Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes policia ka kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli, Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna armësh.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B.
o.j/dita
