Sekretari amerikan i Shtetit takoi Kim Jong-un

Leda Hysa

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, priti Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Phenian.

Kjo është konfirmuar nga vetë zyrtari i administratës së Donald Trump, në rrjetet sociale.

Pompeo shkruan se pati bisedë konstruktive me liderin koreanoverior dhe se kanë shënuar përparim rreth marrëveshjeve të arritura në Samitin e Singaporit mes Trump dhe Kim Jong-un.

Pas përfundimit të vizitës, Pompeo nga Pheniani udhëtoi për në Seul.

Ndërkohë, fillimisht Pompeo u takua me zyrtarë japonezë në Tokio.Fokusi i bisedimeve gjatë turneut të tij është situata në rajon me theks në përgatitjen e procesit të dakorduar për çarmatosjen bërthamore të Gadishullit Korean.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *