Oficerë të policisë gjyqësore mësynë në PD, sekuestrojnë videon e Salianjit

Ornela

Oficerë te policisë gjyqësore kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike duke zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda,  për sekuestrimin e videos që publikoi mbrëmjen e djeshme deputeti demokrat, Ervin Salianji.

Oficerët mbërritën në Selinë e PD paraditen e sotme, ku edhe bënë administrimin e materialit filmik në cilësinë e provës materiale.

Në videon e fshehtë ku është filmuar kunati i Albert Veliut i dosjes “Babalja”, Alfred Alizoti rrëfen se është përdorur nga policia dhe se audio-përgjimi për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i vërtetë. Në video Alizoi përmend si të implikuar edhe deputetin socialist Taulant Balla dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Si Balla ashtu edhe Veliu hodhën poshtë pretendimet duke i cilësuar si totalisht të pavërteta.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *