Studimi: Standardet demokratike, në rrezik edhe në Europë

Ornela

Përkeqësim i standardeve demokratike dhe të shtetit ligjor në shumë vende të industrializuara. Një studim i Fondacionit Bertelsmann krahason 41 vende të industrializuara të OECD-së dhe Bashkimit Europian dhe arrin në përfundimin se ka “një tendencë në rënie të cilësisë së demokracisë.

“Gjermania në këtë renditje zë vendin e pestë. Kryesuese është Suedia, e ndjekur nga Finlanda, Norvegjia, Danimarka. Vendin e gjashtë e zë Zvicra.

Në bazë të studimit 26 vende kanë shenja të qarta të përkeqësimit të strukturave demokratike dhe ligjore. Veçanërisht këto zhvillime negative vihen re në Hungari, Poloni, Meksikë dhe Turqi.

Por edhe një vend si SHBA, ku vlerat e demokracisë dhe lirisë janë “pjesë e pathyeshme e botëkuptimit të vendit” jep shenja përkeqësimi. Një president, që i cilëson mediat si “armike” dhe që nuk e njeh funksionin konrollues të tyre “turpëron dhe është një rrezik për demokracinë dhe lirinë.”

Me shqetësim vihet re, se megjithë rënien e cilësisë së demokracisë dhe qeverisjes, nuk bie automatikisht besimi i elektoratit në lidershipin politik. Kështu në Poloni, Hungari dhe Turqi vihet re një rritje e besimit në qeverisje. “Ky zhvillim bën të qartë, se në disa vende vlerat bazë demokratike nuk janë të rrënjosura plotësisht”, bën të ditur Daniel Schraad-Tischler, një nga bashkëautorët e studimit.

Por edhe në Gjermani dhe vendet skandinave është rritur polarizimi partiako-politik duke vështirësuar reformat. Në Gjermani ka një polarizim të theksuar mes “së majtës” dhe “të djathtës”, veçanërisht me forcimin e partisë populiste, AfD.

Ajo që vihet re në disa vende është një “fushatë zgjedhore e pandërprerë”, thotë studiuesi Schraad-Tischler. Qeveritë nuk ia dalin dot të komunikojnë planet e tyre si duhet dhe të arrijnë ujditë e nevojshme. Ky problem vihet re edhe në Gjermani./DW

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • A thua se ka ndonje gje per t’u cuditur !?
    kur thua; prona t’u kthehet “ish pronareve”, eshte demokraci apo FEUDALIZEM, anadollak !? (ne shqiperi) .
    po ne europe???
    Konsumizmi e ka lene “shtetin social”, ne muzete e PRUDONIT dhe te SARTRIT . ps. pyesni Kadarene, per kete; (ai eshte me i mencmi i shqipt.k.areve)

  • Po, gjithsesi “Standardet demokratike, në rrezik edhe në Evropë”, sepse Demokracia është NJË HERÅE Demokraci dhe, është nëntë herë D E M O N K R A C I në fakt !!!

  • Persa po shofim kjo demokracia nuk kenka dhe aq aq perparimtare.Paska nji kal hamshor me te meta.
    Ndaj duhet ti bahet nji revizionim per ta ba vertet demokratike.Ketu po lueka paraja si strategu gjigandi i drejtesise.Ku padrejtesin e kthen ne drejtesi.Vec ygjym parat kesh ne dore.E bjeri i forti te ligut,nuk paska ndryshue qe ne kohen shume para mbretnis Zog.
    Nese kjo qe po thohet asht e vertet nuk asht cud te kthehemi aty ku ishim po ma cilesisht ku te njihet prona dhe e drejta per te shpreh mendimin pa frige.Ku prona shtetrore dhe private te konkurrojn tregun burrnisht pa hile.Njikohesisht dhe pagat te jen ne interresin e punemarresit per te plotesue pa veshtiresi jetesen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *