Identifikohet autori i masakrës në Mat

Ornela

Identifikohet autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit ku u vranë dy punonjës të bashkisë e një tjetër u plagos.

Policia po kërkon autorin e ngjarjes, shtetasin Kujtim Koxha i cili është arratisur nga vendngjarja.

Kujtim Koxha ka qëlluar me armë zjarri drejt një tavoline në një lokal të vogël në fshatin Shëlli të Matit ku punonjësit e bashkisë kishin shkuar për të hapur një rrugë.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë çuar autorin drejt kësaj ngjarje kriminale.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *