Raporti i Klimës: Shkencëtarët bëjnë thirrje “Veproni tani idiotë”

redaktor

Ështe thirrja finale, thonë shkencëtarët, paralajmërimi më i fortë deri tani mbi rrezikun e rritjes globale të temperaturave.

Raporti i tyre dramatik për ta mbajtur  këtë rritje nën 1.5 gradë C nënvizon se bota është tashmë jashtë binarëve, duke shkuar në fakt drejt rritjes me 3 0C.

Qëndrimi nën  1.5 gradë C kërkon “ndryshime të shpejta, të gjera dhe të jashtëzakonshme në të gjitha fushat e shoqërisë”.

Do të kushtojë shumë shtrenjtë, thotë raporti, por dritarja e mundësisë nuk është mbyllur ende.

Mbas tri vitesh kërkimi dhe një jave debatesh mes shkencëtarëve dhe zyrtarëve qeveritarë në takimin e mbajtur në Korenë e Jugut, Paneli Ndërqeveritar për Ndyrshimin e Klimës ka lëshuar një raport special për ndikimin e ngrohjes globale me 1.5 gradë C.

Përmbledhja kritike prej 33 faqesh për Politikëbërësit shfaq shenjat e negociatave të vështira midis studiuesve të klimës të vendosur në atë që studimet e tyre tregojnë dhe përfaqësuesve politikë që janë më të shqetësuar për ekonominë dhe standartet e jetesës.

Përtej kompromiseve të paevitueshme, janë disa mesazhe që vijnë fort dhe qartë.

“E para është se kufizimi i ngrohjes me 1.5 gradë C sjell më tepër përfitime, krahasuar me kufirin me 2 gradë C.  Redukton efektin e ndryshimit të klimës në mënyrë të rëndësishme”  mendon Profesor Jim Skea bashkëkryetar i panelit.

“E dyta është natyra e jashtëzakonshme e ndryshimeve që duhet të bëhen në rast se kapërcehet kufiri prej 1.5 gradë C – ndryshime në sistemet energjitike, ndryshime në mënyrën se si e menaxhojmë tokën, ndryshime në mënyrën se si e realizojmë transportin”.

‘Shkencëtarët ndoshta duan të shkruajnë më gërma kapitale, “VEPRONI TANI IDIOTË”, por nevoja është që ata ta thonë këtë me fakte dhe shifra” thotë një përfaqësues i Greenpeace, i cili ishte vëzhgues në këto negociata. “Dhe ata e kanë bërë”.

Kërkuesit kanë përdorur fakte dhe numra për të pikturuar një pamje të botës me ethe të rrezikshme të shkaktuara nga njerëzimi.  Ne mendonim se nëse mundeshim ta mbanim rritjen e ngrohjes nën 2 gradë këtë shekull, atëherë ndryshimet do të ishin të menaxhueshme.

Por jo më! Ky studim  thotë se të kalosh 1.5 gradë C do të thotë të luash kumar me jetesën në planet. Dhe kjo temperaturë  prej 1.5 gradë C mund të kalohet brenda 12 viteve.

Ne mund të qëndrojmë nën këtë kufi, por kërkohen ndryshime urgjente dhe në shkallë të gjerë nga qeveritë dhe individët, gjithashtu nevojitet të investohen shuma marramendëse parash cdo vit në rreth 2.5% e GDP globale për dy dekada.

Edhe atëherë, ne përsëri do të kemi nevojë për makineri, pemë dhe bimë për të kapur karbonin nga ajri e pastaj ta depozitojmë atë nën tokë. Përgjithmonë!

C.C.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *