Loredana Bertè: Borg më bëri të mos dashuroj më askënd tjetër pas tij

DITA Online

Loredana Bertè nuk ka rënë më kurrë në dashuri prej 25 vjetësh, kohë kur njeriu i zemrës do të ndahej prej saj. Historia e dashurisë me ish-bashkëshortin e saj, Bjorn Borg, ishte e veçantë, nga ato që nuk përsëriten kurrë sipas të famshmes së muzikës italiane.

“Unë jam ndershme dhe e pastër”, iu drejtua ajo Maurizio Costanzo-s gjatë intervistës “L’intervista” të enjten e 11 tetorit në pjesën e dytë të mbrëmjes në Canale 5. Këngëtarja gjithashtu foli për motrën, Mia Martini, e cila u nda nga jeta në 1995: “Mua më mungon dëshpërimisht, ndjej keqardhje që nuk i kam thënë sa duhet se e doja”.

Motra e MIA MARTINI 

“Keqardhja ime më e madhe është se nuk e kam pasur afër, nuk e kam përqafuar dhe nuk i kam thënë të dua edhe dhjetë herë më shumë… Nuk e bëra. Mimi ishte e çmendur, bëri gjithçka pa menduar, çfarëdo … nuk është e vërtetë se koha fshin gjithçka, sepse nuk anulon asgjë. E kam atë brenda… kur ajo u nda nga kjo jetë, edhe një pjesë e imja vdiq”.

Martesa me BORG

“U martova sepse thashë, unë i dua fëmijët… unë që zakonisht nuk bëj pyetje, pas 4 vitesh martesë, i thashë atij se ‘isha më mirë në pjesën e të fejuarës, kam qenë i martuar me ty për 4 vjet, dua fëmijë”… ai, bashkë me nënën e tij, tha ‘absolutisht jo. Fëmijët janë të gjakut suedez’… Sot nuk kam rënë më në dashuri, prej 25 vjetësh, as 30 vjeç nuk jam më. Po, unë jam e dëlirë dhe e pastër. Herën e fundit që kam provuar dashurinë, ishte 25 vjet më parë, me Borg”.

Burimi tgcom.it

Përgatiti L.Veizi / DITA

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *