Ervin Salianji të premten në Prokurori, nën hetim për kallëzim të rremë

DITA Online

Lulzim Basha dhe Ervin Salianji janë thirrur të premten për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kryetari i PD do pyetet për dosjen “Xhisiela”, ndërsa deputeti Salianji për çështjen “Babale”.

Mbrëmjen e kaluar deputeti Salianji publikoi një videopërgjim të Fredi Alizotit, në të cilën implikon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Mësohet se Salianji do pyetet nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Vendimi i Prokurorisë vjen një ditë pas publikimit nga Salianji të videos së Fredi Alizotit, i cili pretendon se është marrë me forcë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen “Babale”.

Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Por, si Policia e Shtetit ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit.

 

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Jo vetem ky ne burg por edhe dy musketieret e tjere, qe na dilnin 6 here ne dite neper tv. E bashke me ta edhe skenaristin e regjizorin lulush. E mos u cuditni nga te llapurit e manjanit , qe ben me turp e faqe te zeze prokurorine, se ai eshte per turp e faqe zi sa here qe del ne publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *