Pariku, gjatë periudhës së feudalizmit (shek. IX-XIV) ishte kategori kryesore e popullsisë fshatare të varur.
Parikët ishin të varur së pari prej shtetit bizantin, të cilit i jepnin detyrime në natyrë, të holla dhe shërbime (renta qendrore).
Me zhvillimin e marrëdhënieve feudale, pjesa më e madhe e rentës që nxirrej nga fshatarët, u shkonte feudalëve të veçantë, përveç taksës së tokës që i përkiste shtetit.
Parikët kishin ekonominë e tyre, punonin me mjetet e veta ngastrat që mbanin nga feudali ose entet fetare e për të cilat u jepnin këtyre detyrimet.
Në shumicën e rasteve këto detyrime arrinin një kuotë më të lartë se një të dhjetën e prodhimit.
Për të ndaluar mosdhënien e detyrimeve, shteti mori masa për t’i regjistruar parikët bashkë me tokën dhe për të ndalur largimin e tyre.
b.m. / dita

Cfare lidhje ka shkrimi me siper me keta ne foto?Keta ne foto jane shtetas te perandorise Osmane jo te perandorise Bizantine .Apo futja kot nxirr ca figura ?!
Kapuci i Kuq eshte marre na osmanet nga perandoria bizantine pa e ndryshuar… ata kane marre edhe gjera tjera si muziken shkencen etj. Vecse i kane osmanllanizuat