Abel Kibet Rop dhe Luiza Gega janë fituesit e garës në 21 km në edicionin e tretë të maratonës së Tiranës. Abel Kibet Rop nga Kenia e përfundoi garën për 01:05’,13’’, ndërsa rekordmenia jonë, Luiza Gega arriti finishin e 21 kilometrave për 01:14’, 18’’. Duhet thënë se gara e 21 km për meshkuj u dominua nga sportistët kenian të cilët plotësuan edhe dy vendet e tjera të podiumit.
Ndërkohë që Nelson Kipkogei Kerutich nga Kenia dhe Ruth Nundu Mbatha po nga Kenia ishin fituesit e garës në kategorinë “Tirana 10K”, prej 10 km. Kerutich arriti të fitoi garën e 10 km për meshkuj duke e përshkruar gjithë itinerarin për 32 minuta e 31 sekonda, Mbatha fitoi garën për femra duke përshkruar 10 km për 36 minuta e 46 sekonda.
Fitues i garës i garës për personat më aftësi të kufizuara, “We Too” u shpall Bledar Suxha.
Fituesit e Maratonës së Tiranës 2018
Kategoria Half Marathon (21, 0975 km)
Femra 21 km :
Vendi i I – Luiza Gega (Shqipëri) 01: 14’’ 18’’
Vendi i II – Agnes Chebet (Kenia) 01: 14’ 56’’
Vend i III – Christine Moraa Oigo (Kenia) 01: 15’ 59’’
Meshkuj 21 km:
Vendi i I – Abel Kibet Rop (Kenia) 01: 05’ 13’’
Vendi i II – Hosea Kiplagat Tuei (Kenia) 01:05’ 45’’
Vend i III – Evans Kipngetich Tanui (Kenia) 01: 07’ 12’’
Kategoria “Tirana 10K”
Femra 10 km:
Vendi i I – Ruth Nundu Mbatha (Kenia) 00: 36’ 41’’
Vendi i II – Hellen Jepkosgei Kimutai (Kenia) 00: 37’ 19”
Vend i III – Zita Kecser (Hungari) 00: 38’ 10’’
Meshkuj 10 km:
Vendi i I – Nelson Kipkogei Cherutich (Kenia) 00:32’ 31’’
Vendi i II – Mathew Kosgei (Kenia) 00: 32’, 59’’
Vend i III – Moses Kipruto Kibire (Kenia) 00:33’ 20’’
Kategoria “We too”
Vendi i I – Bledar Suxha (Shqipëri) 00:12’ 00’’
Vendi i II – Erblin Karaj (Shqipëria) 00: 12’ 08’’
Vendi i III – Dovlet Xhangolli 00:12’ 17’’
“Shumë e lumtur që Tirana ka një maratonë të tillë si të gjithë kryeqytet e botës”. Kështu u shpreh kampionia e atletikës shqiptare Luiza Gega e cila për të tretën herë mori pjesë në Maratonën e Tiranës.
“Njerëzit dhe këtu tek ne kanë kuptuar që sporti është shëndet mbi të gjitha. Sigurisht është një sfidë në radhë të parë me veten dhe këtë duhet të kenë të gjithë njerëzit parasysh që sfidën më të madhe e kanë me veten e tyre”, theksoi Gega, ndërsa shprehu gëzimin që në maratonë morën pjesë shumë njerëz.
“Nuk mund të lë që të mos marr pjesë në një maratonë të tillë dhe më në fund jam shumë e lumtur që Tirana ka një maratonë të tillë. Ashtu si të gjithë kryeqytetet e botës dhe ne kemi maratonë tonë dhe kur mund të marrin pjesë të gjithë kategoritë e personave, jo vetëm ata elitë por edhe ata që garojnë për qejf”, u shpreh Luiza Gega.
v.l Dita


po kjo po qante se doli e dyta dhe ja kishin bere me hile se kishte fillu me perpara gara dhe ajo se kish mendjen ne mesim….hahaha…cidra SHPTARE …?????????????????????
Turp per stacionet televizive te vendit qe nuk transmetuan MARATONAT POR PROGRAME PER femije dhe reklama me perjashtim te abc pjeserisht.Ku kane shkuar parate tone qe i mbledh lali Eri dhe qe i shperndan?
Po a duhet te marin pjese sportistet profesioniste ne keto lloj maratonash ?