Më shumë se 370 mijë persona janë urdhëruar të braktisin banesat dhe të largohen nga Florida si pasojë e afrimit të Uraganit Michael.
Stuhia e fuqishme është e kategorisë 3. Era arriti deri në 200 km/h, ndërsa pritet që Michael të bëhet edhe më i fortë pasi të godasë Florida-n.
Gjendja e emergjencës është shpallur në disa shtetet të bregut jug-lindor të Shteteve të Bashkuara. Uragani Michael deri tani ka shkaktuar 13 viktima në vendet e Amerikës Qendrore.

l.h/ dita
