Vallja e krimit: Dy vrasje të tjera në Sarandë dhe Shijak

redaktor

Dy ngjarje të rënda janë shënuar mbrëmjen e sotme në Shijak dhe në Sarandë me pasojë dy viktima. Një 28-vjeçar është ekzekutuar në Shijak me armë zjarri ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi. Viktima është shtetasi Festim Lamaj, i cili ka gjetur menjëherë vdekjen si pasojë e plumbave të marrë.

Policia ka bërë rrethimin e akseve kryesore rrugore në zonë por pa mundur dot të identifikojë dhe kapë autorët e kësaj vrasje. Ndërkohë që një sherr mes bashkëfshatarësh për kullotën e tokës i ka marrë jetën 82-vjeçarit Jorgo Kurti. Pas një debati verbal me shtetasin Sokrat Shito, të dy janë grushtuar me njëri tjetrin por më pas Shito ka qëlluar mbi të moshuarin 82 vjeçar duke e lënë të vdekur Kurtin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *