DITA-Shënim
Edi Rama, shefi i qeverisë shqiptare, sapo ka hedhur hapin e parë të aksionit të tij, ndoshta më të rëndësishëm dhe njëkohësisht më të rrezikshëm politik dhe administrativ, zhvendosjen e lojrave të fatit dhe zbatimin e ligjit të miratuar nga shumica socialiste.
Është pa dyshim njëra ndër ndërmarrjet më të forta të qeverisë, e cila, nëse do te ketë të njëjtën ecuri si është menduar, do të jetë njëkohësisht edhe fundi i marrëzisë, të asaj gjendje kaotike dhe penglënëse që la pas vetes qeveria Berisha.
Përse është kaq i rëndësishëm zbatimi i ligjit të ri, në kundërshtim të të cilit u vendos e gjithë opozita, që nga shefi i saj politik dhe deri tek shefi faktik, u mobilizuan njëri pas tjetrit grupe të renditura pranë saj, duke dashur të formojnë një kordon mbrojtës, duke harruar se, për ditë të tëra ata u bënë gjysëm denoncues dhe përkrahës të hapur të mbajtjes së ligjit të vjetër, i cili, , as më shumë e as më pak, ishte streha ku mbështetej e gjithë industria e lojrave të fatit dhe vendosja e tij në vetëm pak duar, të cilat, në kohë të ndryshme, nuk ishin asgjë tjetër veçse gropat që kishte hapur ligji berishian për krijimin e fushës dhe hapësirës se livadhisjes së lojrave tyre.
Aksioni i qeverisë, i cili duhet përkrahur publikisht dhe duhet mbështetur fort, në radhë të parë ka të bëjë me zbatimin e një ligji tejet aktual, i bazuar ne përvojat e shumë vendeve që kanë kaluar nëpër faza të tilla zhvillimore. Duke qenë një ligj, i cili rregullon tregun, duke i mëshuar faktit se, çdo biznes i licensuar në këtë fushë, me ligjin e ri ka një kontroll shumë të detajuar, pikërisht prej ligjit të ri, i cili u miratua si një gjë e domosdoshme dhe në kohën kur gjërat kanë marrë një zhvillim tjetër.
Çfarë e trazon opozitën e tashme me këtë ligj?
Megjithëse ajo nuk ishte pjesë e miratimit të tij, sepse po bridhte hoteleve në krijimin e një kuvendi paralel, por të pa bereqtshëm, për shumë; ditë me rradhë ajo ngriti stekën për të goditur qeverinë në qëndrimin e saj ndaj lojrave të fatit. Tymnaja e përhapur, jo rastësisht, kishte të bënte mbi të gjitha me ruajtjen e domenit të saj mbi këtë industri, me krijimin e një lëvizje përçmuese dhe goditëse, ndonëse ishte në dijeni se qeveria po përgatitej për këtë aksion të jashtëzakonshëm.
Opozita tani ndodhet jashtë domenit të saj, por e ndjen se do të goditet pikërisht njëra ndër krijesat e fuqishme të saj, nga, prej shumë kohësh vilte te ardhurat e saj dhe prej të cilave kishte përfituar shuma të mëdha financiare. Miratimi i ligjit të ri, pikërisht në këtë kohë e vendos atë edhe një here jashtë rrjedhave dhe po ashtu, jashtë benifiteve.
Do të jetë e natyrshme për një opozitë babaliste, edhe kësaj here është e tillë, që pas vendimit të qeverisë dhe aksionit të saj, te përpiqet të hedhe mjegullën e zakonshme të një politike të prapshtë se, pas këtij aksioni qëndrojnë interesa klienteliste, por e vërteta është se kësaj here, punëve mund tu shkohet deri në fund.
Ata që do të përfitojnë nga ky ligj do të jenë edhe familjet e zakonshme shqiptare, nga jeta e të cilëve do të largohet një shembulltyrë e pazakontë, e cila ishte bërë pjesë e shumë problemeve familjare.
Në të gjithë botën ka lojra të fatit. Por ata realizohen përmes një ligji dhe kontrolli të fuqishëm financiar, në asnjë rast ata nuk mund të jenë si një vatër infeksioni, duke qenë pikërisht jashtë kontrollit. Pikërisht këtë hendek mes një ligji të mangët nga qeveria Berisha dhe deficitit financiar tani e mbulon ligji i ri, kundër të cilit, që tani janë hedhur edhe një herë falangat e sulmit opozitar.
Në fund të fundit, sa më shumë të ketë agresivitet nga opozita ndaj këtij ligji dhe sidomos zbatimit të tij, aq më domethënës është zbatimi i tij.
Industria e lojrave të fatit, duke përfituar nga mungesa e një ligji të saktë, të zbatueshëm dhe real, ishte bërë dhe vazhdon të jetë një ndër barrat mbi kurrizin e qytetarit të zakonshëm, por përmes tyre po krijohej miti i një të forti ndryshe, i cili, duke kapur pikërisht mangësitë e lëna qëllimisht në ligjin e vjetër, po bëheshin jo vetëm edhe më të fuqishëm, duke qenë jashtë kontrollit, por edhe skenë e ardhshme e një politike financiare jashtë kontrollit.
Një industri e shpërndarë në të gjithë cepat e vendit, pa asnjë kriter dhe jashtë kontrollit të detyrueshëm financiar, po krijonte dalngadalë, por ngulmueshëm, rrjetin e saj, ajo po bëhej qendra e një biznesi, i cili, jo vetëm po bëhej shoqërisht i rrezikshëm, por edhe gangrenë e një rrjedhje financiare, që, në një mënyrë ose në një tjetër, rëndonte dhe vazhdon të rëndojë mbi jetën e përditshme.
Lojrat e fatit, të shpërndara kështu si sot dhe të kapura kështu si sot, nga një dorë të fortësh, kishin kohë që ishin në objektivin e qeverisë, rrëzimi i të cilave nuk mund të bëhej pa një ligj të ri, aktual, një ligj të fuqishëm, zbatimi i të cilit kërkon pjesën e shumë strukturave.
Edi Rama mori përsipër zbatimin e një ligji dhe aksioni ndër më të rëndësishmit në jetën e tij politike. Është edhe më i rrezikshmi, sepse kundër tij nuk do të jetë vetëm opozita e çartallosur, por edhe grupime e klane të fuqishme, interesat e të cilëve do të preken deri në rrënjë.
Por, nëse e bën të pranishëm një ligj që vetë e miratoi, do te bëjë njërën ndër gjërat me ta fuqishme të karrierës së tij politike.

Po ju iken truri fare. Po ju vjen fundi dhe nga tmerri nuk dini se cfare te shkruani. Po clidhje ka opozita me liojrat e fatit? Ku e kundershtoi ajo ligjin per lojrat e fatit? Ku dhe kur ka bere nje deklarate per kundershtimin e ketij ligji, pervecse kur ka thene qe Rama u ka krijuar lehtesira fiskale. Ky nuk eshte fundi i marrezise por, nese vertet do te ndodhe gje, do te jete fundi i “fundit te marrezise” te Sajme bandes e nisur para pese vjetesh. Cberi Rama ne 5 vjet? Vetem sa i shtoi dhe i forcoi bizneset e lojrave te fatit.
Kjo qe po ben Rama eshte vetem nje diversion nga skandalet e fabrikimit te provave per te shpetuar bythen e vellait te trakantit Agron,- Geron Xhafa dhe si rrjedhoje edhe bythen e vet, te Taulantit, te Veliut, te Arta Markut dhe te qenve gardiane te aleances se qelbesirave sic eshte portali juaj dhe ai i Mjero bajges. Rames i duhet nje levizje e forte ne momentin me te dobet te tij ne pese vite te vjedhjeve dhe baderdise se pasurise se shqiptareve. Natyrisht edhe ju keni ngrene kocka nga kasaphana rilindase dhe natyrisht qe editoriale te tilla jane ne sherbim te kockave te tjera, ndaj beni mire ate qe dini te beni lehjen dhe bytheliperijen.
Mendoj se z.Rama me qeverine e tij po merr vendimin me te drejte ne keto kohet e fundit duke zhvendosur lojrat e fatit ne periferi dhe ne te njejten kohe duke shpetuar mjaft familje nga ky kurth pa fund.Pergezime dhe po keshtu vazhdofte dhe me Vetingun dhe ngritjen e strukturave urgjent pasi shqiptaret nuk kane me kohe te humbin pas Babaleve te opozites e cila po ben estrade qe eshte per te qeshur dhe per te qare.
Fundi i marrezise perfundoi ne marrezi.Do perendia qe ky te jete fillimi i mencurise se qeverise..Po u spraps dhe kete here Rama te bleje nje makine per te qepur kullaro
ZOTERINJ te Dites.Punen e mire tuajenshtu si une edhe shume shqiptare e vleresojme shume edhe per materjalet e kesaj fushe.Por ky shenimi duhet.te ishte me i plote.Pjesa me e madhe e ketyre masave per kufizimin e lojrave te.fatit u vendos te mereshin para.shume kohesh por me nje nderhyrje parlamentare te nje grupi deputetesh nga mazhoranca u shty padrejtesisht megjithese ishte zotim i fishates
Dje deputetet e Ps u justifikuan se na detyroi LSI.e cila ka shume faje per.te.shlyer por jo 100% per kete shtyrje qe kryesisht ishte e.deputeteve te ps.Pse nuk bene autokritike e mbajten pergjegjesi dje ne parlament.keta.deputete.e.deputetevica por lepiheshin para kamerave njesoj si macja qe ka.vjedhur kosin.Ne rast se Edi nuk ndihet per kete atehere ai eshte inisiatori dhe macet nuk kane faj.Mendoj se.kjo eshte nje teme edhe tuaja.si media.
MARRSH VETEM NJE NE CDO DHJETE URIME TE …..
… nenave, badhkeshorteve, bijeve e bijave, motrare te viktimave te kesaj murtaje rrenimtare o Kryeministri i Shqiperise qe duam !
Jam i sigurte se pas tri vjetesh do te marresh edhe votat e vete viktimave te kumarit pa dallim feje, krahine, ideje, partie !
Falenderoj edhe Krye – Imamin e Shqiperise per perkrahjen e kesaj nisme shpetimtare per mijera familje e vete viktimave te bixhozit!
Shpresoj se atij do ti bashkohet dhe Arkipeshkvi i Kishes Katolike si dhe lideret e fese ortofokse dhe Bektashijve te Shqiperise me Baba Mondin ne krye nese nuk e kane bere akoma !
Sent: Tuesday July 31, 2018 at 4:21 PM
From: “Alban Dega”
JO SHQIPERISE DEMOKAZINO !
– Stop lojerave vrastare te fatit . !
– Profecia e Shefqet Verlacit
– Hallall gjiri i nenes Z. President !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Presidenti i Shqiperise Zoti Ilir Meta nuk dekretoi nje ligj ala demokazino te qeverise shqiptare .
Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Presidenti Ilir Meta !
Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
Stop !
Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
Stop !
Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
Pse ?
Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet ! Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu !
Vitin e trete bie ne pikiate!
Pervec femrave kishte filluar te pinte ! I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
– Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
– Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
Eshte djalli vet …
Larg nesh !
Stop Shqiperise demokazino !
RAMA, KOKAINA DHE JETA MIZERJE KU JETOJME.
BRAVO DITA ! JU LUMTE !
Cdo dite e me shume po beheni jo vetem Dita por edhe Drita e mbaresise se shqiptareve dhe Atdheut tone hyjnor !
E vetmja gazete qe beni kete kryeartikull ose artkull redaksional per nje epidemi sociale, psikologjike, ekonomike, financiare e familjare qe eshte kthyer ne nje kancer per qindra mijera shqiptare jo vetem me Shqiperi, por edhe ne Diaspore!
Faleminderit botuesve Dabulla bij te Arta Mendjeartes, bilbilit te shqipen, anglushtes … politikes e diplomacise shqiptare, Senatore e Perjetshme e Shqiptareve ne altarin e kujteses se tyre
Hallall gjiri nenes ju, Kryeredaktorit Adrian Thano dhe analisteve te shkelqyer
1- Viktor Mslaj – rralle e permalle, Sulsbergeri i analizes shqiptare !
2- Bedri Islami – birit te Lulit te Vocer e burrit te madh e nip i Gjylbegeve qe vaditen lirine e Shqiperise me gjak qe nuk u shkoi kot, pasi lane mbrapa nje trashegimtar qe vetem ua larton nderin dhe vepren,
3- Xhevdet Shehun e talentuar e guximtar qe mbetet gjithnje i ri me risite e analizave dhe intervistave fantastike e mesazheve te medha per shqiptaret kudo!
Nuk e beri guximtar dhjetori 90… Ishte guximtar i mehershem me shume shkrime i ide qe e bene “ Zerin e Rinise” dhe “ Shkenca e Jeta “ gazeten me te lexuar jo vetem nga rinia….Nuk ishte guxim i vogel i tij dhe Remzi Lanit qe me 1987 te botonin shenimin e shkurter timin “Nje Mik i madh i nje populli te vogel- Wodrow Vilson !” qe u be objekt diskitimi deri ne Plenumin e KQ te BRPSH-se, as “Diskoteken e Xha Thanasit ( Laskes ) “ ne Hardford te Conecticut, te mbushur me plot te rinje e te reja si drita amerikane ….
Keep going !
Gjithnje perpara si gazeta me e lexuar e komentuar ne Shqiperi bashke me Temen e Mero Bazes !
Ju lumte !
Ky ligj duhet te hynte ne fuqi qe perpara disa vitesh kur filloi askohe dhe aksioni “fundi i marrezise” por u shty me dy vjet nga LSI, ne ate kohe pjese e mozhorances qeverisese, pasi i prekeshin drejtperdrejt lidhjet e saj me kete biznes fitimprures.
O Sahanlepires o je i marre o te vret llastiku i brekeve.Kjo industri kriminale eshte ngritur nga pd-ja dhe kelyshet e saj per ti hequr skalpin e kokes popullit idiot shqiptar,Ti e di por te intereson te llapesh e jargavitesh se do tju priten miliardat qe i vidhnit ketij populli injorant.Je kokra e legenit qe merr ne mbrojtje kete industri te felliqur te krimit ose je direkt njeri prej funderrinave qe e kane kete industri.
shikoj shume komente qe jane me sfond politik ..jo ky ..jo ai etj.
Le te na paraqitet nje studim me shifra per kete biznes…real, pra I paanshem qe te gjykojme.
Ne gjithe boten luhet me lloto, bixhoz, llotari etj. eshte ves por dhe defrim. Shteti ka per detyre ta kontrolloj dhe te zvogeloj demet sociale,…
Me luften kunder vesit nuk merret Qeveria por fetaret, OJF, Shkolla edhe mediat e tj.
Eshte rezik qe te çvendoset ne klandestinitet nga bandat qe deri me sot ishin te perfshira dhe Qeveria nuk I perjashtoi.
Per ata qe brohorasin them se Qeveria ka te tjera detyra si kryesore..e per to merr voten.
Nje vendim mese i domozdoshem -mbrodhesie.
Mjaft ti “sahanlepiresi vertete”! Kjo eshte vertet nje nga me te domozdoshmet ligje, nxjerre-Kazinote-qe po hane te gjelle vendin tone.
Faleminderit vendim marrezve, per ndalimin apo kontrollin e Kazinove,qe vertet vendin rrezikojne
Dhimbia e madhe popull.