V.I.P-at, maskarenjtë që e kanë bërë shqiptarin të urrejë vendin e tij

redaktor

Nga Kristo Zharkalliu

Vitet e fundit dëndur dëgjojmë dhe lexojmë për të ashtuquajturit VIP-at e Tiranës dhe të shqiptarëve kudo në botë. Shumë herë pyesim veten dhe të tjerët se ç’përfaqësojnë këta persona të rëndësishëm (dyshoj në se shumë nga ata që përdorin termin VIP njohin përmbajtjen e këtyre tre shkronja të mëdha!)

Kam vënë re se ky titull u jipet disa tipave që qarkullojnë dhe kapardisen në kryeqytet me automjete të shtrenjta dhe shpenzojnë shuma të mëdha të mëdha pa e ditur as pyetur askush se nga burojnë këto para, ky luks dhe ky qëndrim provokues.

Ja sot lexova në një gazetë tiranëse ankimin e një… këngëtareje që «bërtet» në mikrofon (gjoja është këngëtare moderne si shumë të tjerë) duke ekspozuar pjesët e trupit të saj, në skenë ose në televizion ose në aktivitete të ndryshme, ku ajo ankohej “se sa vështirë na qënka të jesh…VIP!” Dhe nuk e ka fajin ajo se kaq ja pret por ata që e lavdërojnë dhe e financojnë (!) të kapardiset se njeri me rëndësi të veçantë.

Pak ditë më pare u bë një “masakrë” (kështu e përshkruajnë gazetarët tiranas) ku u vra dikush dhe u plagosën dy tre të tjerë. Gjëra të tilla ndodhin dhe në vende të tjera por këtu mësuam gjëra të pabesueshme: Një “këngëtare” na paska dashnor një “biznesmën” i cili për hir të syve të bukur (jo të zërit, të kuptohemi!) të këngëtares kishte shpenzuar dhjetra mijëra euro (jo lekë sigurisht!) dhe ajo si ishte e “natyrshme” ishte bërë dashnore e tij dhe…e “fejuara” e tij.

Ky “biznesmën” VIP ishte vetëm 31 (tridhjetë e një) vjeç dhe paraqitet kaq i pasur sa për një mbrëmje për hatër të këngëtares kishte paguar tridhjetë mijë euro dhe më tej njizet të tjera dhe kështu me radhe (që të mos flasim për makinën e bizhutë që kanë kushtuar kushedi sa mijra të tjjerë!) Asnjeri nuk pyet veten ose dhe të tjerët se si u pasurua ky 31`vjeçar në Shqipërinë e varfër?

Megjithatë edhe ky edhe këngëtarja na qënkeshin VIP-a ashtu si shumë të tjerë të këtij lloji. Me një fjalë është krijuar një “aristokraci” rrugaçësh, mafiozësh, hajdutësh e prostitutash që quhen VIP-a!

Kemi edhe rastin e disa “këngëtarëve”. “Stresi” quhet dikush i cili krekoset se jo vetëm është kapur nga policia duke shkelur rregullat, por i është gjetur drogë dhe armë pa leje dhe kur e çuan në komisariat ky bandill “u arratis” duke mos i hyrë gjëmb në këmbë madje- madje krenohet se ja ka hedhur poilicisë dhe qeverisë meqënëse ai dhe i ati janë të përkëdhelurit e opozitës.  Një tjetër quhet Noizy (Zhurmë, e saktë!) edhe ky është VIP!

Lexova në një gazetë shqiptare për fejesat e pafat të disa femrave të njohura si VIP-e se si të gjitha këto ishin lidhur me burra mafjozë të cilët ose i kanë vrarë ose janë të burgosur ose akoma të zhdukur. Të gjitha këto femra “artiste të njohura”(domethënë VIP-e) i kanë zgjedhur këta mafiozë sepse ata kishin para dhe shpenzonin pa kursim që t’u plotësonin këtyre tekat!

Deformimi i të gjitha parimeve -kapitalizmi nga vetë natyra është një deformim klasor- të të ashtuquajturit kapitalizëm demokratik në Shqipëri ka arritur kulmin e shëmtimit. Çdo gjë mund të bëhet për hir të parasë. Nuk ka nder, nuk ka moral që nuk shitet e blihet në emër të parasë.

Kjo më kujton fjalët e një vajze që kishte ardhur në Athinë në fillim të shëmbjes komuniste. Ishte shumë e bukur dhe plot freski. Dikush i kishte vënë në vesh se po të punonte në ndonjë klub të natës do të bënte shumë shpejt para. Kur më pyeti për një punë të tillë i tërhoqa vëmëndjen se atje nuk bëhen punë të pastra për moralin e një vajze. Ajo m’u përgjigj: “Dhe kush pyet për moralin e vajzave tek ne tani? Dalin para? Kjo ka rëndësi!”

E thashë dhe më sipër se kriminalitet, prostitucion dhe korrupsion ka dhe në vendet e tjera që mburren për demokracinë e tyre, si rrjedhojë nuk është vetëm dukuri shqiptare. Dukuri shqiptare ështe se si lejohet çdo kusar të qarkullojë lirë dhe të kapardiset me paratë që i ka bërë në mënyrë të ndyrë. Si mund të pranohet që një birbo “si derr” të sillet egërsisht ndaj një femre ose të qarkullojë nëpër hotelet më të shtrënjta-akoma dhe jashtë vendit – sepse ka babanë deputet ose minister apo ish minister? Si është e mundur të durohet kur paraqitet në media si “jetë VIP-ash” se si zbaviten në mënyrë të shthurur “fëmijët e të pasurve dhe politikanëve shqiptarë”?

Sa shumë të pasur ka Shqipëria dhe si u pasuruan brenda një kohe të shkurtër këta që paguajnë shuma të shfrenuara që të zbaviten fëmijët e tyre? Apo kur paraqiten mbesa e ish presidentit ose e fejuara e të birit të ish kryeministrit, gjysmë të zhveshura se gjoja na qënkan modele ose blogere? Nuk e kuptojnë të gjithë këta se po bëhen gazi i botës?

Shqipëria është vend i vogël dhe pothuajse të gjithë banorët njihen me njeri tjetrin. Nuk besoj se është e pamundur të kontrollohen njerëzit. Si mund të besojmë diçka të mirë kur të gjithë politikanët, pa përjashtim, janë pasuruar në kurriz të popullit fukara?

Shqiptari e do demokracinë, shqiptari e ka dashur atdheun, por “VIP-at” e kanë trullosur e kanë bërë të urrejë vendin e tij.

Këta “aristokratë-VIP-a” që deri dje qarkullonin me opinga, nuk mund të përfaqësojnë popullin e ndershëm që akoma rron me djersën e ballit. Këta VIP-a qesharakë duhet të demaskohen dhe të paraqiten ashtu si janë lakuriq nga çdo pikpamje: patriotizmin, moralin dhe humanizmin. Besojmë-duam të besojmë- se me VETINGUN në drejtësi edhe këta maskarenj do të gjejnë vendin e tyre në koshin e mbeturinave.

 

Share This Article
14 Comments
  • Shqiperine rrumpalle e mban evropa kurve.

    Kur populli te zgjohet nga gjumi dhe ta kundershtoje, do

    filloj me e shikoj ndonje dite te bardhe me sy.

    • Ky Zharkalliu nuk paska marre vesh qe ne e rrezuam socializmin (qe nga urrejtja e quajme komunizem) se na krijoi “NJERIUN E RI SOCIALIST”,qe rritej,edukohej,punonte,mbronte vendin,krijonte familje te ndershme etj me djersen e ballit dhe respektin per njeriun e punes!
      Atehere njeriu per njeriun ishin vella e moter,qe shkembenin sheqerin,kafen,kripen,shkrepsen,buken etj me njeri tketrin!
      Ndersa tani,qe prume kapitalizmin(por qe per ta zbukuruar i themi demokraci) eshte krijuar “NJERIU I RI KAPITALIST”,qe nuk ka mbi te gjitha moralin dhe punen,por pasurimnin ne rruge te lehta,qejfin pa pune,me femra duke u kapardisur ku te mundin dhe qe perfundimi dihet:
      -Varrezat jane mbushur me shume me keta VIP-a se me pleq e plaka!

  • Bravo e sakt eshte e vertet ,qe jane pasuruar ne Kuriz te popullit(perjashtuar ata te ndershmit )dhe na bejne karshillek ,keta jane ata “Vipa”qe u rrofte paraqitja “se nga Truri bosh.te falenderoj

    • Sundimtaret e ketyre 28 vjeteve e kane privatizuar te gjithe Shqiperine per vete,prandaj une nuk e ndjej se jetoj ne atdheun tim,se tani e tutje nuk me lidh asgje me kete vend pervec varrezave te te pareve!
      Si ta quaj kete vend timin kur nuk kam asnje pasuri,asnje te drejte,kur nuk ka shgtet te me degjoje kur ankohem e te me zgjidhe hallet ligjerisht,por me drejton tek gjykatat e korruptuara qe ta mbyllin ceshtjen pas vdekjes?
      Me mire te ishte i pushtuar ky vend se sa me keta banditet qe kemi patur mbi krye e qe nuk me njohin si qytetar te ketij vendi!
      E per cfare me duhen mua se ne Kushtetute jane vene “LIRITE DHGE TE DREJTAT E NJERIUT”,kur une nuk jam as i lire e as me jep njeri te drejte?!
      Ky eshte shtet fashist,ndaj nuk eshte vendi im!
      Keshtu gjykojne mijra shqiptare qe po braktisin kete vvend per dite,ndersa politikanet mendojne vetem per “TURISTET” e jo per popullin!
      Shikoni se cfare derdellit kryebashkiaku Veliaj:Ka harzhuar miliona per te bere nje shatervan tek Zogu i Zi dhe nje bllok betoni me pasqyra qe nuk ka asnje kuptim per shumicen e njerezve,kur ne brendesi te Tiranes,sidomos ne ish komunat pllakos balta e pluhuri,mizerja,plehrat dhe qente rrugace!

  • Shkrim i bukur ku pasqyrihet realisht realiteti ne shqiperi. Shkrim i rralle ndryshe nga “gazetaret” qe mbushin kot faqet ne shkrime pa permbajtje.
    Kenaqesi z. Zharkalliu

  • “Dhe kush pyet për moralin e vajzave tani? A dalin pará?” – iu përgjigj DHIP-i pyetjes së Kristos, se përse ajo dëshiron të punojë në klub nate…

    Që të bëhesh VIP-e, i nderuar z. Kristo, sot në kohën e demokrasitjes së leshit të parlamentareve duhet ta kesh te pakten…

    (1) BATHN E MAJR si puna e ndonjë drane që del ne koncerte pasi ka trashur buzët me gjylpërë dhe i ka dhënë formë mullaqeve me operacione plastike,

    (2) NJË PALË CAJCA “qigande” për t’u mjelë si ato të lopëve të racës,

    (3) NJË GOXHA PAJDH të madh sa tepsia e rilindjotëve të dobishëm. 😉

  • I nderuar shkrimberes , keshtu eshte kur harbuti behet oxhak thote populli , parate qe vihen me bythe po bythe te lene , me fani per shprehjet por jane nga mencuria e popullit .

  • Zhakelliu e ke bere mire sfilaten e´´vipave injorant dhe te eger te katundit anadollak vicidol-cepan,por ne fund e ke mbyllur si nje flete-rrufe te kohes se hoxhes.
    E kam fjalen,mire qe nuk futesh sadopak thelle si ra ne duar te tyre kjo para e madhe dhe mbi te gjitha ai sundim nga buruan ato,por nuk tregon as rruget si mund te minimizohet ky teater i nje tragjedie te neveriteshme.
    Kane kaluar shume vite kur Rames i dorezuan shqiptaret timonin e gjithe mekanizmit shteteror me premtimin ,qe do te minimizonte dhe atrofizonte fuqine e ketyre lloj vipave.
    Por ajo cfare kemi perjetuar deri tani,eshte qe nje pjese vitale te timonit te pushtetit te tij,ai e ka lene te atrofizohet,gje qe ka bere vip-at e species vicidol-cepan te defrejne dhe perparojne si me pare,si nje kancer malinj ne trupin shqiptar europian.
    Tani me paturpesine me te madh ky kryevezir qe me friken e vet eshte bere pale me banden e vicidol-cepan,thote qe une do ti bej ata te paguajne per shpifjet,(qe dhe nqse arrihet kjo,ata e kane kete nje qime bythe,nga parat e grabitura te vjetra dhe te reja)dhe nuk guxon as me fjale ti tregoje as deren e hapsanes,qe e meritonin tere kohen.
    Ky frikacak i pjerdhur,jo vetem qe nuk vepron me mekanizmat e shtetit por dhe kur i kundervihet me fjale te vakta,do ish me mire te mos shqiptoheshin,se i bejne ata dhe me guximshem,ne vazhdimin e shkaterrimit te ketij vendi.
    Po mbaron viti dhe dylber-kryeveziri,megjithse e ka quajtur si viti i Gjergj Kastriotit,se bashku me hanem-veziren,vazhdon ta mbajne gojen mbyllur per heroin tone te madh.
    Bir rama i netes,cfare te qaj me pare
    kemishen qe ke veshur
    apo ato qe nuk te jane thare.

  • Vipat dhe Rrypat si puna e Kristos.
    Po rrip per Vipat do behesh o Kristo?
    Po shteti? Shtetaret? Politikanet?
    Ku te humbi kjo kategori Vipash?
    Ca mushkonja kengetare e paskan fajin oer gjendjen tragjike te Shqiperise?
    Shqiptaret burrece qe merren me grate.
    Nuk te vjen turp, te harrosh burimin dhe bazen e korrupsionit dhe te pergojosh vajzat e botes i bie te jesh burre kurve, ose bir curve

  • Duhet lexuar e degjuar “everesti”komentues,se flet acik e per se vuajme…Sa Kristos ske ci thua,ky eshte pasioni tij; permes kuvendimit me “gra” thote cdo te thote. Kush te doje ta lexoje. per mua, ani se gjysh, ka pene dhe per gjysha….
    Peshendetie Kristo Zharkalliu dhe me shkruaj nga Zharkanji,ani se po plakesh larg tij.
    Guri Naimit D.

  • Me thoshte gjyshi ne rini
    Dhe per kete lutej e bente be
    Se Zoti qenkeh nje bar
    Dhe populli kope

    Kaluan vite une u rrita
    Harrova fjalet per Zot e fe
    Por nje gje kuptpva mirë
    Qe populli qenkesh kope

    Keto vipat qe pershkruan Zarkaliu fatkeqsisht ndiqen imitohen adhurohen nga rinia dhe nuk perbuzen dhe abandonohen siç so dote ishte e moralshme . Mbase ka te drejte Driteroi me vargjet e mesiperme kur e quan kope poullin. Ndryshe nuk kasesi shpjegohet qe pelqehen disa lloje vipash dhe votohen disa lloje politikaneah

  • Vetem POPULLi nuk eshte KOPE..z.”realisti”a c’je?
    Titulli shkrimit te z.Kristo ZharkAlli ta thote!

    Komenrues “realist” te respektoj per rreferimin e ketij vargezimi,po jo argumentimin.
    Analizoeni filozofisht si’Zoti Qenkesh bar dhe populli kope.
    Pastaj.si ma Quake popullin KOPE…dhe kjo duhet analizu; ska kope pa ‘bari”…
    Populli yne e shte popull me nder e dinjitet Ani se i mungojen ndoshta “barijte”.Kjo do spjegim.

    Dhimbia e madhe popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *