Divizionet e çarmatosura të Papës

anazapta

Në shkurtin e ftohtë të 1945-ës, ndërkohë që buzë Detit të Zi, në qytezën e Jaltës, fituesit e Luftës së Dytë Botërore po vendosnin fatet e botës, dikush ngriti pretencat e Papës së atëhershëm, Pio i XII. Por çfarë ngeli në histori qe përgjigjia e Stalinit i cili, me një ton sfidues dhe sarkastik, tha “sa divizione të armatosura ka Papa?”. Nëntë vite më vonë, kur diktatori rus vdiq, mësohet që Pio i XII të ketë thënë në një bisedë konfidenciale “tani Stalini do zbulojë divizionet tona atje lart”.

E vërteta është se prej tashmë një shekulli e gjysmë Vatikani nuk ka as ushtri dhe as shtrirje territoriale, por vazhdon të zotërojë një fuqi diplomatike dhe morale (e ashtuquajtura soft power) e cila kumbon sidomos në kohë krize. Dhe është pikërisht zëri i fortë dhe i vendosur i Papa Bergoglios që po i krijon jo pak probleme Obamës  për sa i përket sulmit të mundshëm në Siri.

Në një letër drejtuar direkt Vladimir Putinit (simbolika nuk duhet nënvlerësuar), Papa Françesku shprehej se liderët e botës “duhet të gjejnë një rrugë per të lënë pas konfliktet”, por mbi të gjitha duhet “të brakitsin çdo pretendim të kotë mbi një zgjidhje ushtarake”. Por jo vetëm; kardinali i New Yorkut dhe zëri më i rëndësishëm i katolikëve amerikanë, Timothy Dolan, u kërkoi besimtarëve katolikë në Kongres të votojnë “jo ndëryrjes në Siri”. Akoma më i qartë qe imzot Mario Toso, sekretari i Këshillit Vatikan mbi Drejtësinë e Paqen, i cili gjatë një interviste deklaroi se “rruga e armatosur në Siri nuk do e ulte dhunën. Përkundrazi, ekziston rreziku që dhuna të përhapet edhe në shtetet e tjera. Konfllikti në Siri përmban të gjithë përbërësit për të shpërthyer në një luftë të përmasave botërore.”

Ja cila është frika që mbizotëron brenda mureve të Selisë së Shenjtë. Nëse Amerika do vendosi të bombardojë Assadin, rreziku do jetë fillimi i një epidemie luftarake pasojat e së cilës nuk janë të parashikueshme. Në shoqërinë e sotme mediatike, ku opinioni publik ka një rol kyç në vendimet e liderëve demokratikë (zgjedhjet janë gjithmonë tek pragu), fjalët e Papës nuk duhen nënvlerësuar. Sidomos kur kreu i katolikëve është karizmatik dhe popullor si ai i sotmi.

Askush nuk mund të masi me saktësi se sa Obama do i vëri veshin paralajmërimeve të Papa Franceskut, por sugjerimet e një rrjeti të mirëinformuar diplomatik si ai i Vatikanit (mbi 70 ambasadorë në gjithë botën) nuk do duheshin anashkaluar kaq lehtazi.

Sidoqoftë përshtypja është se Selia e Shenjtë kësaj here po shfrytëzon të gjitha kanalet dhe burimet e veta për të ndaluar sulmin e mundshëm amerikan mbi diktatorin e radhës. Siria nuk është Iraku dhe as Afganistani, por mund të përfundojë akoma më keq nëse marrim parasysh sa të ndërlikuara janë raportet midis palëve, ashtu si interesat e tyre të shpalosura brutalisht në fushën e betejës. Imazhe mizore po zbardhen dita ditës; rebelët dhe qeveritarët po luftojnë për mbijetesë dhe nuk kanë asnjë kufi moral apo juridik.

Ndërhyrja ushtarake e drjetpërdrjetë nga ana amerikane rrezikon të hedhi benzinë tjetër mbi një zjarr që deri tani ka përpirë më shumë se 100 mijë viktima. Këtë Papa Françesku dhe strukturat vatikanase, me eksperiencën e tyre një mijë e pesëqind vjeçare, e dinë. Ndoshta kësaj here duhen dëgjuar.

 

*PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona. Rubrika “Europa”. Shkruajini autorit në [email protected]

Share This Article
6 Comments
  • Ka nje “dicka” qe nuk mund te thuhet publikisht,por qe te gjitha fuqite e medha e dine…
    Degjojeni Papen sa nuk eshte vone.

  • ELTON XHANARI ,per paragrafin te falenderoj ,kurse per te tjerat ti ke trokitur ne nje porte qe brenda nuk ka asnje njeri .
    Lufta ,eshte vazhdimi i POLITIKES me mjete te tjera do te citonte nje filizof dhe politikan kalibri para nje shekulli .

  • O DELTON XHANARI-sa pasuri dhe para ke ti ne shqiperi ose jashte saj qe ke frike nga konfliktet?TI KE MBARUAR SKOLI ORE DHE KE GRADEN PHD POR TI QENKE QOFTE NGA PARAKOLPI: HITLERIT NUK I PASKA VDEKUR HISTORIA DHE USHTARET E TIJ JANE PERHAPUR NE GJITHE BOTEN.DHE KJO PERBEN KERCENIMIN ME TE MADH PER GJITHE NJEREZIMIN E RRUZULLIT TOKESOR MORE PHDMBAJTES>

  • Ne vetem Amerika na ka mbeshtetur, prandaj duhet ta perkrahim gjithmone. Nuk na ka ngelur te bejme politike globale ne qe nuk mund te rregullojme veten.

  • Shqiptaret duhet ti drejtojne kete pyetje Papes te Katolikeve :
    Cfare i lidh vendet e Europes me njeri tjetrin qe se njohin pamvaresine e Kosoves ?
    Cfare mendimi ka Papati i Romes katolike ne lidhje me teorite pansllaviste kryeqendrat e te cilave jane Moska,Beogradi dhe Athina ?
    Mos valle papati i Romes katolike eshte vene ne sherbim te ketyreve qendrave duke mbrojtur qeverite mercenare e satelite te Moskes ne bote ?
    Udheheqesit e besimit katolik shqiptare duhet te jene me nacionalist,pamvaresisht se kriminelet ortodokse serbe ne ndonje rast nuk kryenin bastisje ne shtepite,qe kishin shenjen e kryqit katolik ne portat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *