CNA, portal afër PD, që njihet për qëndrimet kritike ndaj Bashës, kërkon arrestimin e Spartak Brahos për disa deklarata që ka dhënë në intervistën që po botohet prej disa numrash në gazetën DITA.
“Minimalisht ai konsiderohet si person në dijeni për ngjarjen dhe duhet të thirret në prokurori. Kanë prova dhe fakte, të cilat i kanë fshehur për gjithë këto vite, ndaj duhet të arrestohen si persona që kanë penguar drejtësinë, apo që kanë fshehur një krim” – shkruan CNA duke përfshirë edhe deklarimet e fundit të avokatit Ngjela.
Më poshtë pjesë nga editoriali i këtij portali:
“Deputeti Spartak Braho, në një intervistë të dhënë në gazetën “Dita”, ka deklaruar një sërë dokumentesh që hedhin dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri në vitin 1997. Si një politikan në moshë dhe një jurist me përvojë duhet ta dijë se minimalisht ai konsiderohet si person në dijeni për ngjarjen dhe duhet të thirret në prokurori. Të paktën duhet të shkojë në prokurori, duhet të meret në pyetje.
Ashtu siç ndodhi edhe me avokatin Spartak Ngjela një ditë më parë, i cili foli për vrasjen e Artan Santos, për të cilin tha se “U vra për pastrimin e 3 miliard eurove. 3 miliardë euro janë transferuar me pastrim parash nga ajo bankë”.
Këta minimalisht duhet të merren në pyetje si persona që kanë dijeni mbi ngjarje kriminale që kanë tronditur jo pak opinionin publik apo për ngjarje që kanë destabilizuar Shqipërinë. Në qoftë se vërtetë kanë prova dhe fakte, të cilat i kanë fshehur për gjithë këto vite, duhet të arrestohen si persona që kanë penguar drejtësinë, apo që kanë fshehur një krim”.
b.m. / dita

Çfare ka te keqe ne kete kerkese ? Nese ka prova per kriminalizimin e ketyre njerezve, te cilet paskan qene ashtu siç i cileson ai, atehere le t’i dorezoje materialet ne Prokurori. Ngjela po ashtu. Ne te kundert, qe te dy, duhet t’i nenshtrohen “Paketes Antishpifje” te propozuar nga Edi Rama. Mbase me parate qe do te gjobiten, riparohet ndonje çerdhe, apo kopesht.
Saleh Sheqere Karaxhiçi, duhet te paraqitet nja 10000 here ne prokurori per te dorezuar provat per te gjitha akuzat-shpifje qe ka bere ne 28 vjetet e fundit, pra i takon qe deri ne vdekje ta kaloje kohen ne zyrat e prokurorise.
E KERKOJ UNE, PORTALI I POPULLIT!
9fare te keqe kane kete kerkese?
Uau! Cudia e rradhes ne Shqiperi. Per Brahon e dinkan ligjin, ndersa kur Berisha thote se Lazaratin e lejoi ai vete, apo do te ishte snajperi i katert ne zyren e tij, etj.etj. nuk mund te veproje ligji!!! Ikni ore vemje tutje se merzitet edhe djallin me palacolliqet tuaja. Dijeni mire se jeni njerez qe ne vend te trurit keni nje cope mut te Berishes. Po nuk u qerua Berisha nga ai vend, nuk do te hiqet mjegulla qe ju ka mbuluar.
Djallit I duket vetja i pavlere kur sheh Saliun.
te arrestohet menjiher gjithe Celula e quajtur “Portal”
dhe mbyllet me pullen e policise nga pas !
Duhen arrestuar keta qe sot po hapin kutine e Pandores dhe jo ata qe ben qametin ne kete vend!?
Faj ka ai qe nuk e ruajti lopen dhe jo ai qe e vodhi!?
Santua qarkulloi 8.4 milirdë dollarë për 4 vjet dhe këto o Albanezë viktima të politikës i keni në të gjitja web saitet që nga Departamenti Shtetit e kudo….
Ai që Vdiq me Benz…Olldashi……dyshohej nga FBI dhe CIA për blerje të bankonotava të REZERVE FERDERAL BANK në shumën e 25 miliardë Dollarëve pas arrestimeve që u bënë në Itali….dhe këto i keni në portale….!!!
Ça ka këtu…..