Shtohen lindjet me operacion

Ornela

Një në pesë bebe një vjen në jetë me operacion dhe jo me lindje natyrale. Sipas statistikave, nga viti 2000 deri më sot, lindjet çezariane janë trefishuar në nivel global.

Të dhënat që janë publikuara në revistën ‘Lancet’, janë bazuar në studimet e kryera 169 vende të botës. Ka rezultuar se sot 35.3 % e lindjeve janë pikërisht me operacion, kundrejt 12 % që ishin para viteve 2000.

Vendet nordike janë ato që aplikojnë ende në limitet e duhura sipas mjekëve, në 10-15 % të rasteve, pikërisht siç vlerësohet nga mjekësia pra, kur nëna ose fëmija është në rrezik.

Ndërsa vendet që kanë arritur në rreth 60 % janë Republika Domenikane, Brazili dhe Turqia.

Sipas mjekëve, shkaqet e kësaj tendence, ku lindja si proces natyral po mënjanohet gjithnjë e më tepër, janë disa.

Shpesh mjekët e rinj tentojnë të evitojnë lindjet natyrale. Sipas njërit prej autorëve të studimit Gerard Visser, u duhet kushtuar më tepër vëmendje grave që lindjen natyrale ta përjetojnë pa frikë dhe të kenë më tepër mbështetje mjekësore.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Hej popll ,
    ktheni njiher kokat pas .
    Cfar jeni duke ba nji kshtu .
    Jeni duke ju largu Natyres se bukur e te omel ,
    asaj rreshqitje Biblike nga barku e dalje ne jete .
    Pranej e po bahen brezat gjithmon e ma indiferent nda dashurise vertete ,ndjenjes se vertete ,qe shoqerohet ne cdo rast me ato dhimbje te omla e s’po kan asnji fije
    Empatie vs Jetes .
    Lereni natyren ne elasticitetin e saj te ndjej dhimbje e kenaqsi .

  • Lindjet cezare jan biznes ne menyren ma ballore,dore per dore e sy per sy sec mund te mendoje njeriu.Krijohet ideja qe lindja e gruas asht ne veshtiresi e pa mundur te linde ne rruge natyrale.Me justifikime,ngaterrim, kthim mbrapsht apo asht teper e ngusht ne keto raste duhet operacion.Per te mos humbur jeten grueja bashk me femin duhet operuar.Burri kryesori i kesaj pasunie detyrohet ti meshoj lekut vetem e vetem te gezojne jete gruaja bashk me krijesen e vet.
    Cmimi asht i kripun pa hyre ne pazar me gjinekologun,mamin operues.Cmim qe asht vendos mbas 2 – 3 lindjeve te para me operacion.Fjala ka marre dhene.E vue rregull per te tjere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *