A po e përkëdhelim shumë Greqinë?

Leda Hysa

Nga Guri Shyti

“Por të mashtrosh një popull të tërë, me seri, me ditë të tëra dhe më së shumti ndjekësit e tu, ata që të besojnw, që kanë shpresë te ty dhe ti motivosh për të bërë rrëmujë një vend duke provokuar incidente kjo është kriminale dhe për këtë nuk shpëton dot ligjërisht. Ky është një krim i rëndë”. (Nga një editorial i gazetës DITA, dt. 8.10.2018)

U bënë shumë vite që po përflitet, gati çdo ditë dhe në çdo organ shtypi, i ashtuquajturi “Pakti shqiptaro-grek mbi detin”.

Shumë specialistë, patriotë të këtij vendi, e stigmatizuan atë pakt të nënshkruar në mënyrën më të paturpshme nga qeveria e kaluar pëdëiste. Si përfundim Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë si një paçavure e nëshkruar nga tradhtarë të kombit. Por kjo nuk e ndali qeverinë greke të vazhdojë pazaret edhe me qeverinë socialiste, pazare që, në mënyrën më të pakuptimtë, vazhdojnë prej vitesh, në fshehtësi të plotë, gjë që të bën të mendosh se po zhvillohet një lojë e pistë në dëm të hapësirave detare shqiptare.

Që të bindemi për këtë mjafton t’i përgjigjemi pyetjes së thjeshtë: Kush e ka ngritur këtë problem? Dhe përgjigja është gjithaq e thjeshtë: Qeveria greke. Në këto kushte çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot i lind e drejta të ngrejë zërin dhe të kërkojë llogari nga qeveria jonë se, pse qeveria greke po këmbëngul kaq shumë në këtë çështje? A mos po e bën sepse i vjen keq për Shqipërinë dhe kërkon t’i falë ndonjë copë det? Natyrisht që as e ka bërë dhe as e ka shkuar nëpër mend një gjë të tillë. Qeveria greke kërkon të zhvatë nga hapësirat detare, naftëmbajtëse shqiptare për të plotësuar orekset e veta ekspansioniste. Kushdo ka të drejtë të kërkojë llogari: Pse qeveritë tona, pavarësisht nga ngjyrosja, e pranojnë këtë pazar të qelbur? Secila prej tyre, në mënyrën më të turpshme, u ka hyrë këtyre pazareve vetëm që Greqia t’u japë votën për t’u futur në Europë, dhe pastaj këtë ta shfrytëzojnë në zgjedhje për të fituar ndonjë votë më shumë dhe të qëndrojnë në pushtet më gjatë.

Me që ra fjala për Europën, mendoj se na është bërë një lloj fiksimi hyrja në të, a thua se nuk jemi në Europë. Duke parë zhvillimet e fundit europiane, mendoj se nuk duhet të ushqejmë aq shumë iluzione. Mjafton të përmend deklaratat e fundit të qeveritarëve italianë. Kësht zv. kryeministri italian Di Maio deklaroi se BE ka edhe gjashtë muaj jetë, po kështu edhe kërcënimi i kreut të “Lidhjes së Veriut”, Salvini, gjatë takimit të këtyre ditëve me kreun e ekstremit të djathtë francez Le Pen. Pa folur pastaj për prirjet e shumë vendeve për të dalë nga BE.

Qeveria Rama nuk ka thënë asnjëherë që ne nuk do t’i japim Greqisë asnjë metër katror det, por ka thënë se pakti i ri do të jetë shumë më i mirë nga ai i qeverisë Berisha. Kjo do të thotë se Greqia, gjithsesi, do të marrë sipërfaqe nga ajo e detit tonë e njohur ndërkombëtarisht.

Për të zbuluar lojën e pistë që po bëhet, mjafton të shtrohet pyetja: Pse duhet t’i hyhej që në fillim kësaj pune, kur gjithçka ka qenë e përcaktuar shumë kohë më parë dhe ka qenë e njohur nga gjithë bota? Ose një pyetje tjetër edhe më pikante: Pse qeveria greke, derisa e ka pasur këtë problem, nuk ia kërkoi ndonjëherë Enver Hoxhës t’i falte një copë det? Dhe përgjigjet janë fare të thjeshta: Sepse në atë kohë “kishte çeçua biçak”, ndërsa tani grekët po përkëdhelen dhe, si të tillë, u është rritur oreksi të bëjnë shantazh me votën për të na pranuar në Europë. A nuk bënë të njëjtën gjë me Maqedoninë? Me pretekstin e pengimit të Rusisë për të mos u përhapur në Ballkan, po bëhen pazare në dëm të vendeve të tjera ballkanike dhe në favor të Greqisë. Ndërkohë që Greqia, si një shtet larg të qenit laik, është shpirtërisht më i lidhur me Rusinë, sesa me vendet e tjera të Europës, gjë që e vërteton dhe lajmi i fundit mbi ftesën që presidenti rus i ka bërë kryeministrit grek për të vizituar Rusinë.

Që qeveria greke nuk është e sinqertë në bisedimet me atë shqiptare duket edhe nga aqsa kanë dalë në media. Kështu, përshembull, ndonëse ka premtuar se do të heqë ligjin idiot të luftës me Shqipëinë, nuk ka bërë asnjë përçapje; ndërkohë që një popullsi të gjithë, siç janë ish-banorët autoktonë të Çamërisë, nuk i njeh fare, duke shtrembëruar të vërtetat historike dhe gjeografike me pretekstin absurd se “kanë qenë të lidhur me nazistët”. Përveç këtyre, nga deklaratat sporadike të politikanëve grekë del se ata nuk njohin as kufijtë tokësorë të Shqipërisë dhe këtë e vërteton fakti që Greqia ka rreth dy divizione përballë kufijve tanë, ndërkohë që ne nuk kemi asnjë kompani. Gjoja jemi edhe vende anëtarë të NATO-s(!). Këto janë fakte që shqetësojnë çdo patriot shqiptar, por jo politikanët tanë.

Opozita e sotme, duke qenë vetë e zhytur deri në fyt në llumin e tradhtisë, nuk e ngre dot zërin dhe bashkë me të t’u bëjë thirrje njerëzve të ngrihen për mbrojtjen e kufijve shtetërorë nga zhbërja, por ka zgjedhur rrugën e sajesave të pështira ala babale. Pikërisht për mbrojtjen e kufijve dhe paprekshmërinë e tyre duhet të ngrihen njerëzit të protestojnë dhe të kërkojnë doemos transparencë lidhur me bisedimet e fshehta, pastaj edhe mosprekjen e detit shqiptar. Mjaft na mashtruat zotërinj politikanë. Po kapërdijmë shumë nga mashtrimet tuaja, ndërsa për këtë që po bëni me “Marrëveshjen për Detin” nuk do t’ju falim, natyrisht me votë, duke braktisur kutitë e votimit, pasi mungon një organizim për rrugë të tjera më rradikale.

Z. Rama! Mjaft na torolisët kokën me hidhepritet me një dështak në politikë si Basha, të cilat neve njerëzve të thjeshtë të këtij vendi nuk na hyjnë në punë, dilni dhe thojuni zgjedhësve të PS-së, por edhe gjithë popullit, hapur, pa fshehur asgjë, se për çfarë po bisedohet me Greqinë, cili është qëllimi i atyre bisedimeve dhe cili do të jetë rezultati konkret. Pastaj nuk do të ishte keq që, ashtu siç u bë në Maqedoni për emrin, edhe tek ne të bëhej një referendum lidhur me bisedimet tuaja të fshehta.

Share This Article
17 Comments
  • Pse kemi gje mundesi tjeter???!!!

    Per se kohe duam.beeeeeeeeee, duhet te ulim breket sa here na e kerkon greqia.

    • Arben e drejte. Por e verteta eshte se shqiptaret duan BEne por nuk duan BEne per tju diktuar kufijte.
      Asnje shqiptar nuk enderin te japi detin, apo Jugun per Greqine qe te shkojme ne BE.
      Keto jane manipulime te tradhetareve politikane, ata e perdorin BEne per te justifikuar tradhetine, pazaret me koncesionet, dhe vjedhjet masive te pasurive natyrore te shqiptareve.
      Dmth le ti vjedhin te gjitha, naften, detin, lumenjte, portin, minierat, metalurgjikun, energjine, te mos lene asgje per shqiptaret se do na jape buke BE.
      Vjedhin borxhet e BE dhe te FMN dhe paguajne shqiptaret.
      Po duhet te japim detin thone pastaj se na merr me sy te keq BE.
      Kjo eshte llogjika e perallave qe u tregoje femijeve kur ishin te vegjel qe ti genjeje kur e donte puna
      Keshtu mashtrohen shqiptaret.

      • Keto muhabete nuk s’nuk jane mashtrime me te cilat shtyjme ditet.
        Perse mendon se maqedonasit nuk votuan ne referendum, madje as shqipetaret.
        Evropa ka lene greqine pergjegjes ne zonen tone dhe duhet tja mbajme mire greqise.
        u varrosen me mijera ushtare greke ne jugun e shqiperise, qe ne fund te fundit vdiqen me arme ne dore, duke luftuar dhe sic ndodhi qe u vrane ashtu edhe kane vrare, le ti merrnin kockat e tyre.

        asnje fjale e jo me varr per civilet cam u ekzekutuan te paarmatosur ne pragjet e shtepive te tyre.

        KJO ESHTE TE VESH DUART NE KOKE.

      • Edhe fakti qe be dhe fmn u japin borxhe pa kufij dhe pa hessp eshte tregues i asaj qe greqia eshte dora e perendimit ne ballkan, gjithe te tjeret dihet te “kungohen”
        tek greku.

  • O shoku, e ke nisur per se prapthi.
    Qeveria greke cdo kohe dhe sekonde pretendon te vije deri ne Vlore.
    Varret dhe sinoret jua ngriti Berisha, Ramiu dhe Merozoi Baze.
    Pse e paska fajin qeveria e greke kur eshte qeveria e shqiptareve qe shet trojet shqiptare?
    Ju nuk keni kurajon te akuzoni hapur Ramen per tradhetar, por beni si ata dashnoret e zhgenjyer nga Greqia.
    Rama tradhetari eshte njelloj si Berisha.
    Perse Berisha u cilesua tradhetar dhe Rama jo?
    Ketu nuk behet fjale tjesht per “perkedhelje”, ky eshte term teper qesharak. Behet fjale per tradheti te hapur, e cila duhet denuar si e tille.

  • i një mëndje me mirelin!!
    nuk ka asnjë faj qeveria greke!!gjithkush kërkon të fitojë për vete!ata nuk e tradhëtojnë popullin e tyre!për të vetmen arsye se populli i tyre nuk ua fal!!sepse populli i tyre nuk u a fal jo me votë por as me plumb!!kocen e kanë kërcënuar,dhe kërcënimet atje nuk janë si këtu!për të kaluar rradhën,si me qit kanun!atje ta bëjnë gropën!!
    “Në këto kushte çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot i lind e drejta të ngrejë zërin dhe të kërkojë llogari nga qeveria jonë se, pse qeveria greke po këmbëngul kaq shumë në këtë çështje? ”
    nuk e di se sa këmbëngul qeveria greke,por di fare mirë se sa këmbëngulin këta tanët për ta mbaruar sa më shpejtë!!ju dhanë hapsirë të pakufizuar varrezash në një kohë për ato dy që kishte dhënë saliu e quajtën tradhëtar!këta janë po aq patriotë sa mithat frashëri!!
    po ribënjnë lesh e li,marrveshjen e re!duke eleminuar gjykatën kushtetuese si fillim!!ata vetë ramë e dhimitër mushkati,e langojt e tyre agjitprop ulërijnjë kundër 7%metës për mosdhënjen e vizës për shitje!!
    përveç detit kane bërë zgjerimin e teritoreve minoritare dhe kuotat fikse në administratën shtetrore për minoritetin!që është 1’000 herë më e rrezikshme se tradhëtija detare!!
    gurio shyti,pisllëqet babaliste janë lojë e të dyve!janë teatri i të dyve!rama ka të njëjtin faj në këtë teatër të inskenuar tmerrësisht dobët!por duke pasur një popull dement,ai është jashtëzakonisht i thurrur bukur dhe me zgjuarsi!!

  • Zoti Guri . Ti ne parim ke te drejt por harron sjelljet tona ne shekuj per vatanin .Vatani yne eshte bere shume here placke tregu per te kenaqur te tjeret .Nuk dua ta hap thesin para pushtimit Otoman por po sjell qendrimin e “Burrave” shqiptare gjate pushtimit e me pasj .Ka fakte te shkruara e dokumente qe ne si shqiptare asnjeher skemi marr vendime te drejta per kombin dhe teritoret tona .Turku na i bleu mendjen dhe na donte vetem si kobure ne sherbin te tij .Na pelqeu shum vetja ,se jemi te paret te luftojme edhe ndaj njeri tjetrit, se sa te mendonim per token meme. Kemi shitur e ber pazare me te huajt qe te marrim nje post sundues e te kenaqim shijet personale para atyreve kombetrae .Fakte ka aq shume sa dhe ka ngelur ne memorjen e popullit brez pas brezi .Cfare do zoteri per kete nder qe me bere .Azgje madheri .Hiqi ate qe i premtove vellajt .Kush e tradhetonte shqiptarin ,kush spiunonte per te,kush ka shitur troje ,kush ka bere aleanca kunder shqiptarit ? Pergjigjja e thjeshte. Shqiptari kunder shqiptarit . Cka ndodhur e cpo ndodh me Shqiperin e rrudhur. Ajo qe ka ndodhur dhe me pare.Luftuan Rilindasit ne kohen e Perandoris Osmane te shpetomin trojet.Rezultati.U prem dhe u vram se nuk kishim nje mendim .Mendjes i tham pirdhu e trojet fironin . Cfare beri Zogu . Merrni cte doni vetem une te behem Mbret. Cberi Saliu . Det doni ju merreni se i kripur eshte vetem une te sundoj mbi shqiptaret .
    Tani nuk dim cti themi Rames . E shiti apo gjeti rrugen me te mire .Rreth kesaj ka aq shum injorance sa na dalin ,kushdo te hiqet partiot ,se po shitet deti .Une nuk e gjukoj ne kete plan.Shqiperia nuk eshte si ne kohen e turkut apo te Zogut, Enverit,Saliut e Rames .U provua se lapsi i Saliut binte era tradheti .Ky lapsi i ri me Ramen vertitet e vertitet, se kemi folur aq shume, sa nje dite do tja ven dhe atij epitetin tradhetar.
    Ceshtja nuk eshte kaq e thjeshte .Do kopetent te se drejters nderkombetrare e kalemxhinje te zot . Kalemxhiu qe dhe une e njoh eshte i afte sic mund te jet dhe ai grek .Kopetentet e te drejtes detare vijne verdall me fjale e perplasen me njeri tjetrin me varjante te ndryshme qe asnje nuk puqet ne nje pike .Pasha hodhi nje hap . Detyroj shtetin ti futet punes per tu rishikuar . Rishikimi sjell dhe per Pashen mos besim ,bile ai eshte perjashtuar . Arsyet si di as vete Pashaj ose nuk i ka pelqyer angazhimi ne kushtet e pushtetit Rama .
    Cte ket ndodhur kur te dy palet nuk bejne me komente. Ndoshta jane kenaqur me bisedimet para se te shpallin verdiktin .Disa thon qe u shit .Greku fitoj .Disa kembengulin se ska ku te shkoj Rama do te pranoj per hire te objektivave pro Evropjane . Disa thone se nuk kemi humbur .Sejcili ka marr ate qe i takon .Keto alibi qe hidhen duke fajsuar grekun e me pas Ramen ndodhin vetem ne nje vend qe askush nuk ben detyren e tij. Politikanet falsin qesim per kredo politike.Shtypi e Medjat hidhen ne sulm sa e terjkalojne dhe cakun e detyres se tyre . I bejne te gjitha detyrat si me grekun e shqiptarin. Hedhin ne treg cdo argument pa qene kopetent te fushes pekatse .Ngaterrojme historin e nxjerrim ne drite se ne shqiptaret kemi gjithmone te drejt .Te tjeret na i kan fajne e harrojme pisllekun tone qe leviz nen rrogoz.

  • Cfare te beje populli shkrete me pare!?
    Te ngrihet per Concessionet,te ngrihet per PPP-te,te ngrihet per Babalen?Keta e kane shushatur popullin.
    Kur ta kene zgerlaqur fare fare,do vijne grekerit te marrin detin,edhe Himaren gjer ne Vlore,,Varreza do e mbushin shqiperine,varreza greke nga Permeti ne Tepelene,derisa te vendosin kufirin me varreza ku ta duan.Hyni ne BE o Langaraqer,

      • Po, pasi te perseritet dhe njehere Cameria dhe Kosova.
        Shqiptaret jane therrur ose perzene nga toka e tyre, po koqet “patriote” harrojne historine cfare ka ndodhur.

    • asgjë nuk duhet të bëjë populli i “shkretë”!
      shumë,shumë të bashkohet me “pushtuesin”,tradhëtarin në këtë rast,sepse ti kështu e ke të formuar bindjen,dhe ti japim gërkut çfar do!!sigurisht që më pakë se gjermani dhe italiani do të marrë!!
      o dem nuk ka nevojë të ngrihet një herë për konçesionet,një herë për PPP,e njëherë për ABCZH,por të ngrihet për të gjitha! të bashkohet,shëmbullin e ka tek politika,kundër tyre!!
      këta ndyrësira e kanë kuptuar se të bashkuar mund të na rrjepin pa pikën e problemit!!
      ne si popull kujtojmë se këta luftojnë kundër njëri tjetrit,por nuk është ashtu!!ata bëjnë sikur luftojnë!!
      ata bëjnë sikur janë kundër njëri tjetrit,sa për të na vënë në gjumë!!më pas së bashku na rrjepim!
      ne i mbështesim sipas budallallëkut të seicilit!!

  • Berisha kujtoi se ja hodhi Greqise duke i premtuar Marreveshjen e Detit ne kembim te futjes ne Nato te Shqiperise myslimane,te pakten keshtu tha Bushi.
    Nje vend thjesht myslimane pa histori qe ka simbol mbi te gjithe nje plakushe katolike me qellime politike.
    Po ju sikur jini shtet “Laik” dhe me “histori” si kini rene kaq poshte?
    Ne qeverine Berisha u anallua Marreveshja 9 me 0!
    Keto pabesi ndaj Greqise do i paguani shtrenjte,se sa per tradheti nuk kishte se po te kishte nuk do ishte Vetingu me i rendesishem.
    Turqia po e mban peng kete vend sa te zbrazet fare dhe te mbeten vetem pleq ketu.
    Prandaj mendohuni mire se vete thoni qe Turqia na qi……u nenen 500 vjet.

    • Pellazgos e thua bukur. Turqia jua qi u nënat 500 vjet rresht prandaj se hiqni gojë. 500 vjet shkërdhim turku dhe u gdhit grekë e ortodoks. Pak si e çuditshme?
      Nuk të duket dhe ty?
      Zakonisht fëmija merr mbiemrin dhe fenë e babës.
      Shqiptarët ska mund me i shkërdhyer turku, sepse shqiptari, pavarsisht fesë, ti shkërdhen robt nëse e prek në nder.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *