FNSH e Fierit dhe efektivët e Komisariatit të Divjakës kanë kryer një aksion të përbashkët për arrestimin e personave të shpallur në kërkim dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, duke çuar në pranga dy të rinj.
“U ndaluan Dionis Gjini, 25 vjeç, banues në Divjakë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga Nenet 143 dhe 242 të Kodit Penal.
Eris Mëhilli, 28 vjeç, banues në Divjakë. Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal”, njofton policia.
Sipas Bluve të Fierit, Mëhilli është dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me 1 vit e 4 muaj burg.
l.h/ dita

Bravo Policia ! Paska kapur kriminele te rrezikshem.