Ndërtimi i Teatrit të Operës në vitin 1970.
Fotografia: Trusti i Teatrit të Operës në Sydney
Që nga hapja e dyerve të saj në vitin 1973, Teatri i Operës është bërë një simbol i Australisë moderne dhe një nga destinacionet kryesore turistike të vendit. Është shtëpia e muzikës, teatrit dhe festivaleve, dhe velat e saj të dashura kanë ripërcaktuar pikëpamjen e qytetit.
Foto 1
Jørn Utzon 38-vjeçar, relativisht ishte një emër i panjohur deri në janar të vitit 1957, kur u thirr si fituesi i një konkursi ndërkombëtar për të dizenjuar një “teatër kombëtar të operës” për Sydney’s Bennelong Point.
Fotograf: Sydney Opera House Trust
Foto 2
Vizioni i Utzon për një ndërtesë skulpturore, të lakuar, e cila do të ngrihej në port në mënyrë radikale, me kube dhe forma drejtkëndëshe të arkitekturës moderniste. Ndërtesa transformoi karrierën e tij, dhe nga ana tjetër, shndërroi imazhin e një kombi të tërë.
Fotograf: Arne Magnussen
Foto 3
Utzon e prezantoi modelin e tij në Sydney Town Hall në vitin 1957. Dyqind e tridhjetë e tre dizajne u futën në garë në 1956-ën.
Fotograf: State Library of NSW
Foto 4
Themelet u hodhën në Bennelong Point. Gadishulli u emërua pas Woollarawarre Bennelong, njeriu i lartë Eora në kohën e mbërritjes së flotës së parë në Australi në 1788.
Fotograf: Sydney Opera House Trust
Foto 5
Më shumë se 1 milion suedezë morën pjesë për të bërë tjegulla për mbulimin e strukturës.
Fotograf: Leo Davis/Sydney Opera House Trust
Foto 6
Vlerësimi i kostos fillestare ishte 7 milion dollarë. Ajo shkoi në 102 milion dollarë, të paguar kryesisht nga një lotari shtetërore.
Fotograf: Sydney Opera House Trust
Foto 7
Kur Orkestra Simfonike e Sydney-it është në skenë në sallën e koncerteve, temperatura duhet të jetë 22.5°C për të siguruar që instrumentet të qëndrojnë në një vijë melodike. Temperatura dhe lagështia janë kritike për instrumentet muzikore.
Fotograf: Leo Davis/Sydney Opera House Trust
Foto 8
Teatri i Operës u hap nga Mbretëresha në 20 tetor 1973.
Fotograf: Leo Davis/Sydney Opera House Trust
Foto 9
Dame Joan Sutherland pas shfaqjes së lamtumirës më 2 tetor 1990.
Fotograf: Opera Australia
Foto 10
Utzon në 1967. Ai u nda nga jeta nga ataku kardiak në 2008 në moshën 90-vjeçare.
Fotograf: Scanpix Denmark/Reuters
Foto 11
Aksesi i automjeteve dhe puna për sigurinë e këmbësorëve në 2015. Më shumë se 8.2 milionë njerëz vizitojnë vendin çdo vit, me afro 1,800 shfaqje të ndjekura nga më shumë se 1.45 milionë besnikë të operës.
Fotograf: Jack Atley/Sydney Opera House Trust
Foto 12
Teatri i Operës ftohet nga uji i detit shfrytëzuar nga porti. Uji qarkullon nëpër 35km tuba, duke nxitur ngrohjen dhe ajrin e kondicionuar.
Fotograf: Alamy
Foto 13
Baleti australian paraqet “The Dream”, punën trefishe të veprave nga maestro/koreografi Frederick Ashton në 2015.
Fotograf: Saeed Khan/AFP/Getty Images
Foto 14
Instalacion nudo nga 5,200 pjesëmarrës, punë e artistit njujorkez Spencer Tunick, me titull “Mardi Gras: Paraqitja bazë në hapat përpara në 2010”.
Fotograf: Greg Wood/AFP/Getty Images
Foto 15
Teatri i mbipopulluar teksa luajnë në skenat e hapura në 2016.
Fotograf: Daniel Boud
Foto 16
Teatri i Operës në Sydney është ndriçuar si pjesë e festivalit Vivid të këtij viti. Festivali i dimrit do të vendosë skulptura të lehta dhe instalacione në të gjithë qytetin.
Fotograf: Brendon Thorne/Getty Images
Burimi: theguardian.com
Përgatiti për botim: L.Veizi/ DITA


Fotoja ma e bukur u ba deti kos ajo e numrit 14 te rreshtuar per kontroll mjekesor MDKL per aftesi ushtarake.
Si nje lloj buburreci duket, por meqe Ramiut i pelqen me shume te shikoje qe Roma nuk ka nevoje per teatrot e Australise.
Teatri jone eshte stil klasik romak.
Po ky mender piktori po na sjell ne sy ca pamje moderniste qe do i pershtateshin nje porti te hapur si sidney dhe ne dukje e ca direkeve te anijes teatrore, dhe pretendon nepermjet propagandes se tille te shkaterroje perfundimisht qendren e Tiranes dhe ta ktheje ne nje lloj mish matchi internacional
Pse? Sepse i leveridis si ide per te ngritur kullat.
Ja kjo eshte arsyeja e ketij zgjebsit qe nuk po mbaron dot nje rruge Kombetare dhe kerkon te bej australianin ne mes te Tiranes
Ke uje e drita per shqiptaret, me ate merru dhe jo me pordhe australie se nuk e ben dot vezen e atyre ti, plere hajdute