Barcelona po shfaqet me një fytyrë krejt tjetër në La Liga, në krahasim me Champions League.
Skuadra katalanase e çoi në 4, numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionatin spanjoll, e pas barazimit 1-1 me Valencian në “Mestalla” u detyrua të lërë vendin e parë të klasifikimit.
Protagonist negativ në sfidën me valencianët u bë pikërisht Gerard Pique, i cili gaboi në momentin e shënimit të golit nga Garay për Valencian, në minutën e 3-të të takimit.
Vet qendërmbrojtësi, në përfundim të kësaj sfide u shfaq kritik, e jo vetëm në lidhje me sfidën ndaj Valencias.
“Ndaj Leganesit bëra gabime shumë të rënda, por fizikisht jam mirë, – tha Pique. – Është pjesë e lojës, por sa herë pësojmë gol është gjithnjë faji im.
Gjithnjë kam qenë kritik ndaj medies në Barcelonë e Madrid. Gjithsesi barazuam ndaj një skuadre të fortë”.
o.j/dita

Fizikisht mund te jeshe mire shko e puno token, por na duhet futboll.
Ne kater takimet qe nuk po ngre kpoke Barcelona eshte pikerisht Pique me gafat e tij prej nje idioti qe i ka hequr 9 pike ekipit.
Ka ardhur koha per largime si Pique e te tjere.
Pique nuk duhet te loze me ne formacionin baze te Barcelones.
Mos beni kshu dhe ju nashi, se na merzitet Shaki.