Marifetet e Lulit

redaktor

Nga Eugen Vasili

Ka një “stil Basha” në bërjen e gjërave në Tiranë që ndoshta ende nuk e kanë vënë re të gjithë. Është stil skuthash, në fakt. dhe nuk po e ekzagjerojmë me këtë term, përkundrazi. Për çfarë bëhet fjalë?

Xhami (po edhe nja dy pallate)

Para ca kohësh u fol për ndërtimin e xhamisë së madhe të tiranës. Pak më vonë doli se xhamia nuk ishte “vetëm”. ishin dhe “nja dy pallate” në projekt. E vërteta është që në një vend si ai nëse nuk do ishte një “kauzë e madhe” si xhamia, zor se do guxonte njeri të mendonte për pallate. Por… U fol për “xhami” dhe pastaj dolën pallatet. dhe ja ku jemi sot: Pallatet po bëhen dhe do përfundojnë me shpejtësi në këto kohë që i kanë mbetur Lulit në Bashki, kurse xhamia… Xhamia nuk është. dhe nuk ka për të qenë për një kohë të gjatë. dhe Luli do iki nga Bashkia.

Xhamia u përdor thjesht si marifet për të dhënë leje pallatesh aty ku nuk mund të jepeshin kurrë? ajo që po ndodh (dhe ajo që nuk po ndodh) nuk i lë llogjikës asnjë version tjetër.

Librari (vetëm në kat të parë ama)

Skuthlliqe të tjera me të njëjtën “metodë”? Në disa shkolla të tiranës, ngjitur me rrethimin e tyre, (ato që ndodhen në zonën e lakmuar të Bllokut) shohim që kanë nisur ndërtime. Po të afrohesh dhe të shohësh tabelën e lejes së ndërtimit dhënë nga Bashkia, lexon: “Objekt me leje nga Bashkia: Librari, bibliotekë”.

Qytetari naiv, e toleron këtë ndërtim që i zë frymën shkollës. Është librari – mendon. Në fakt, bëhet fjalë prapë për pallat. Po të hiqesh si blerës dhe të kontaktosh zyrën e blerjeve në objekt, konstaton se libraria rezulton të jetë thjesht një nga ambjentet e katit të parë. Sipër, ka ndërtime, zyra, apartamente, lokale etj. Njësoj si marifeti me xhaminë, këtu përdoret marifeti me librin, kulturën.

Qëllimi? i njëjti: të ndërtosh aty ku pa një marifet të tillë maskimi skuthash, nuk do mund të ndërtohej kurrë. Jo rastësisht shkollat për të cilat po flasim janë në zonën e Bllokut, ku dihen çmimet (“xhamia + pallatet” janë në zemër të tiranës).

Bulevard (por stacioni i trenit,  truall ndërtimi ndërkohë)

Këto marifete të Lulit, të vijnë në mend kur dëgjon pompozitetin e madh me të cilin prezantohet “bulevardi i ri”. Makete të bukura prezantohen si përherë me bujë të madhe në media. Këto të fundit mendojnë se po e bëjnë publikun për budall. Është e qartë që ato nuk do mungojnë t’i lëpihen cilitdo Lul për shkak të interesave të investitorëve mediatikë me pushtetin bashkiak, por maketet janë thjesht makete.

Edhe në rastin e Bulevardit flitet “për të ardhmen e largët”, por ndërkohë diçka tjetër ndodh shpejt dhe realisht: zhdukja e Stacionit të trenit. Në të cilin… çlirohet truall ndërtimi. Me vendimin për “zmadhimin“ e Tiranës, Lulzim Basha ka siguruar për firmat e ndërtimit pranë tij jo pak, por 14 kilometra katrorë truall ndërtimi. aty do nisin shumë shpejt pallatet, kurse “bulevardi i bukur në maket”… Nuk dihet kur do bëhet. Por e sigurt është që pallatet do mbyllen ndërkohë që Lul marifetçiu është në Bashki. Kurse “bulevardet e ëndrrave”, në rastin më të mirë, i përkasin kohërave të tjera, kur Luli nuk do jetë më aty ku është. Pra, ngjashëm me marifetin e “xhamive” dhe “librarive” në këtë rast flitet për “bulevarde”. Këto i shohim vetëm në makete.

Kurse ato që shohim realisht janë ndërtimet e betonit që ndryshe nuk do bëheshin. E thënë shkurt: Pjesa që media ia pështyn publikut është “peshku në det tigani në zjarr”. Kurse pjesa që publiku sheh realisht janë… pallatet që u “paraprijnë” këtyre “mrekullive” në bukë peshku.

 

* * *

Basha inauguron  “Bulevardin e ri”, protesta nga banorët e zonës

Aida Nako

Ceremonia për nisjen e punimeve për bulevardin e ri të Tiranës u shoqërua dje me protesta nga ana e banorëve të shtëpive që do të shpronësohen për ndërtimin e tij. Banorët thonë se ata do paguhen shumë pak dhe për këtë arsye janë organizuar për të mos lejuar kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha, që të flasë. Banorët që protestuan janë pronarë të shtëpive në rrugën “Skënder Kosturi”.Ata protestojnë lidhur me çmimin 26 mijë lekë për metër katror, që u është thënë nga Bashkia për kompensimin e pronës së tyre. Bulevardi i ri do të kushtojë rreth 61 milion euro. Firma që do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës është “Copri Construcsion Enterprise LLW”

 

Paloka është “çun trim”

Forca të shumta policie dhe ato RENEA kishin mbërritur për të mbrojtur Bashën, që mbajti një fjalim të shkurtër.  Por duket se nuk ka pasur nevojë për mbrojtje deputeti i PD, Edi Paloka, që u përplas verbalisht me banorët. “Do t’ua këpus qafën por mos flisni,” kërcënoi Paloka banorët, raporton A1Report. Ndërkohë në ceremoni ka qenë i pranishëm edhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, që është edhe konsulent për projektin e ri të planit rregullues të Tiranës.

 

S.B. nga FB: Mijëra vende pune

Nisjen e punimeve për bulevardin e ri e ka komentuar edhe kryeministri në largim, Sali Berisha. Ai tha se ky bulevard i jep Tiranës pamjen e një metropoli modern.

“Bulevardi i ri zhvillon gjysmën e braktisur e të “paralizuar” prej mbi 80 vitesh të Tiranës, krijon mijëra e mijëra vende pune, i jep kryeqytetit pamjen e një metropoli modern europian dhe garanton një përmirësim të madh të trafikut, gjelbërimit, tregut dhe punësimit. Sistemimi i lumit të Tiranës e shndërron atë nga një zonë e shëmtuar hedhurinash në një zonë shumë të bukur rekreative. Mirënjohje të thellë donatorëve bujarë, autoriteteve të UAE, Katar, Kuvajt, Bashkisë së Tiranës, kryetarit te saj, studios Grimshaw dhe dhjetëra e dhjetëra ekspertëve të shoqërisë civile për këtë vepër themeluese, monumentale të Tiranës së shekullit të 21-të. S.B” shkruan Berisha në FB

 

Komenti: Fjalimet e Bashës, si “akullore me lesh”

Një njohës i mirë i tij dikur në PD, i krahason fjalimet e Bashës me një “akullore me lesh” dhe shkruante:

“U përpoqa të gjej fjalën e duhur për një tip ëmbëlsire që shitet ende në disa zona, e cila ngjan me një tufe leshi të përdredhur në një bosht që është shufër plastike. Nuk u gjet kurrë një emër i saktë për këtë ëmbëlsirë, e cila gënjente fëmijët si një gjë e madhe, por që zhdukej pas dy minutash në duart e tyre pa u ngelur asgjë në gojë dhe në shkopin plastik në dorë. Disa i thonë akullore me lesh, të tjerë i thonë pambuk sheqeri. Besoj të gjithë e sjellin në mendje çfarë është…”

Në fakt ndjehet boshllëku dhe cektësia në fjalët e tij dhe bie menjëherë në sy teatraliteti i përhershëm. Me sa duket jo më kot, “lagjia e diplomatëve” të Tiranës e quan mes vedi “kostumi bosh”.

 

* * *

Marrëzia me stacionin e trenit dhe një ide për zgjidhje

Nga Muharrem Kuçuku*

Ndërmora këtë studim nisur nga fakti se në vitin 2000, kam kryer një oponencë të një studimi të firmës Italiane “Studio Valle Progettazione” për projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin me koncesion të rrugës së re që do lidhte aeroportin e Rinasit me rrugën ekzistuese Tiranë – Durrës. Në oponencën time propozova që varianti i propozuar të zëvendësohet me një variant të ri, i cili do i shërbente jo vetëm mjeteve që shkojnë dhe vijnë për në aeroport nga Tirana, por edhe trafikut të mjeteve që vijnë dhe shkojnë në zonën verilindore të vendit, variant i cili ishte me shumë leverdi për të dy palët (studimi i mësipërm iu dërgua Ministrisë së Transporteve në përgjigje të kërkesës së saj). Me gjithë interesin që tregova që materiali të diskutohej dhe të merrej një vendim, asnjeri nuk e vrau mendjen (të paktën të më thonin se mendimi im nuk qëndronte). Në vitin 2002 i bëra një letër ministrit të kohës lidhur me disa mendime të miat në fushën e transportit rrugor dhe ajror, por edhe në këtë rast nuk mu dha asnjë përgjigje.

Duke qenë një specialist që kam punuar për rreth 50 vjet në transport dhe veçanërisht në fushën studimore, me lind e drejta të kundërshtoj vendimin e marrë nga “Bashkia e Tiranës” për prishjen e Stacionit të Trenit, pasi ai bie ndesh me parimin, për një frymëmarrje të transportit publik të Tiranës dhe veçanërisht të atij që vjen nga zona Verilindore e Shqipërisë në Tiranë, si dhe asfiksimin e transportit të udhëtarëve me hekurudhë. Fakti që në zonën e Zogut të Zi përplaset i gjithë trafiku që vjen nga Durrësi dhe ai i zonës verilindore të vendit, e kanë bërë atë tepër të ngushtë dhe një ferr të vërtetë për drejtuesit e mjeteve dhe popullatës që banon në atë zonë.

Ngërçi tek Stacioni i Trenit
Historia botërore ka treguar dhe vërtetuar se transporti hekurudhor është një transport me leverdi për transportet masive të mallrave dhe veçanërisht të udhëtarëve dhe gjithashtu tepër komod dhe i sigurt. Stacionet e udhëtarëve pothuajse në të gjithë vendet në botë, janë të vendosur në qendrat e qyteteve, nga të cilët po përmend Romën, Berlinin, Londrën etj, me synim të një shërbimi të shpejtë dhe të lirë për masën e gjerë të popullsisë që shkon në 75-88% e popullsisë. Duke qenë i tillë nuk mund ta pranojë që stacioni i udhëtarëve të Tiranës të zhvendoset për rreth 2-3 km nga qendra e Tiranës. Transporti i udhëtarëve me tren në vendin tonë dikur transportonte 20-25 mijë udhëtarë vajtje-ardhje për dhe nga Tirana në ditë, nuk mund të mohohet ky shërbim, me gjithë gjendjen në të cilën është katandisur hekurudha, mbi bazën e të cilës është menduar që ai të spostohet, që do të thotë të falimentosh me qëllim transportin e udhëtarëve me hekurudhë.

Varianti që unë propozoj krijon një mundësi ideale që ky shërbim publik të rimarrë veten duke thithur të gjithë trafikun Tiranë-Durrës e veçanërisht atë të veriut, që sot realizohet me dhjetëra autobusë dhe mikrobusë. Ndërtimi i këtij segmenti dhe një rikonstruksion i të gjithë hekurudhës shqiptare, do të krijojë kushte për të thithur shumë më tepër udhëtarë, qofshin dhe ata që kanë një mjet për të lëvizur dhe veçanërisht në periudhën e verës (sezonin turistik) që krijon një katrahurë në segmentin Tiranë – Durrës – Golem. Varianti propozuar është parashikuar për një projekt  me dy linja hekurudhore (një vajtje, dhe një ardhje).  Linja hekurudhore është parashikuar të lëvizë me shpejtësi mbi 60 km/orë, deri në stacionin e aeroportit dhe me rikostruksionin e linjës Prezë – Vorë – Durrës, arrihet që distanca Tiranë – Durrës të realizohet për rreth 35 minuta, kur sot vetëm nga Tirana në Vorë ajo arrihet për jo më pak se 40 – 50 minuta. Realizimi i këtij varianti dhe rikonstruksioni i linjës ekzistuese do shkurtojë distancën për në drejtim të Shkodrës për rreth 6 km, segment i cili edhe në gjendjen ekzistuese frekuentohet.

Trajektorja e Projektit
Varianti që propozoj konsiston në ndërtimin e një viadukti, me nisje nga kryqëzimi në fund të Bulevardit “Zogu I” me Unazën, duke vazhduar në vijë të drejtë (në një aks me bulevardin) që kalon mbi lumin e Tiranës, del në Paskuqan mbi rrugën ekzistuese të Paskuqanit në kuota 128-138 m mbi nivelin e detit, kalon tagent me kodrën, duke e hapur atë në forme V-je me thellësi rreth 10 – 15 m. Aksi i viaduktit (rrugës) kalon në krah të djathte të ujëmbledhësit të Paskuqanit, duke kaluar mbi rrugën që shkon për Zall Her, nga ku me rreze rreth 1800 m, merr drejtimin majtas duke kaluar mbi argjinaturën e lumit të Terkujzës, në vijë të drejtë mbi argjinaturën (kryesisht), dhe takon rrugën egzistuese Kamëz – Fushë Krujë ne kilometrin e 11.3, tek pika e zhavorrit, shiko hartën 1:50,000 bashkangjitur.

Viadukti nis tek kryqëzimi në fund të Bulevardit “Zogu I” (Stacioni i Trenit) me unazën ekzistuese, duke ndërtuar një nënkalim për mjetet që do të lëvizin në unazë. Viadukti në të njëjtin aks dhe rrafsh me bulevardin me një ngritje prej rreth 1% në kilometrin 1.5 nga aksi i unazës së vogël do të ketë një kryqëzim në disnivel (shpengues, rrugë hekurudhë autostradë) me unazën e madhe në të cilin do të përfshihet edhe trafiku që do të vijë dhe të shkojë në rrugën e Arbrit. Viadukti në kilometrin 5, pas kryqëzimit në disnivel me rrugën e Zall Herit, devijon majtas me rreze 1200 m, merr drejtimin Veri-Perëndim mbi argjinaturën e lumit ku në km 8, autostrada fillon zbritjen, ndërkohë linja hekurudhore merr majtas për në aeroport, nëpërmjet Valiasit dhe Fushë-Rezvës, nga ku me rreze 1200 m, merr drejtimin drejt veriut, deri në kilometrin 13.8, përballe aeroportit ku dhe do ndërtohet stacioni i udhëtarëve. Kjo linjë nga aeroporti vazhdon drejt deri në km 14.4, me rreze 1200 m, merr drejtimin për majtas dhe në km 17.2, takon linjën hekurudhore ekzistuese që shkon për veri. Linja e dytë e djathtë, nga stacioni i aeroportit merr drejtimin për në stacionin e Prezës në formë S-je me rreze 1200 m, ku takon linjën hekurudhore ekzistuese jo shumë larg stacionit të Prezës në km 17.5. Lidhja e linjës hekurudhore e këtij varianti me linjën e vjetër Vorë-Shkodër realizohet nëpërmjet një trekëndëshi hekurudhor të mirëfilltë, për një lëvizje optimale dhe pa pengesa të trenave. Theksoj se kjo linjë do këtë kushtet për një lëvizje trenash me shpejtësi jo më pak se 60 km/orë, duke bërë një revolucion në lëvizjen e trenave në vendin tonë, duke arritur standardet ndërkombëtare.  Linja hekurudhore do të ketë edhe 3-4 mbikalime ose nënkalime në kryqëzimet me rrugët ekzistuese: a) Kamëz-Fushë Krujë, b) Tiranë- Aeroporti Rinas dhe dy nënkalime ose mbikalime më rrugën ekzistuese Vorë-Fushë Krujë.

Zgjidhja e Stacionit të Trenit
Projekti paraqet mbikalimin dhe nënkalimin në kryqëzimin e “Bulevardit Zogu I” me unazën ekzistuese. Trafiku që do të lëvizë në drejtimin Zogu Zi – Spitali  “Nënë Tereza”, unaza (sensi orar ose në të kundërt), do lëvizë në nënkalimin me dy korsi të ndara me trafik ndarës, me parametra të një rruge urbane me shpejtësi lëvizje maksimumi 40 km/orë, për vetura dhe 30 km/orë, për mjete të tjera,. Trafiku që do kërkoje të lëvize në drejtimin (djathtas), për në Bulevard do ndjekë korsinë ekzistuese dhe trafiku që vjen nga Shkodra nëpërmjet autostradës do devijojë djathtas nëpërmjet rrugës ekzistuese, që kalon buzë arkivit të shtetit, e kështu me radhë për drejtimet e tjera, siç shihet në vizatimin 1 dhe prerjet përkatëse. Në distancën prej rreth 57 m, nga aksi i kryqëzimit Unazë – Bulevardi Zogu I, nën viadukt (autostradë), do ndërtohet stacioni i udhëtarëve, i pajisur me ambientet përkatëse (operon me linja në të dy anët, biletari, ambient udhëtare etj), si dhe një ambient për monitorimin e trafikut në autostradë dhe zonës përreth saj. Udhëtaret që shkojnë në stacion e ambientet rreth tij, është realizuar nëpërmjet kalimeve përkatëse, të mbrojtur me parmak ndërkohë që kalimi i korsive rrugore nëpërmjet semaforëve me vetëkontroll ku përparësi ka këmbësori. Stacioni i trenit do këtë të njëjtin parim për hipjen dhe zbritjen e udhëtarëve nëpërmjet peronit (me ndonjë ngritje të nevojshme, sipas kuotave që do saktësohen në hartimin e projektit), me synim që niveli i autostradës të mbahet ai i gjendjes ekzistuese sot.

Problemet me trafikun
Nga vrojtimet e bëra dhe monitorimi i trafikut në segmentin e Zogut të Zi lëvizin rreth 56,000 – 58,000 mjete vajtje ardhje në ditë, ku bllokimi trafikut është pothuaj i përditshëm, duke krijuar vargje të gjatë mjetesh në të dy drejtimet e lëvizjes, deri përtej pikës së karburantit. Fakti që është miratuar një studim urbanistik për zonës veriore të Tiranës, duke eleminuar stacionin e udhëtarëve dhe ndërtimin ne vend te tij një bulevard, më bën të këmbëngul në variantin e propozuar vite më parë, duke e përmirësuar atë me përfshirjen në të edhe të transportit hekurudhor të udhëtarëve, ndërkohë që transportin e mallrave mund ta lëmë në Vorë ose aty ku hekurudha kalon për në Minierën e Valiasit, një pozicion i pranueshëm, vend ku po merr formë një zonë industriale.
Ndërtimi i viaduktit do thithi trafikun që shkon e vjen nga zona Veri-Lindore rreth 90% të trafikut të parashikuar, për vetë faktin se rreth 10% e tij, mund të mos ndjekë variantin e ri por atë të vjetër. Mbi këtë bazë për vitin 2015 kemi parashikuar se do lëvizin rreth 40,000 mjete dhe në vitin 2020 rreth 46,000 mjete, një trafik i konsiderueshëm dhe plotësisht i përballueshëm nga autostrada (viadukti). Ky devijim trafiku do lirojë atë të “Zogut të Zi” i cili mund të përballojë trafikun e parashikuar prej 51,000 mjete në 24 ore në vitin 2020. Spostimi i këtij trafiku në variantin e propozuar, do sjellë edhe një përmirësim rrënjësor të nivelit të ndotjes nga gazrat e mjeteve në qytetin e Kamzës, Institutin Bujqësor dhe veçanërisht në zonën më të ndotur të Tiranës ate të Zogut të Zi, në masën mbi 50%. Realizimi i këtij varianti do sjellë një shkurtim të ndjeshëm të bllokimit të mjeteve dhe rritjes së shpejtësisë së lëvizjes në segmentin Kamëz – Zogu Zi në 40-50 km/orë, ndërkohë në atë të viaduktit 60-90 km/orë, që do të thotë se 10 km e saj, do të përshkohen për të paktën 10 minuta, pra vetëkuptohet kursimi në kohë dhe karburant, llogari të cilat mund ti bëjë çdo drejtues mjeti dhe s’është nevoja ta bëj unë.

 

Tabelë 1

 

Varianti që propozohet do këtë keto parametra nga pikëpamja e gjatësisë:

  1. Gjatësia e autostradës (viaduktit) deri në takimin me rrugën egzistuese Kamëz – Fushë Krujë L1~=10 km.
  2. Gjatësia e linjës hekurudhore Tiranë – aeroporti “Nënë Tereza” L2~= 13.8 km.
  3. Gjatësia e linjës hekurudhore Tiranë – Vorë ~= 20.6 km.
  4. Gjatësia e linjës hekurudhore Tiranë – Prezë ~= 17.5 km.

Linjat ekzistuese kanë gjatësi si më poshtë:

1.1                 Ruga Tiranë – Pika takimit me variantin e ri L11= 11.3 km

2.2           Linja hekurudhore Tiranë – Vorë L22= 17.5 km

3.3           Linja hekurudhore Tiranë – Prezë (takimi me variantin e ri) L33= 23.7 km

 

Pra rezulton që:

  1. Varianti i ri i rrugës është rreth 0.3 km, më e shkurtër se varianti ekzistues.
  2. Varianti ri i linjës hekurudhore Tiranë – Vorë, është më e gjatë për rreth 3.5 km, se varianti vjetër.
  3. Varianti i ri i linjës hekurudhore Tiranë – Prezë (takimi me variantin e vjetër që shkon për Prezë) është më e shkurtër për rreth 6 km

 

Tabelë 2

 

  1. Stacioni trenit në fund të bulevardit

Vlera e përafërt e ndërtimit të këtij segmenti dhe efektiviteti ekonomik i tij

Nga disa të dhëna në ndërtimin e viadukteve dhe rrugëve (autostrada) të shoqëruara me hekurudha vlera e ndërtimit të një km, shkon rreth 8.5 – 10 milion euro/km (në llogaritje e kam marrë 10 milion euro), megjithatë vlera e saktë do të përcaktohet me hartimin e projektit të ndërtimit nga specialistë përkatës të fushës. Siç shihet nga vizatimet, viadukti në takimin me rrugën ekzistuese Kamëz – Fushë Krujë është paraqitur dhe stacioni i porteve për hyrjen dhe daljen në të, që do të thotë se kalimi në të do të duhet të jetë me pagesë.

Të ardhurat nga vënia në shfrytëzim e autostradës (viaduktit)

Për përcaktimin e vlerës së pagesës në këtë viadukt është marrë për bazë pagesat që bëhen në autostradat italiane, të cilat variojn nga 0.06417 – 0.15601 euro për km, në vartësi të karakteristikave të mjetit. Mbështetur në inventarin e mjeteve dhe variantit të propozuar nga studio Italiane, pagesën për mjet në një kalim e kam marr 0.078 euro/km, ose 0.78 euro për distancë 10 km të autostradës, ose 110 lek të reja. Duke marre si bazë nisje të pagesës, vënia në shfrytëzim të viaduktit pas dy vjetësh, e kam parashikuar që në këtë segment do lëvizin jo më pak se 39,000 mjete në 24 orë vajtje-ardhje (ku është hequr trafiku që vjen nga Peshkopia e Burreli i cili do marrë rrugën e Arbrit) Tiranë – zona Veri-Lindore, do kemi këtë efekt ekonomik: 39,000×0.78=30,420 euro në ditë, që do të thotë     11,1 milion euro në vit, të ardhura gjithsej.

Kosto e përafërt e ndërtimit:

  1. Duke marrë si të mirëqenë që 1 km viadukt deri në km 8, ku devijon hekurudha do kushtojë:

8km x 10milion euro/km=80 milion euro.

  1. 2 km autostradë (bashkë me portat) x 2.8 milion euro/km = 5.6 milion euro
  2. 11.7 km linjë hekurudhore, (peroni, stacioni i udhëtarëve në aeroport, trekëndëshi hekurudhor, 3 deri në 4 mbikalimet ose nënkalimet dhe vlera e shpronësimeve) me një vlerë prej rreth  65.5 milion euro.

-Sa më sipër, vlera e plotë e përafërt e ndërtimit të viaduktit (variantit të ri i plotë), do jetë: 80+5.6+65.5=151.1 milion euro.

Mbi bazën e këtyre llogaritjeve të përafërta, vetëshlyerja e këtij objekti arrihet në rreth 14 vjet, vetëm nga të ardhurat e mjeteve që duhet të lëvizin në autostradë. Nëse me të ardhurat gjithsej do përballohen edhe të gjitha shpenzimet për shfrytëzim dhe mirëmbajtjen e këtij segmenti, vetëshlyerja e këtij investimi arrihet në rreth 30 vjet. Megjithatë këtë vlerësim duhet ta bëjnë specialistët e fushës.

 

 

Share This Article
14 Comments
  • Horrat politikane shqiptare kane detyrim personal vjedhje e xhvatje lekure te popullit sylesh (sipas atyre) . Une mendoj si qytetar i atij qyteti si vend-lindja ime dhe pse ne mergim do isha qe stacioni i trenit te rindertohej po aty ne te majte ose te djathte te zgjatimit te Bulevardit deri tek lumi ne prespektive te lidhej me Unazen e madhe ne te dy anet e lumit te Tiranes , ndertimi i nendheshem i stacionit te trenit me dy apo plus trase qe te lidheshin direkt dhe me Aeropotin , mbi kete kanal te mbuluar te jetesohet Bulevardi i ardhshem ,( Bulevardet e Parisit nen vehte kane linjat e Metrove) . ky eshte mendimi im si njeri i thjeshte jo specialist dhe pse e di qe fushat e lira te dikurshme anes se hekurudhes jane zaptuar kundra ligjit dhe pronareve reale nga te ardhurit qe ulerijne sot kapeni hajdutin .

    • Vendimmarrja e ngritjes së një qyteti tjetër brenda qytetit të Tiranës, zbatimi i së cilës filloi dje me Bulevardin e ri është gabim historik që e çon vendin në një rrugë pa krye e duhet anuluar nesër.

      Asnjë nga ideatorët apo klientët e ngjeshjes së Tiranës me ndërtime në kufij të skajshëm nuk mund ta trajtojnë territorin e Tiranës totalisht të shkëputur nga zhvillimi i pjesës tjetër të vendit. Këtu fillon gabimi më i madh zhvillimor , por dhe ligjor. Sipas ligjit për planifikimin e territorit një plan rregullues i kryeqytetit të vendit duhet të ketë një vlerësim strategjik mjedisor e social (VSM), ku argumentimi i impaktit të planit rregullues në pjesë të tjera të territorit të vendit është detyrim. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë rresht të VSM-së për planin rregullues të Tiranës, miratuar tinëzisht në prag- krishtlindje të vitit të kaluar. Edhe në fjalimet apo komentet e Bashës apo Berishës me rastin e fillimit të zbatimit të planit të Bulevardit të ri, flitet vetëm për Tiranën “evropiane”. Nuk dihet me ç’kryeqytet të Evropës e krahasojnë këta Tiranën, ku në 0.15% të territorit të vendit jeton 25 % e popullsisë e që plani Berisha-Basha e çon në 30%, duke përqendruar kështu në përmasa edhe më të mëdha në këtë hapësirë resurset financiare e humane të gjithë vendit, që në planin afatgjatë prodhon inefiçence ekonomike shoqëruar me probleme të mëdha sociale, si dhe duke shtuar ndotjen e ajrit (sot është në kufirin e ajrit të rrezikshëm për jetën) në nivelet e qytetit të pabanueshëm . Në qytetet evropiane standardi i dendësisë për km2 është 3-4 mijë banorë për km2. Tirana ka sot 15,000 banorë për km2 dhe me Planin Rregullues të Tiranës, që parashikon të ndërtojë pallate për të strehuar dhe 400,000 banorë të tjerë arrin në nivelin 25,000 banorë për km2, që mund ta klasifikoj të parin kryeqytet në botë për nga treguesi i dendësisë së popullsisë. Kjo politikë urbane për Tiranën jo vetëm që asfikson Tiranën, por atrofizon dhe Shqipërinë. Jehona e mijëra të punësuarve të rinj në Tiranë si rrjedhojë e 20 katshve që klientët e ndërtimit presin të fillojnë të ndërtojnë edhe pse mijëra apartamente janë të pashituara do të krijojë një valë të re të të ç’vendosurve nga rajone të tjera të vendit, duke krijuar bathore të reja përqark Tiranës së madhe. Banorë nga rajone të tjera të vendit, duke parë oportunitete punësimi në Tiranë nga Plani Rregullues, filluar me ndërtimin në Bulevardin e ri të Tiranës dhe mungesë oportunitetesh në vendbanimet aktuale, shoqëruar me politika të tjera favorizuese për banorët e Tiranës, si ajo e kredive me interesa të ulëta për të rinjtë në kryeqytet, apo çiftet e reja që vendosen në kryeqytet etj., nuk do hezitojnë të braktisin territoret e tyre. Joshja me punësime masive në Tiranë në këtë periudhë krize mund të prodhoj edhe efekte më të forta negative. Praktikat botërore, por dhe në Shqipëri në këto 20 vite tregojnë se për të ardhurit në qendrat e mëdha urbane nuk ka më kthim prapa e si rrjedhojë do të lindin bathore të reja. Mund të ndodhë që për një pjesë oportunitetet e krijuara të bëhen realitet, por ajo që është e sigurt në planin afatgjatë është që papunësia do shtohet, balancat e zhvillimit do çakordohen dhe zhvillimi kaotik do të mbetet. Rezultantja e pritshme është një Shqipëri e tkurrur në fukarallëkun permanent në një Tiranë të ndotur. Tash është mundësia për tu ulur seriozisht në tavolinë dhe për të hartuar Planin e Përgjithshëm Kombëtar, për të siguruar dhe një konsensus të gjerë e që më në fund anija Shqiptare të ketë një busull. Pasi ky plan të përfundoj, po me konsensus të gjerë duhet futur punës për planin rregullues të Tiranës. Deri sa të arrihet në këtë fazë asnjëri nuk do kundërshtonte sikur në vend të bulevardit të ri të ndërtohej një park i ri.

      • Ore po ky Paloka, gagaç i Salës. U be ky te thote “Ju kepus qafen???”
        Une sa e dëgjova thashë ky hëngri m.. edhe po vazhdon që të hajë më shumë. Banorët e trenit do ja vënë hunë. Ti mor ditëzi, robot i Saliut s’vlen as të të vësh në rol të lustraxhiut.

  • Vetem Tirana mbetet i vetmi kryeqytet ne bote , pa stazion treni. O saluli ,te shkretet ne, obobo, se c’ na zuri !!!

  • po si nuk thate nje gje per lulin mor te mjere? Sot eshte dita e fundit qe kjo gazete duhet te merret me pd-ne..nga neser duhet te merreni me ramen..se po u moret me pd do beheni si fari balliu

  • Hekurudha ka cuar perpara shoqerin ,kurse tek ne ky transport eshte lene i braktisur keto
    23-vjet.Ne vendin tone c’do gje po behet shtrember nga keta pusht etare qe vetem vjedhin.

  • Eksperienca boterore ka vertetuar se atje ku jane ne pushtet hajdutet vendi nuk bene prokopi.Ajo qe duhet te bejne shqiptaret eshte te mos presin si ne 23 Qershor.Te ngrihen sa here kuptojne qe ne pushtet jane hajdutet me cizme te tipit Salush.
    Pse qytetaret e Tiranes te lejojne qe Luli te vendos si te doje per qytetin ku jetojne e punojne .Po u jap nje shembull. Qyteti i Livornos (It) ne vitet 1982 nisi punimet per modernizimin e qyteti per ta bere me funksjonal .Per hartimin e projektit u ndoq nje procedur qe nuk mbeti banor pa shprehur mendimin e tij.Me pas specialistet paraqiten ate qe donte komuniteti e banoret e Livornos. Kryebashkiaku u kosultua dhe me specialiste te tjere dhe hodhi firmen .Cte keqe ka qe dhe kaqolet tane te ndjekin kete metode ????? Eshte ajo qe thash me larte . Pune te mire ka hajduti por nuk bene pune te pastert .

  • Bravo luli bej pallate por beji nga 50 kate .dhe mos ler cep pa ber. merja shpirtin atij populli qe jeton ne tiran e qe mendojn qe e femijet e tyre te kalojne jeten aty ne tiran qe ska per tu mar vesh çar esht .si ka mundesi qytetaret e tiranes rin e mbajn sehir nje luli qe po shkatron te arthmen e femijeve te tyre .

  • A e dini se si me duket ky Basha,si nje njeri i matufepsur,qe fryhet si gjel ,qe nese i jepet mundesia,fillon te genjeje dhe te kendoje ,qe nga mengjezi deri ne darke.Kur del ne ekran,duket tamam,porsi nje gjel i krekosur,qe kerkon nga te gjthe ata qe e shohin, te degjojne kengen e tij.Por me thoni o vellezer ,se a mund te shihet e degjohet ky delenxhi i kamufluar,cdo dite, qe nga me ngjezi deri ne darke per bemat e tij dhe te atyre qe i qendrojne rrotull.Perpiqet ky floke lepiri,si vic i porsapjelle me fytyre si ajo e diktatorit,te na mbushe mendjen neve ,me budallalleqet e tij dhe brockullat e pafund.Kush te doje le ta degjoje.Kush te doje le ta besoje.Kush te doje le ta doje.Por nje gje mos harroni,se kariera e tij artificiiale,ashtu sic erdhi,shume shpejt do te venitet dhe me pas do te shuhet e do te humbase pa nam e nishan,se bashku me disa fryresa ,si ai Paloka e kompani,qe i qendrojne rrotull.Perse te mos beje ,ky palok,palo rrugaci,rolin e te fortit ,sepse akoma nuk ka rene ne ndonje hundelesh dhe te tille ka shume,qe tja vere kufirin tek thana dhe ti tregoje vendin.Kam besim se edhe kjo se shpejti do te ndodhi.Drejtesia popullore do te veje ne vend,pa anashkaluar kedo qe e ka shperfillur ,neperkembur dhe perdhosur kete drejtesi

  • Keta jo vetem qe s’denjuan ta lexojne mesazhin e forte mohues qe moren ne 23 qershor por vazhdojne me arogance te bejne njesoj sic kane bere deri me sot pa u turbulluar fare.Nxitimi per tu thene njerezve pa ju thare akoma boja ne duar,se gabuat ne votime duke u bere pragmatiste,ritja ne shkalle siperore e hipokrizize dhe perbuzjes pothuaj hapur ndaj masave popullore,rendja per te bere kauza me rivarime,vetetojne dhe njehere se sa i mencur dhe largpames ishte verdikti popullor i qershorit ashtu sikur tha dhe do te thote akoma me fort sot se sa e domosdoshme eshte ndeshkimi ligjor i kesaj bande maafioze te rezikshme anti kombetare dhe anti popullore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *