Enver Hoxha përballë Koçi Xoxes

Ornela

Dr. Hakif Bajrami

 

Vijon nga numri i kaluar (Kliko KETU)

Triumfalizmi nuk ka ilaç pas çdo lufte cilado qoftë ajo

Gabimi fillestar i fituesve të Luftës Dytë Botërore Antifashiste Nacionalçlirimtare, pushon në faktin se totalitarizmi, carizmi, mbretëria, fashizmi i përngjan totalitarizmit komunist ekskluziv,  majtist në shumë mese me shumë përgjegjësi kolektive dhe idividuale, kryesisht e bazuar në “dheun” ideologjik. Në këtë shkrim, filozofik politik dhe historik juridik, nuk kemi për qëllim ta shfajësojmë apo akuzojmë pa fakte arkivore askënd, e që ato dokumente janë të përthekuara, të hulumtuara anë e kënd botës. Por, Enver Hoxha me përjashtim të të gjithë majtistëve fitimtarë më 1946, ma i ndrydhuri do të mbetet në histori, sepse mbi gjysma e trojeve të kombit i mbeti në duar të atyre që e kishin lëshuar si premtim se gabimet e Fuqive imperialiste (1918-1941), do të përmirësojmë si ato të Berlinit 1878, Londrës 1913, Versajës 1919. Kështu i rënduar nga premtimet dhe idealizmi fatamorganë, plus lakmia për të qenë burri i parë që bashkon dhe “sundon” e sundohet, nga jo egoja e tij, do të hasë në pengesën e parë në Paris më 1946, duke menduar menjëherë se është në iluzione, se asgjë nuk do të përmirësohet.

***

Kështu, në hapin e parë Enver Hoxha, do të “mësohet” se ruajtja e Shqipërisë (pushtetit) arrihet me forcë solide duke pasur përkrahës përbrenda dhe aleatë përjashta shtetit. Po, në Paris Enver Hoxha do të mësojë se ky personalitet në atë qendër të masonerisë, ishte diçka i veçantë. Ndërsa, lufta dhe populli i tij ishin të një tretmani që nuk  bëhej askujt aq egërsisht, sepse kombi i tij ishte po ai i anatemuari më 1878, 1913, 1919. Kuptohet se aty për aty do t’i kujtohet se çka i kishin thënë përfaqësuesit e ShBA dhe Britanisë në Tiranë në prag të zgjedhjeve të dhjetorit 1945: “ Shtypi duhet të jetë i lirë, të lejohet oponenca politike, ekonomia e tregut garantohet nëse doni të jemi miq’. Ky është çmimi. Natyrisht, në bazë të dokumenteve greku kishte marrë pozitë agresive dhe nxirrte zjarr nga goja në atë aeropag të përsëritur në Paris më 1946. Jugosllavët kishin nxënë pusi dhe e “mbronin të shkretën Shqipëri”, me të vetmin fakt që mos të nxirret çështja e Kosovës sikurse me 1913 dhe 1919. E ata që vrisnin  e kthjellnin ua kishin kujtuar delegatëve të Enverit, Konventën e Lonzanës (1923-Turqi-Greqi për këmbim të popullsisë), kurse titistët rrinin me Konventën Turqi-Jugosllavi 1938 në xhep, dhe mbi të e mbanin një “facoletë të kuqe”, për ta përdorur tri vite më vonë. Maskimi i jugosllavëve në Paris ishte shumë profitbil për nja tri vjet, dhe më 1949  doli tymi “kasollës” përbrenda, duke kurdisur arratisje masive të shqiptarëve nga Shqipëria Bregdetare në atë Kontinetale, dukuri kjo që mbulohej me ‘facoletën e kuqe’ dhe me thikë në gjoks për të gjithë emigrantët, po nuk u bënë agjentë të Dushan Mugoshës, i cli here afër Triestës e herë në Kretë i intervistonte që të kthehen në Tiranë në stilin “Ahmet Zogolli ‘24”.

***

Enver Hoxhës deri sa ishte në Paris (1946), jugosllavët pas shpine ia kurdisën një “teneqexhi”, për t’u vëllazëruar me farkatarin, Tito,  për kah profesionet dhe ideologjia e diktatura e proletariatit. Prandaj me çdo mjet e forcuan Koçi Xoxën, sepse frankofoni (Hoxha) dukej tepër intelektual, madje “aristokrat”, që synon të instalojë ideologji bekatashiane, që do të thoshte  se të gjithë shqiptarët duhet të “vlojnë” nga dituria, si Naimi e Samiu, dhe etja për shkollë e Hasan Prishtinës, aftësia për ta nxjerr diturinë e hollë nga oda kombëtare si At Fishta. Madje ata bastardë (Koçi Xoxe që frekuentonte në Kosovë me Gjoka Pajkoviqin sikur të ishin bineq të Sijamit-hb) do ta përkujtojnë një detal nga arkivi i Millan Stojadiniviqit në vitin 1937, se në Beograd i kemi pesë  studentë shqiptarë, dhe do ta kemi shumë vështirë të i amortizojmë intelektualisht, pra mbetej vetëm shembulli i “atentatit Sarajevës 1914” ndaj Hoxhës dhe shkollat që ishin hapur duheshin të mbyllën. Ja kështu ia mendonin sundimin jugosllavët “vëllait” ideologjik publik të Tiranës, për tri vite (deri më 1948).

Nuk do të vonojë dhe më 1947 Enver Hoxha, do të këmbej letra me Leo Fraindllingun (autorin e publikimit ‘Golgota shqiptare”, Vjenë 1913).Të gjitha letrat e Enverit, do t’i klasifikohen dhe ruhen me kujdes si fotokopje në Beograd. Po, nuk dihet(!!!) kah i ishin plasuar informatat Enverit, për mizoritë ndaj shqiptarëve në Bihor (1942/3) që janë gjenocid më i rendë i serbianëve mbi shqiptarë, se sa ai që ka ndodhur, në Srebrenicë (1995 në besë të OKB). Si na ka treguar personalisht, informatën ia kishte plasuar Enver Hoxhës Qamil Luxha përmes Zekeria Rexhës, kuptohet në besë të shqiptarit. Por, Enveri nuk do të ndalet vetëm me çështjen e Bihorit, por do ta lëvizë duke treguar tragjedinë në Tetovë më 1945, tragjedinë në Drenicë, dhe rrjedhimisht në Tivar, Dubrovnik dhe Trogir (1945). Akuza eksterritoriale e mbështjellë me ideologji është shprehur në librin: Titistët,Tiranë 1982, për çka nuk e di pse nuk është zhveshë çdo gjë. Dhe nuk është zhveshë për faktin se nëse lexohet libri me kujdes prej analizës filozofike historike, del se Enveri kishte aty edhe nja dy-tre ndihmës “ortografikë”.

***

Ideologjinë “armiqësore” në Ballkan e importuan në masën ma të egër rusët dhe bullgarët, të cilën jugosllavët e kishin të konvertuar me kohë në “ërrfi” antishqiptare duke vendosur edhe Diktaturë ushtarake më 8 shkurt 1945 pa asnjë arsye politike e ushtarake, ku pastaj një shqiptar duhej të dënohej i shoqëruar me të gjithë; të gjithë duhej dënuar të izoluar nga njëshi.

Kështu sërish lindi “partia e lumturisë”, koloniale duke krijuar kampe të përqendrimit të cilat u nominuan si kooperativa “bujqësore”, ku vajza e shqiptarit duhej të martohej me djalin e serbit kolonist për të u “trashë” miqësia në mes popujve, ndërsa djali i shqiptarit duhej të martohej me vajzën e sllavit kolonist, për të u krijuar kombi integral homogjen jugosllavë. Kështu filloi edhe epoka  e likuidimit të kundërshtarëve ideologjikë dhe personal, motiv dhe praktikë kjo e njohur nga Revolucioni Francez 1789, edhe në Jugosllavi, por edhe në Shqipëri. Kështu nga Pretenca e Bedri Spahiut del hapur se Anton Arapi dhe Bahri Omari nuk ishte dashur të pushkatohen, por direktiva erdhi nga “Farkatari’  Titoja, te “teneqexhia”, Xoxe dhe faji kuptohet do t’i  mbetet historikisht Enverit.

Enver Hoxha posa erdhi në pushtet kur edhe aprovohet Kushtetuta (1946), nga pozita politike aspiron nivelizimin social të tërë godinës shoqërore me një kolektivizim Bolshevik, të cilin e “njihte” nga librat e “blerta” të Leninit, pa e njohur fare rusishten. Me këtë fakt, shkaktoi  armiqësi brenda shoqërisë e cila në mënyrë perfide  sponsorizohet nga jashtë, me qëllimin ekstrem që Shqipëri mos të ketë fare: (Çerçilli, Ndarja e Ballkanit si prona ndikimi në një pako të cigares ku Shqipëria nuk figuron fare, kuptohet në prani të Stalinit dhe Ruzveltit). Si duket tek të mëdhenjtë nuk janë kuptuar diskonvergjencat sociale me atrofinë nacionale ballkanike.

Po kush ishin shqiptarët për Çerchillin. Kështu socialja në rrafshin politik “filantropik”, e akuzon Enver Hoxhën për shumë padrejtësi fillestare, të cilat janë transferuar në armiqësi të kolektivitetit “kuq” me vuajtjen që ndrydhin botën që po transplantohej në muskujt e Luftës së Ftoftë.

Në këto rrethana, nëse nacionalja “insuficiente”, nuk ka shprehur retorikë për valorizim të ideologjisë  (lexo: Enver Hoxha, Rreziku anglo amerikan për Shqipërinë…), atëherë duhet të nxirret një rrënjë katrore psikologjike se Enveri Hoxha ka jetuar me frikë të “hijeve afër tij”. Këtu shihet se çdo oponentit politik i qorrohet të pamunit dhe tërë realiteti shoqëror, kalon në atë fabulën e Ezopit: “Nëna dhe djali“-Nuk është tragjedi të të kam lindur të verbër, por është tragjedi që po rren dhe po kërcënon”!. Kjo e vërtetë u lakuriqua në shoqërinë shqiptare më egërsisht se kurrë më 1949-1954, kur fiktivisht Tiranës iu kurdisën tri fronte lufte:

1 arratisja e kundërshtarëve ideologjik në Jugosllavi dhe në Greqi;

2 Kurdisja e një qeverie kuislinge në Prizren dhe në Shkup, me kryetar dhe ministri komplete-“Zogolli II”;

  1. Me një qeveri në Nju Jork, që nuk dihej se kur dhe si do të kthehej pasi që Mid-hati ishte në “dializë” të CIA-s (lexo dokumente e deklasifikuara 2017).

Nuk shkruaj si politikan, as si i majtë e as i djathtë duke mbrojtur pazaret ideologjike të ditës për kohën  atëhershme.

Lidhur me librat suficitar për interesa të kombit, nuk mund të alternohen si deficit ndaj kërkesave bie fjala pse shteti njëqindëvjeçar shqiptar sot, nuk ka Enciklopedi kombëtare. Ky realitet e ka ndrydhë realitetin duke i dhuruar përparësi ideologjisë, e cila ka përjashtuar futjen në enciklopedi, e cila nuk do të ishte selektive në asnjë rrethanë, prandaj shumë konstatime këtu duken se janë “rrufe pre qiellit”. Jo, shumë çka kam mësuar në “Leksiogarfski Zavod” ( Enti leksikografik të Zagrebit), ku tuboheshin kokat e ditura dhe flitej hapur e shkencërisht, jo pra për hatër por me fakte arkivore që janë ruajtur me kujdes.

Këtu edhe fillon gjakimi i fajeve që duhet të objektivizohen, për çdo regjim të kaluar në histori. Në këtë drejtim pushteti dhe ideologjia janë transferuar në konkavitet në të gjitha shoqëritë komuniste, diku më tepër e diku më perfidshëm, duke kërkuar prej armiqve jo mendim të njëjtë e “ideologji ma të kuqe se gjaku i Leninit e Stalinit”. Madje në Zagreb është folur e shkruar për krimet e njërit dhe tjetrit me fakte, por botimi sikur mbeti në gjysmë të rrugës, sepse Jugosllavia për fat të Shqiptarëve shkoi në varr pa kthim. Kërkesa që të botohet çdo gjë, i ishte bërë M. Kërlezhës nga PKJ(LKJ?), por shkrimtari i madh kroat kishte thënë: “Enciklopedia është çështje shkencore rreth 98% e ata 2% është a na jepni para, e a na besojnë”. Punën do ta keni të kryer perfekt, por nuk do të ju pëlqejë në prezantim”.

***

Në rastin e Shqipërisë së kuqe, dihet publikisht se populli i ka kënduar Partisë dhe Enverit për 50 vjet. Këndim nga respekti, nga interesi dhe nga frika, pa alternativë sikurse ngjanë edhe sot për shumë pushtetar. Lidhur me këtë, kur na kritikojnë nga jashtë, se “shqiptarët komunistë kanë qenë stalinistë”, shtrohet pyetja, po të ndihmohej vendi i Shqiponjave vetëm 10%  nga ndihmat që i ka marrë Greqia apo Jugosllavia, ajo do të ishte sot një Zvicër e Ballkanit. Ose, pse Britania kishte të drejtë t’ia dhurojë Stalinit shpatën e artë dhe gradën generalisimus, e Shqipëria e cila më 1949/50 që ishte buzë invazionit jugosllav, apo ndarjes së saj me Greqinë (1953) të mos kërkoi ndihmë nga ata që ishin në pozitë të japin. Këtu shtrohet pyetja e mbylljes së vendit të Shqiponjave nga Brenda dhe nga jashtë. Në këtë rrafsh fatamorganë ka ekzistuar filozofia epistimologjike e “lodhjes së kundërshtarëve”, por moslejimin e lëvizjes së lirë brenda, e cila politikë nuk e arsyeton asnjë racionalizëm totalitar ‘shkencor’ filozofik.

Semantika e të gjitha kritikave të figurës së Enver Hoxhës mund të plasohet sot në moton se asgjë “nuk ishte meritore”. Madje, kjo “kritikë” ka shkuar aq larg sa që ia ka kaluar propagandës titiste dhe UDB-ës kriminale, në çdo aspekt. Erozioni i atij sistemi sikur përpiqet të bëjë dallime se në” sistemin e farkëtarit (Titos) “ka qenë më mire”, ndërsa sikur paska qenë më mire të fitonte në Tiranë teneqexhia, Koçi Xoxe  e jo intelektuali Enver, dhe atje dhe këtu do të bëhej më mire, sepse në të dy anët do të kishim terror të njëjtë titist, e ai që ishte enverist, ia ndiejmë peshën më tmerrshëm sepse është “ i yni, made in Albania”, kujtesë për kritikë që sa ishte gjallë ishin sekretar partie e çka jo, e pas vitit 1991 filluan me fraza demokratike, por më 1997 u pa aftësia e tyre, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar. U provua të shkatërrohet Shqipëria, në mënyrë që Kosova të vdesë klinikisht përmes “korridoreve përplasëse të Milloshit dhe Gligorivit”.

Tani kur i kemi shkapërderdhur disa pyetje, shtrohet dilema: a ishte Enveri lojtar ma i madh në vitet 1949-1968, që Perëndimi kurrë nuk ia shtriu dorën si ia shtriu Titos. Këtu disi pushon faji i Enverit, sepse për çdo sulm eventual të UDB-ës, KOS-it,LKJ-ës, CIA, KGB etj. e kuptonte skenarin dhe sulmin,  së pakut nja 30 ditë më pare se sa që ishte planifikuar dhe informuar nga Hesi.

Shkojmë edhe më tej. A ka  pasur Enveri edhe bashkëmendimtarë të tipit Çe Gevara, që ishin informatë shtesë dhe shumë afër kufirit. Përgjigja është kur të dihen 51 përpjekje për atentate në Tiranë, e që nga dokumentet del, PO. Lidhur me këtë, ende nuk është shpjeguar se pse nga inati Enveri e pranoi dhe mbetën dokumente, se i ka “fundosur anijet britanike” (1946) e që nuk ishte e vërtetë fare. Ose si u shpëtua Shqipëria dhe nga kush më 1954/5, duke u pranuar në Paktin e Varshavës dhe në OKB. E vetëm në këto rrethana Enveri mund të ishte avokat i tërë kombit, edhe pse këtë pozitë e ka degraduar shumë rendë duke e kthyer në ideologji eklatante komuniste dhe kritikë të “guximshme” diplomatike, pa matur shumë fjalën dhe kohën. Po e them këtë, që e di se në IST RIVER, të dy blloqet ia kanë pasur frikën diplomacisë Tiranës, që shpërfillte çdo diplomaci majtas e djathtas. Lexoni faktet e mos flisni llafe llotarie: “fitoi, nuk fitoi”.

 

Shqiptarët në frigorifer të ideologjisë sioniste sllavo-komuniste

Shqipëria ishte në kohën e Luftës së Ftoftë, një faktor i bunkerëve që sot janë një relikt i “piramidave faraonike”, por me që janë të kohës së Luftës së Ftoftë, jo për t’ i arsyetuar krijuesit, po e prezantoj një bisedë që e kisha me një francez në Paris më 1976, kur më pyeti për “Bunkerët e Enver Hoxhës”. Dhe, pa menduar fare se francezi, për ndryshe intelektual mund të ishte provokator jugosllav, ose armik i “të kuqëve” i katapultuar për hetime ndaj shqiptarëve kudo, i thash pa frikë e në qetësi: Sa para i keni harxhuar, Ju francezët, për prodhimin, garazhimin dhe mirëmbajtjen e bombave atomike, hidrogjenike dhe termonukleare? U step. Por kërcënueshëm shpërtheu. Mund ta shkatërrojmë Evropën për 20 minuta. Ia plotësova përgjigjën:

Edhe Rusinë? U përgjigj, “E vërtetë”.

E kuptova se nuk ishte projugosllav, ku e kisha hallin dhe frikën. Po i thash Jugosllavia (Kosova) prej kah vij unë, kurrë nuk pushon sa bunkerë nëntokësorë i ka dhe sa kanë kushtuar kur dihet se është futur në borxhe në ma se 85 miliardë dollarë, dhe ju keni miqësi me ta nga koha e Ali bungut?!!!

Mbeti francezi frankofon, për ta lëvizë kokën për disa minuta. Por u përqendrua te burgjet e Enverit në vijim dhe liritë qytetare. Prapë isha i detyruar t` ia kujtojë se sa gjermanë i keni dënuar nëpër zonat e kontrollit (okupimit) 1954. Të dhënat do t` prezantoj me këtë rast dhe këtu.

Enver Hoxha ishte udhëheqësi me pushtet dhe funksionin më të gjatë në historinë shqiptare. Enver Hoxha sipas dokumenteve që i ka krijuar PKSh-PPSh është më meritori për çdo gjë në Shqipëri, në veçanti dhe në trojet shqiptare në përgjithësi. Sipas këtij parimi ai është edhe përgjegjës për çdo gjë që mund të kritikohet, kuptohet me fakte. E ndërtuar kështu, historia e këtij personaliteti deri në kult, nuk mund të cilësohet ndryshe vetëm se një drejtues shteti dhe politike që ka sunduar në emër të Diktaturës së Proletariatit, e që pas vitit 1991, zyrtarisht dhe “shkencërisht”, po cilësohet si diktator, që ka sunduar pa asnjë konkurrencë legale.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Share This Article
36 Comments
  • Aqif !
    Dje të thashë mirupafshim nesër , por, sot unë po shoh se ti je më skandaloz nga ç’mendoja .
    Ti je analfabet në gjuhën shqipe dhe unë , vetëm me intuitë arrita të kuptoj diçka .
    Farkëtari ( kovaçi ) Tito dhe teneqexhiu Koçi Xoxe , sipas teje janë ku-e- ku poshtë intelektualit Enver Hoxha ( ?! ) .
    Aqif , ti je aristokrat nga origjina?
    Titua, Koçi dhe unë që isha samarxhi , përbënim proletariatin . Ne ishim kocka e PK dhe shitësi i cigareve , intelektuali yt Enver , mburrej me ne .
    Aqif , ti ke një padituri skandaloze dhe pse je i tillë ke guximin të dalësh në mexhlis e të dërdëllisësh si e ëma e Zeqos…është humbje kohe muhabeti me ty !
    Nuk e marr vesh DITEN , pse e ul kaq shumë stekën – injorancës s’duhet dhënë hapsirë !

  • Shkrim domethenes per ata qe kane tru. Nuk e di a i lexon keto shkrime Blendi Fevzo budallai. Ai beri nje liber te tere me te pa verteta se Enverit i foli zemra kunder tradhetarit te kombit Esat Pasha, qe Fevzua beri nje vrime ne uje per ta mbrojtur dajon dhe share Enverin…

  • Mediat gjermane dhe as analist e akademik ose historian gjerman nuk shkruajne kaqe shume per Hitlerin sa shkruajme ne shqiptaret nga gjitha trojet etnike shqiptare per Enver Hoxhen sic keto dite shkruan ne vazhdime akademiku dhe historiani nga Kosova per shenimin e 100 vjetorit te vdekjes se diktatorit Enver Hoxha akademik Hakif Bajrami edhepse , boterishte dihet se Hitleri nuk kishte be aq krime mbi popullin e tij gjerman perveq rasteve te izolirana te fshehjes se jevrejve ne bodrumet e shtepive te tyre
    Por , ja qe ne shqiptaret nuk jemi gjerman dhe, ja qe ne shqiptaret ne mungese te fakteve perdorim genjeshtrat , manipulimet etj etj por , perdorim edhe forcen e nji pushtetit kriminal , si argument per ta shitur nje
    ” te vertete ” ku ne prapaskene fshihet ashiqare rehabilitimi i pa shprese i figures se Enver Hoxhes , figure dhe personalitet te ciles vete koha ia nxorri bojen , ia shqeu masken dhe me merite e dergoi ne plehrat e historise , koha e deboi Enver Hoxhen shume me teper se qe mendonin adhuruesit e tij sikur eshte akademiku H.Bajrami sot ose edhe Rexhep Qosiqi dje
    Ndertimi i mbi 700 mij bunkereve ne gjithe teritorin shqiptar me mase betoni dhe hekur ne vlere prej 2.5 miljard $ ishte drejteperdrejte urdher i Titos per ta zbrazur arken e varfer te shtetit shqiptar me qellim qe Shqiperija te behej edhe me shume ekonomikishte e varur dhe te pranonte hyrjen e saje ne kuader te federates jugosllave ” me vullnetin dhe deshiren e saje ” si Republike e 7- te e asaje federat kriminale antishqiptare urdher dhe diktat cilen , Enver Hoxha president i RP te Shqiperise e pranoi me shume deshire dhe entuzijazam sepse , pase realizimit te ketij projekti antishqiptar Enveri do ta kishte kryetar shteti federal prej 7-te republikave federale dhe dy krahinave autonome Kosoven dhe Vojvodinen nen Serbi idhullin e tij ideologjik dhe kryekriminelin sllav Josip Broz Tito

      • Po cfare dallimi kishin regjimet totalitard ty dy protogonisteve dhe drejtueseve te shtetit qe krahasova une dhe qe ty Orteku i Fekenit te paska mbetur hatri
        Qe dy regjimet ishin totalitare provokuan krime , tragjedi njerzore kurse , te dy lideret bene te pamunderen te krijojne per vehten e tyre pushtet apsolut e te perjeteshem
        Ndoshta format dhe rethanat historike te krijimit dhe egzistences se dy regjimeve ndryshojne por , ne esence qe te dy regjimet ishin totalitare , i pari shume i keqe per popullin gjerman dhe i dyti Zi e me Zi per popullin shqiptar

    • O :fery” krrici!
      Si mund ta krahasosh Hitlerin qe shkaktoi botes 50 milion te vrare,Gjermanine dhe Europen te rrenuar komplet me Enver Hoxhen,qe cliroi Shqiperine,ndertoi nje shtet modern me industri,bujqesi,arsim,sghendetesi moderne dhe sot pas 28 vjet kapitalizem akoma me pasurite e Enver Hoxhes po ushqehemi dhe politikanet jane bere miliardere!

      • Njisoje jane feniks , si Hitleri 50 miljon , si Enveri 50 mij ( vetem ne masakren e Tivarit me 1945 ishin 8.000 shqiptar te vrare ) , qe te dy jane kriminel por ,ti ta mbashe Enverin per vehte dhe ruje mire sikur ai prr ty qe u kujdes

  • O KALORËSI, Dr. Hakif Bajrami
    po qortohesh nga kundërSHQIPTAR

    pse po t’rrinë këmbët varur në kali !?!!!

    …Janë trutharë e më HAJVANË edhe se LOPËT
    këta halldupë e pizevengë shqipfolës…

    Ndaj, drejt qëllimeve tuaja, Hakif, ngaje kalin
    n’dash ngadalë n’dash me vrap

    se e ke BEKIMIN e të gjithë shqiptarëve t’vërtetë !!!

  • ENVER HOXHA ESHTE DIKTATORI ME ME SHUME NJOLLA TE ERRTA NE BIOGRAFINE E TIJ

    Qe nga datelindja e tij e fallsifikuar, qe nga tregimet e babait te tij zyrtar qe e cilesonte si nje “djall”,per te vazhduar me dyshimet si fitoi burse mbretnore ne France pa dipllome te shkolles te mesme dhe pa kryer sherbimin e detyruar ushtarak, pikpyetjet si u emerua sekretar ne Ambasaden e Zogut ne Bruksel, jeta tij me Nexhmijen gjate gjithe Luftes ne vilen e kunatit Bahri Omari qe ishte minister i jashtem kuising ne sherbim te gjermaneve, antarsimi i Nexhmijes ne Partine Fashiste, enigma e madhe si shkoi Enveri per kurime ne llixha superlluksoze ne Itali me kunatin e tij Bahri Omari, ne nje kohe qe e ndiqnin fashistet ne Shqypni per veprimtari komuniste, vrasja e Qemal Stafes me pabesi, minat jugosllave ne Kanalin e Korfuzit dhe masakra me ushtaret angleze atje, ekzekutimi i Koci Xoxes dhe e Teme Sejkos, arratisja e Panajot Plakut qe Sigurimi po i masakronte familjen me liber shpie, vrasja apo vetvrasja staliniste e Nako Spirut si e Mehmet Shehut me nje plumb pas koke, bomba e hedhur ne ambasaden sovjetike ne tirane qe pasoi me masakren makaber ndaj deputeteve dhe ekzekutimin e Sabiha kasimatit, burgosja e Musine Kokalarit me tortura te padegjuara, burgosja e Liri Belishoves me nje egersi te papare, kerkesa e Enverit per vize emigrimi me gjithe familjen ne France ne vitin 1957, po te renditesh te gjitha “Njollat e Murme” te biografise se Enverit do te duhen carcafe me teftere dhe letra dhe prape nuk i gjendet fundi.

    KUR DO TE ZBARDHEN NJOLLAT E ERRTA NE BIOGRAFINE E ENVERIT?

    Deri tani asnje Studiues i mirefillte apo Institucion Privat apo Shteteror nuk ka bere mundimin per te hulumtuar me pergjegjesi enigmat qe shoqeruan Enver Hoxhen gjate gjithe jetes se tij nga lindja deri sa vdiq, njollat e errta te biografise se Enverit kane mbetur nje MISTER nje ENIGME per shqyptaret dhe Boten dhe ne vend te zbardhjes se tyre ne media dalin mashtrues fanatike si ky Aqifi prej Kosove apo si Miranda prej Anglie me nje lukuni kalemxhinjsh nga pas si ky gazetari i Nexhmijes, Xhevdet Shehu qe i kendojne papaushim elegji permortore Kumandarit me shume njolla te errta ne biografi, por ajo qe dihet fare sakte per te eshte qe falimentoi ekonomine dhe renoi Vatanin nga injoranca dhe idiotesia ne drejtimin e shtetit dhe i beri shqyptaret si nje fis prej Afrike Zulu ne luften per mbijetese kur uria dhe skamja kishte kapluar Shqypnine.

  • “intelektuali”-t këtu lartë, i përgjigjem kështu:

    O “intelektuali”-KALI !
    Fjalët e tuaja, në komentet që i bën
    nuk janë FJALË, po janë HINGËLLIMA kali,

    o “intelektuali”-KALI i vërtetë, por
    me dukje të NJERIUT !?!!!

    …Këqyru njëherë në pasqyrë, xhanëm
    që të bindesh -se s’je njeri si ti e merr me mend
    po je bash -KALI më dy këmbë !?!

    • o granit përse ndërron pseudonimin mor tru derr??
      a kujto se të rritet vlera??
      atëherë je dy herë budalla!!
      të mjafton??

    • Ka me te vertete nje gabim ne vitin, ja cfare shkruan gazeta Shqip:

      “Frikë nga Mehmet Shehu? CIA: Enver Hoxha aplikoi për vizë franceze në 1954. Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një faksimilje të rrallë të CIA-s. Në dokumentin e deklasifikuar të CIA-s, thuhet se Enver Hoxha ka aplikuar për vizë në ambasadën franceze në vitin 1954. Po përse?”

      Me tej lexoje vete materialin origjinal shume interesant qe eshte mbyllur me 7 dryna ne Arkivat e Shtetit per 70 e kusur vjet me radhe

  • Po te jete niveli i Akademise si Aqifi,akademive i rente zjarri.Thote qe nuk shkruan si politikan,atehere shkruan si rapsod popullor.Urdherin per gjyqin dhe pushkatimin e kunatit Bahri Omari e paska marre prej Teneqexhiut dhe farketarit,dmth,prej Kocit dhe Titos.Po tre atentate para se Bahriu te arrestohej,kush i porositi?Ku ta zhduk dokumentin e arkives per porosine me shkrim qe i jep Nako Spirut vete enver hoxha per te vrare ne atentat Bahri Omarin.?Po fotografine e Bahriut ne podium me krahun e fashuar pas atentatit?
    Po kujtimet e Bedri Spahiut,prokurorit te gjyqit,qe thote se bashke me Koci Xoxen ju luten Enver Hoxhes,qe te falte Bahri Omarin,sepse kishte strehuar ne shtepi te tij Enver Hoxhen???
    Po kur rrinte para kinema “kosoves”dhe si nje horr rrugesh ftonte kalimtaret:-Shkoni,shkoni shiheni Armikun e Popullit!
    Ty or Aqif,as Nexhmija nuk te beson!

  • HAKIK BAJRAMI ME PROMEMORJEN PER ENVERON U DHA NJE MESIM TE MIRE ATYRE SHQIPETAREVE RENEGAT QE E URREJNE ATE.ENVERI SISTEMIN KOMINIST-SOCIALIST NUK E SAJOI VETE.ATE E POLLI GJITHE LINDJA PERFSHI B.SOVJRTIK,KU KONKURONIN DY SISTEMET.
    -DHE JA SITEMI QE NA PRURI PERENDIMI KU NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK,KU 10% RROJNE MIRE E RESTUA VUAN PER BUKEN E GOJRES.NE 3 MILJON SHQIPTAR VETEM 10 VET JANE TE PASUR.KU RAPORTI PAGAVE ISHTE 1/2 DHE TASHME 1/100.DHE KETA TE 100 JANE PASURUAR ME DJERSEN E SHUMUCES.
    -NSE DUHET KRIYIKUAR ENVERI ME PARE DUHET KRITIKUAR STALINI,MAO-CE-DUNI ETJ,NGA KU U UDHEHOQ XHAXHI.
    -ENVERI I BERI BALLE GJITHE NDERHYRHEVE TE JASHTEME DHE KOMLLOTRVE TE BRENDESHME ME NE KRYE K.XOXEN E FRYMRZUAR NGA TITISTET JUGOSLLAV TE CILET EDHE SOT NUK LENE GURE PA LEVIZUR NE DEM TE SHQIPERISE DHE KOSOVES.
    -POR KOSOVARI NDERUAR I JEP NJE MESIM TE MIRE EDHE POPULLIT QE NUK HARRON PUNEN E LUFTEN QE BERI ENVERI PER POPULLIN E TIJ,KU ÇDO DITE NE SHTYPIN PROGRESIVE SHKRUHET PER TE.DHE DO TE SHKRUHET VAZHDIMISHT PERDERISA DO JET GJALLE FEMIJA QE KA LINDUR SOT NE KETE VEND.VETEM ATA QE NUK E NJOHIN HISTORINE,ATA QE NUK DIN TE LEXOJNE SHQIP,ATA QE GDHIHEN E NGRYSEN NE P A B E DHE DISKO,ATA QE ME DASHJE KAN SHPIFUR,VJEDHUR,VRARE,KANE KALUARE NE MENYRE TE PALIGJESHME KUFITIN E FUTUR NE BURG PREJ TIJ,E URREJNE ATE BURR QE NENA E LINDI VETEM NJEHERE.
    -POR ENVERI BERI EDHE GABIME GJAT EPOKES SE TIJ 50 VJEÇARE.
    .KUR U SEMUR DHE VENDIN E DREJTONTE RAMIZI ME NEXHMIEN,KETA ELIMINUAN SHOKET E TIJ TE LUFTES DHE TE PUNES ME NE KRYE STRATEGUN M.SHEHU.
    .PO ASHTU E IZOLOI VENDIN NGA TE GJITHA SHTETET E MEDHA SI BS E KINA. GABIME TE TJERA PER ATE BURRE SHTETI JANE PA VLERE.MALI ME E R Ē NUK RREZOHET.FLM H.BAJRAMI DHE D I T E S QE BOTOJNE TE TILLA SHKRIME.

  • Enver Hoxha kishte mbaruar shkollen e mesme. Nuk kishte kryer falsifikim te dites se lindjes. Sherbimin ushtarak nuk e pat kryer per arsye te ligjit ne fuqi te kohes sipas te cilit çdo djale i vetem nuk duhej te shkonte ushtar. E.Hoxha nuk ka qene punonjes i konsullates te shtetit tone ne Belgjike, por sekretar i konsullit te nderit ne Bruksel, qe ka qene belg. E. Hoxha bursen e fitoi si shume te tjere. Fitimi i burses te detyronte te ndiqje degen qe te kishte dhene shteti e jo ta zgjidhje vete. Nuk ka asnje te dhene qe E.Hoxha te kete shkuar ne Itali ne kohen e luftes. Qendrimi ne shtepine B.Omarit behej per arsye konspirative. Çdo gje qe ka te beje me E.Hoxhen apo me personalitete te tjera te çdo kohe teHistorise te Shqiperise duhet vwertetuar me dokumenta. Kete kerkese te domosdoshme e ka zbatuar dhe autori i shkrimit qe eshte teper interesant.

    • Pershendetje Guri Kamjes,

      Jeni i sakte per cfare shkruani me siper, pervec vajtes ne Itali. Enveri ka qene ne Itali dhe e ka shkruar ne nje nga librat e tij. Ka vajtuar per tu kuruar ne llixhat e Salsomaggiore (vuante nga gjunjet). Ky udhetim ka ndodhur disa muaj pas pushtimit italian. Ne Itali e ka pritur e motra Farija me te shoqin Bahriun te cilet ishin akoma ne Itali dhe nuk ishin zhvendosur ne Shqiperi.

      • SHIKO SE CFARE SHKRUAN PORTALI “SHQIPERIA.COM”:

        “…Pakkush e dinte në vitet e diktaturës se Enver Hoxha nuk kishte shkollë të lartë, veç disa bashkëkohësve dhe shokëve të tij të rinisë. Mënyra si diktatori dhe industria e tij propagandistike operonin në publik, kishin krijuar perceptimin se veç diplomës universitare, Enveri kishte disa kualifikime akademike.

        Përkundër këtij realiteti virtual, në biografinë e parë zyrtare të Hoxhës si sekretar i Parë i KQ të Partisë, botuar në vitin 1946, bëhet me dije se ai “Ka kryer vetëm vitin e parë të studimeve në Universitetin e Monpeliesë në Francë, dega e Shkencave Natyrale, seksioni i botanikës”. Në asnjë rresht tjetër nuk përmendet diplomimi në Francë, por as ndonjë shkollë tjetër. Më shumë se kaq, biografia e parë e Enverit zbulon edhe një anë të errët të shkollimit të tij, si produktet i privilegjeve të regjimit të Zogut. Po me përkujdesjen e këtij të fundit lidhet arsimi në Liceun e Korçës, pas përfundimit të gjysmë Liceut të Gjirokastrës dhe zyrtarisht thuhet se e ka mbaruar Liceun e Korces ne vitin 1930, por deri tani askush nuk e ka pare me sy dipllomen enigmatike, megjithate Enver Hoxha arrin te regjistrohet në Universitetin e Monpeliesë me burse Mbretnore. Po me ndërhyrjen e Zogut, konfirmohet ndërprerja e bursës në Francë…”

        Në të dyja rastet, “Biografia…” nuk shpreh gjë rreth meritave dhe arsyeve me të cilat lidhej përftimi dhe ndërprerja e bursës nga autoritetet shtetërore të kohës. Gjithsesi, aty për herë të parë konfirmohet zyrtarisht që Hoxha nuk kishte diplomë universitare dhe hidhet dyshim per dipllomen e Liceut te Korces, nderkohe qe diplloma e gjysme Liceut te Gjirokastres ka qene deri vone ne Arkivat e Shtetit.

        Po misteret e raporteve të Hoxhës me regjimin e Zogut nuk mbarojnë këtu. Pavarësisht mënyrës si artikulohen ato nga biografishkruesit dhe kalemxhinjte e tij besnikë, paradokset nuk mund të mbulohen deri në fund. Mjafton të kujtojmë përshkrimin e dokumentit të KQ për pjesën e jetëshkrimit të diktatorit pas ndërprerjes “së dhunshme” të bursës në Monpelie. Çuditërisht, ai, studenti i penalizuar që në vitin e parë të universitetit nga regjimi i Zogut, Enver Hoxha emërohet prej Naltmadherise se Tij si konsull i Shqipërisë në Bruksel. Pas një ndëshkimi tjetër aty per shperdorime te fondeve te Ambasades (aspak per materiale komuniste), rikthehet në Atdhe dhe po me kujdesjen e regjimit te Ahmet Zogut fillon punë profesor në Liceun e Korçës, ndërkohë që nuk kishte kryer arsimin e lartë dhe diplloma e shkolles se mesme e plote nuk ishte bere transparente asnjehere.

        Besoj se kam qene i dobishem me informacionin e treguar,

        intelektuali.

    • Mengadale O BOLE fanatike,

      sepse:

      E QITE ENVERIN SI AGJENTI BOLSHEVIK SORGE QE VEPRONTE NE STROFULLEN E ARMIKUT

      Po Nexhmija me karte antarsimi ne Partine Fashiste?

      sepse:

      SIPAS LLOGJIKES TENDE I BIE QE NEXHMIJA TE ISHTE MATA HARI E HITLERIT

      Po si ishte puna e ushtrise se Enverit me ate ligjin per cunat e vetem ne familje, se na ke bo shum me qesh sa na u fry barku.

      Kur Enveri shkoi per gjah ne Divjake me Mehmetin, ky i fundit ja plasi me ciften e tij angleze BAM! dhe vrau ne vend nje derr te madh te eger. Enveri qe kishte fobi per armet qe ne vegjeli ra ne toke nga frika dhe i tha Mehmetit:

      AMAN MOS ME VRIT SE TE JAP C’TE DUASH!

      Mehmeti ja ktheu:

      MOS KI FRIKE SE DI T’I DALLOJ DERRAT E EGER NGA ATA TE BUTE.

      Ishte koha kur Enveri kishte kerkuar vize emigrimi ne ambasaden franceze nga frika se mos Hrushcovi do ta likuidonte si ne vendet e tjera ish komuniste.

  • Ju njohim me intelektualin qe paguhet mbi 150 dollare ora jo si ky intelektuhalja i Esat Pash Tope tanit qe pi kafe 20 cent te hajvanet e Tajvanit

    Kujt i kujtohet intervista e Shqiptaro- amerikani Fillor Çaushaj ne 2014 te gazeta Dita ?
    .
    Edhe pse ishte armik me pushtetin e Enverit ai ishte i ekulibruar
    ………………
    (sekuenca)
    Antikomunisti i arratisur në ’44 që e mësoi shqipen me librat e Enver Hoxhës
    .
    Shqiptaro- amerikani Fillor Çaushaj, 59 vjeç, është doktor me një karrierë të spikatur. Ka një eksperiencë pune 30- vjeçare dhe mban titullin profesor në mbi 70 spitale dhe universitete në mbarë botën. Specialitetet e tij janë kujdesi intensiv ndaj pacientëve në gjendje të rëndë, kirurg i zorrës rektale dhe kirurgji të përgjithshme. Vjen në Shqipëri për herë të parë, por shqipen e ka mësuar në SHBA, ku dhe ka lindur nga dy prindër shqiptarë të emigruar në Amerikë në vitin 1944. Në një intervistë për Tonight Ilva Tare ne Ora News rrëfen si e ka mësuar shqipen dhe çfarë pret nga shqiptarët dhe qeveria e Edi Ramës.

    Shqipen, ku e keni mësuar kaq mirë?

    Nga prindërit. Ata kishin ikur nga Shqipëria kur ishin të rinj, por në shtëpinë tonë gjithmonë gjuha shqip flitej. Çdo revistë, libër shqiptar që ishte shkruar e blinin, e gjenin, e këndonin. Unë besoj se jam i vetmi shqiptar në botë që kam kënduar librin e Enver Hoxhës, “Titistët”, katër herë. Unë e di Koçi Xoxën më mirë se sa Koçi Xoxa.
    .
    Pse vendosi të largohej babai juaj? Në ç’rrethana iku?

    Babai im ka qenë bashkë me Mit’hat Frashërin me organizatën “Balli Kombëtar” dhe kur mbaroi lufta në ’44, nga Shkodra u nisën dhe vajtën në mërgim. Nga Italia në Siri, nga Siria në Amerikë.

  • Profesori dhe historiani Akif Bajrami një personalitet i madh në trajtimin e figurës së Enver Hoxhës me mjete dhe instrumenta të historiografisë moderne,në luftë të hapur me tradhëtarët e Kombit Shqiptar dhe zagarët e agjenturës serbe që kanë punuar dhe punojnë sot e gjithë ditën që Shqipëria dhe populli i saj kudo ku ndodhet të mos ketë histori duke varrosur fillimisht udhëheqësit e botës dhe shtetit Shqiptar.

  • Mengadale O BOLE fanatike,

    sepse:

    E QITE ENVERIN SI AGJENTI BOLSHEVIK SORGE QE VEPRONTE NE STROFULLEN E ARMIKUT

    Po Nexhmija me karte antarsimi ne Partine Fashiste?

    sepse:

    SIPAS LLOGJIKES TENDE I BIE QE NEXHMIJA TE ISHTE MATA HARI E HITLERIT

    Po si ishte puna e ushtrise se Enverit me ate ligjin per cunat e vetem ne familje, se na ke bo shum me qesh sa na u fry barku.

    Kur Enveri shkoi per gjah ne Divjake me Mehmetin, ky i fundit ja plasi me ciften e tij angleze BAM! dhe vrau ne vend nje derr te madh te eger. Enveri qe kishte fobi per armet qe ne vegjeli ra ne toke nga frika dhe i tha Mehmetit:

    AMAN MOS ME VRIT SE TE JAP C’TE DUASH!

    Mehmeti ja ktheu:

    MOS KI FRIKE SE DI T’I DALLOJ DERRAT E EGER NGA ATA TE BUTE.

    Ishte koha kur Enveri kishte kerkuar vize emigrimi ne ambasaden franceze nga frika se mos Hrushcovi do ta likuidonte si ne vendet e tjera ish komuniste.

    • për kokën e kalamajve të lagjes ti je fantastik o nastrokari!!
      të shkrin!!
      ps:e di që është veprim i dobët të tallësh hajdarin me ata që është tallur perëndia,por skam çtë bëj!!është më e fortë se unë!!

  • Z.Intelektual.Vertete thua qe ne shtepine e Bahriut strehohej Enveri me Nexhmijen,por aty bashke me ta eshte strehuar edhe Aliu.Themistokli Pano,djali qe sherbente si gharson ne shtepine e Bahrijes,kryente edhe porosite e Enverit,kujton momentin kur degjon britmen Qerrohu! nga Bahriu,dhe motren e enverit qe del jashte duke qare.Te nesermen djali sheh njerez qe vijne per kontroll ne shtepine e Bariut(te cilet i quan fashiste!) Po ato dite e sheh Bahriun me krahun te fashuar.Kete djalin nuk la fjale pa e share(enveri),kur ngaterroi nje here adresen e leter-porosive te enverit.
    Po te jetonte pas 1944 Bahri Omari,Enver Hoxha do te flinte mbi mina.Ishte personi qe dinte gjithcka per jeten e tij dhe mund te zbardhte te gjitha enigmat e biografise se tij te dyshimte,qe nga LINDJA.Nuk mund te lotonte ne familjet e deshmoreve cdo 5 maj,.

  • analize super partes nga nje shqiptar qe as u denua dhe as u shperblye nga sistemi enverist. Kam thene qe Tito kishte shume pushtet ne Ballkan, po Enveri kishte karizme, ndaj Tito mekaniku donte kovacin sekretar te pare. Ka njerez qe boten e konceptojne si mence dhe atdheun si pjate per te ngrene, por dinjiteti lyp sakrifica. Enveri misheron 45 vjet arritje dhe deshtime, por vetem antishqiptar nuk e etiketon dot. Sa per miqte angloamerikane, kujtohuni ci punuan Berishes ne ’96 per 5 skerbythje te Omonias dhe u cua vendi ne lufte civile, kurse Enveri beri lufte prej verteti ne ’49 dhe s’degradoi ne ’97 e Sales. A nuk qe Sala qe akuzoi Cia-n per destabilizim ne ’97 dhe pse amerikanet mishin ia hengren por kockat ia ruajten duke e risjelle ne 2005 per te perfituar pazare te medha.. Fushata e eger 30 vjecare kunder E.Hoxhes zbulon padashur te verteten historike qe Enveri nuk denjoi te perdoret nga fuqite e medha si palaco oborri, ndaj fushata vazhdon duke perdorur megafonet e shpuar politiksa dhe aguridhet llafazane qe nga Fevziu e deri tek nastradini i web-mejhaneve. Sic nuk behet stan me lepuj, nuk behet as shtet me palaco oborri dhe as historia nuk behet me thashetheme nga qilari i plakes Nurihan, qe priste inglizet dhe ja, kur erdhi me ne fund inglizi i solli nje m..ut qe te haje.

  • Hakif Bajrami, aq sa guxon dhe aq sa mundet, në këtë shkrim këtu, e zbehë dhe e denigron Enver Hoxhën, sigurisht dhe sëpari, sepse tashmë Enver hoxha nuk është i gjallë, si dhe me siguri dhe mbase edhe më së shumti për t’iua bërë qejfin, kundërenveristëve shqipfolës dhe shqipfolësve kundërshqiptar!

    Ndërkaq, GJUHËSISHT, Dr. Hakif Bajrami është aq i dobët sa, unë çuditëm si nuk i vjen turp që ta lëshoj publikisht NJË SHKRUARJE kaq të dobët e kaq mjeranë e, ndërkaq edhe ta paraqes para emrit të vetë, titullin Dr. !?!!!!!!!!!!! …Kurgjë, nuk është IDIOTIZMI i një idioti, çka është e çka qenka IDIOTIZMI i një INTELEKTUALI !?!!!!!!!!!!!!!

  • Nga my shkrim na dalka qe B. Omarin e paska pushkatuar Tito. Ka shume mundesi ose me mire me thene ka gjasa qe Tito as e dinte kush ish B. Omari. Historiani te na tregoje doumentin per te provuar urdherin e Titos, sepse perdorimi i fjalve “ perbuzese “ farketar e teneqexhi mund te kenaqi pasuesit e Hoxhes, por jo historianet e vertete.

  • Po Koçot e 35 viteve te fundit pa Enverin qe shkatrruan çdo vlere shqiptare kur do te paguajne per krimet e ryre para vendit e kombit .

  • Kur them per Enver Hoxhen qe nuk ka shkuar ne Itali, kam parasysh kohen e Luftes qe nuk filloi me 7 prill 1939, por disa vjet me pas.Ne kete date E. Hoxha ka qene ne Korçe si mesues ne Liceun Kombetar ne gjuhen frenge.Me 6 prill 1939 ai ka qene nder profesoret e tjere qe moren pjese ne darken e percjelljes te profesoreve franceze qe do te largoheshin nga Shqiperia. Kete fakt e permend edhe Vedat Kokona ne librin e tij “Kujtime te endura ne tisin e kohes”. Te ben pershtypje ky fakt qe disa qe e bejne Enverin te pashkolle, injorant etj del brenda nje grupi perfaqesues me se te shkolluar. E. Hoxha e ka mbaruar Liceun, pra shkollen e mesme. Nese do te ishte ndryshe nuk mund te regjistrohej ne Montpelier. Lenia e shkolles te larte prej tij, kishte te bente jo me “pazotesi”, por se nuk parapelqente shkencat e natyres. Vijimi i studimeve gjate nje viti e rezultatet e dobeta lidhen me faktin se E.Hoxha shpresponte per ndrimin e deges. Te gjithe bursistet kontrolloheshin nga Shteti shqiptar per frekuentimin e leksioneve e rezultatet e provimeve me anen e disa kujdestareve te posaçem. Rezultatet jo te mira bene qe E.Hoxhes t’i pritej bursa. Asnje çudi nuk ka per ligjin e kohes qe nuk mobilizonte djemte e vetem. Ky ligj vepronte edhe ne rastet e binjakeve ku ushtar shkonte vetem njeri prej tyre. E. Hoxha ka zoteruar politiken shqiptare per 40 vjet. Gabimet e renda apo sukseset e tij do t’i çmoje Historia me gjak e arsye te ftohte.

  • Përgjigje komentit “Guri i Kamjes” këtu sipër !

    “Guri i Kamjës”, unë po ndalem këtu në këtë koment timin duke u bazuar vetëm në dy fjalitë tuaja të fundit të komentit tënd në fjalë:

    “E. Hoxha ka zotëruar politiken shqiptare për 40 vjet. Gabimet e renda apo sukseset e tij do t’i çmoje Historia me gjak e arsye të ftohte”.

    “Guri i kamjes”, Enver Hoxha ka ardhur në krye të Shqipërisë jo më dallavere e më politikë; me politiçka, dhe as me politiçkuçka, sikurse po vinë në krye të Shqipërisë, një pas një, këta POLITIKANTAT shqipfolës, që prej pas vitit 1990, -shkatërrues e vrasës të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar!

    Enver Hoxha ka ardhur në krye të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar MË PUSHKË NË DORË E DUKE LUFTUAR ditë e natë PËR ÇLIRIMIN DHE LIRINË E SHQIPËRISË DHE TË POPULLIT SHQIPTAR !!!

    …Pra, Enver Hoxha ka ardhur në krye të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar me MERITË TË PLOTË dhe, edhe me TË GJITHA MERITAT E MUNDSHME !!!

    Se, Enver Hoxha ka ardhur DENJËSISHT në krye të popullit shqiptar dhe në krye të Shqipërisë, e vërteton më së miri FAKTI; FAKTET dhe dëshmitë e gjalla se, për 45 vjet të qeverisjes së Enver Hoxhës, Enver Hoxha është përkrahur; kurajuar, është stimuluar dhe është DUARTROKITUR FRENETIKISHT -vazhdimisht nga JU; nga populli shqiptar; që don të thotë JU; populli shqiptar, NË ÇDO GJË; bash në çdo gjë e keni përkrahur skajshmërisht Enver Hoxhën; e keni miratuar skajshmërisht, NË ÇDO GJË; e keni kurajuar dhe e keni stimuluar në ÇDO GJË; dhe, asisoj, prandaj, Enver Hoxha, ÇDO GJE që ka bërë, e ka bërë për t’i përmbushur KËRKESAT DHE DËSHIRAT TUAJA; për t’i përmbushur kërkesat dhe dëshirat e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë dhe, ASGJË, tamam ASGJË nuk ka bërë krye në veti e sipas dëshirave të tija !?!

    …Prandaj, nëse Enver Hoxha ka bërë gabime, ndoshta, siç do dëshiroje edhe TI “Guri i Kamjes”, që t’i dhe, edhe aq shumë shqipfolës kundërenveristë, tashmë, dëshironi që t’i ketë bërë Enver Hoxha; atëherë, PRA, ato assesi nuk janë gabime të Enver Hoxhës, po janë GABIME, të lehte apo të rënda -TUAJAT; janë të popullit shqiptar, sepse, vet JU; JU, POPULLI shqiptarë e keni përkrahur, e keni miratuar; e keni kurajuar dhe e keni stimuluar Enver Hoxhën që t’i bënte “GABIMET” që JU ore JO VETËM TË GJORË; ju populli shqiptar, -vetëm pas vitit 1990, bëmat e Enver Hoxhës dhe PUNËT e tij aq të mëdha e aq të MIRA për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, filluat (igurisht, TË NDËRSYER JU nga armiqtë e Enver Hoxhës, të popullit shqiptar dhe tëShipërisë),pra, filluat t’i quani “GABIME” dhe “gabime të rënda të Enver Hoxhës !?!!!

    Kukuuuuuuuuu, si u katandiset dhe ku u katandiset JU; Ti “Guri i Kamjes” dhe populli shqiptar -që prej pas vitit 1990 e deri më sot…, dhe, si e ku e katandiset Shqipërinë, bre -NANËN E NANES… TOKËS që ende po iu mbanë e nuk po iu lëshon !?!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *