Përplaset treni në Indi, 7 të vdekur

Leda Hysa

Shtatë persona kanë vdekur dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur pasi treni në të cilin udhëtonin u përplas rreth orës 6:05 të mëngjesit, bën të ditur policia.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të stacionit të Rae Bareli, rreth 80 kilometra në jug perëndim të Lucknow, kryeqytet i Shtetit të Uttar Pradesh, në Indi.

Ekipet e shpëtimit nga Lucknow dhe Varanasi janë në vendin e aksidentit për të shpëtuar udhëtarët që mund të kenë mbetur të bllokuar.

Dhjetë gra dhe gjashtë të mitur janë në mesin e të dëmtuarve, shtuan zyrtarët e hekurudhës. Të gjithë të dëmtuarit janë dërguar në spitalet e zonës. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *