Të burgosurit me iPhone e kanabis në qeli, SHKB kontrolle në burgje

Ornela

Rastet kur brenda qelive zbulohen sende të jashtëligjshme, nuk janë të panjohura në burgjet e vendit tonë.

Kështu në sajë të kontrolleve të ushtruara dje në disa institucione të vuajtjes së dënimit, në një qeli në burgun e Peqin, në dhomën e të dënuarit me inicialet A.D., u gjet një sasi kanabisi.

Burime nga Ministria e Drejtësisë bënë me dije se këtij shtetasi iu gjetën 3 doza me kanabis, të cilat thuhet se i shpërndante në burg.

Një tjetër kontroll është kryer në burgun e Vaqarit, pas informacioneve se të paraburgosurit D.R. dhe S.K. mbanin një telefon celular. Nga kontrolli i dhomës së tyre u konstatua i fshehur në njërin nga krevatet një aparat celular model iPhone.

I paraburgosuri S.K., i cili ishte dhe prezent gjatë kontrollit pranoi autorësinë e këtij celulari.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje do të intensifikojë punën operative për zbulimin dhe kapjen e sendeve të ndalura në burgje në funksion të forcimit të sigurisë së brendshme në këto institucione.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *