Gjykata Penale e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest në burg 30 ditë për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton, dy të plagosurit e ngjarjes në ish-Bllok.
Seanca u zhvillua këtë të diel në një spital privat dhe te Trauma në kryeqytet, aty ky ndodhet të shtruar dy të plagosurit.
Prokuror të kësaj çështje janë Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.
Në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në këtë zonë mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Martinaj e Hato. Këta të fundit ndodhen në spital dhe sot u njohën zyrtarisht me masën e arrestit.
v.l/ Dita
