGA NASTRADINI PER TE GJITHE

    Po pse more debile dhe dallkauke, fanatike enveriste dhe te pabuke nuk ju pelqejne te VERTETAT e nastradinit, te cilat i dine edhe kalamajte e rruges ne sokaqet e Vatanit? Cila nuk ju pelqeu ketu ne DITA:

    doktor VAMPIRI i Prishtines i klinikes MEDICUS qe trafikonte organe njerezore dy hapa larg zyres se Hashim Thacit?
    doktor VAMPIRI i Tiranes, Sali Berisha qe vrau njerez si zogj pule ne 21 janar nga paniku i humbjes se pushtetit?
    apo VAMPIRI Fatos Nano qe pasi vodhi ndihmat italiane per femijet e vobekte dhe kur vrau nje kalimtar te autostrade ja mbathi nga vendi i krimit si nje frikacak ordiner? Bashke me Blendi Klosin qe Edi Rama e ka si krahun e djathte?

    Per keta VAMPIRE albaneze e kini fjalen more mjerane fanatike trupeshk enveriste te indoktrinuar deri ne palcen e kurrizit? Sepse po ta keni fjalen per seksin e nastradinit me mire t’i shkruani doktorit te seksit Harxhi nga Amerika te publikoje nje shkrim tjeter me keshilla si te moshuarit ta gezojne jeten ne pleqeri.

    • Ju lutemi po e pate pinokion nastradin , duke endur rrugeve, lajmeroni psikiatrine e Tiranes.

      Karakteristikat :
      Tullac,
      Hund pinokio
      Hypertophi te kycit te dores se djathte nga masturbimet e shpeshta.
      Kujdes ka delire te persekutimit, eshte mitoman,dhe agresif.

  • Këtë temë , delikate dhe aktuale , për Shqipërinë , mund ta sillte të trajtuar , vetëm Dr. Harxhi, jo thjesht se është mjek, por është mjek me kulture të përgjithshme solide dhe i pisur me ndjenjën fisnike të humanizmit , siç e kërkon profesioni I nderuar I mjekut .
    Mjekët janë të rrallë , si politikanë , jo vetëm se shoqëria , për ta ka investuar shumë , por për faktin se mjeku , i shef të tërë njerzit si pacientë dhe kjo është normë profesionale , diktuar nga Hipokrati . Vetë njerzit ndihen pacientë përpara mjekut edhe kur ky nuk është në detyrë . Dashur pa dashur , një mjek , në shoqëri ka tiparet e një diktatori të vogël , të pranuar nga të dyja palët .
    Personalisht e quaj të natyrshme marrjen me politikë të Doktorve shqiptarë , Omer Nishani dhe Bujar Bukoshi . Këta doktorë e kishin të domosdoshme aderimin në politikë . Sali Berisha me të vetët , jo vetëm nuk e pati të domosdoshme , por diskretitoi figurën e mjekut shqiptar . Kini dëgjuar kur flasn , përpara kamerave : Saliu , Tritani , Kosova dhe shokët e tyre politikanë ? Të vine zorrët në fyt . Mos harrojmë se këta kanë qënë mjek të shkëlqyer . Shqiptarët , gjat mbretërimit të Berishës , humbën dhe mjekët dhe politikanët . Më të pështirë se qëndrimi i mjekut Koçeku , në vrasjet e 21 Janarit , nuk besoj se gjëndet dhe në shkrimet e Gogolit . Koçeku është mire të ballcamoset dhe të vendoset në muzeun e krimeve kundër njerzimit, natyrisht pas vdekjes së tij natyrale . Një doktor fanatik militant , që në pamje të pare , nuk mund ta krahasoje me Gëbelsin . Gëbelsi nuk bënte prokurorin . Koçeku u orvat të bënte , dedektivin , hetusin , prokurorin , gjykatsin . Ekzekutorit nuk ja mori monopolin . Historija e mjekve shqiptarë të politikës , sa ka filluar të hapet nga Dr. Harzhi . Meriton falnderime .
    Illo Foto

  • A mund te quhet doktor nje njeri qe jep urdher te bombardohet nje zone e populluar, A mund te quhet doktor nje njeri qe jep urdher te vriten njerez ne bulevard. A mund te quhet doktor nje njeri qe lejon punishte armesh vetem e vetem te pasurohen femijet e tij,pavaresisht se meren jete njerezish. Nje doktor i tille ka vetem nje emer. SALI SHPELLARI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *