Më shumë mundësi për të fituar, më shumë çmime ku tashmë shuma minimale nis me 25 mijë lekë në lojën e Telebingo Shqiptare.
Loja telefonike si asnjëherë më parë tashmë me 8 telefonata fituese, ku çmimet e fituara e kalojnë vlerën 5.5 milionë lekë të vjetra.
Luigji nga Shkodra ka qenë telefonata e parë, i cili ka fituar 65.000 lekë dhe ka shërbyer si një nisje e mbarë për lojtarët, ku nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë gjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shkodra, Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Elbasani ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të dalë jo vetëm nga loja telefonike, por edhe nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.
Ndonëse makina “Hyundai” nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish në lojë gjatë shorteut të radhës që do të hidhet ditën e diel (21 tetor). Pas fituesit të parë nga Shkodra, loja telefonike është zhvendosur në Lushnjë, duke përzgjedhur si fitues Metin.
Në lojën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ai është shpallur fitues i shumës prej 80,000 lekësh. Një tjetër fitues në kryeqytet i është bashkuar lojës. Kësaj here bëhet fjalë për Mariglenin, i cili ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës, Tiqes nga Tirana që i është gëzuar shumës prej 55,000 lekësh. Loja telefonike është ndalur sërish në kryeqytet duke shpallur Dyshen si fituese të 75,000 lekëve.
Më tej, Tedi nga Pogradeci ka vijuar të luajë me çmimet e Telebingo Shqiptare duke u shpallur fitues i 65,000 lekëve dhe një dhurate nga kompani që mbështesin lojën. Seferi nga Librazhdi me lojën telefonike ju gëzua shumës prej 85,000 lekësh. Viola Dino nga Fieri ishte dhe fituesja e fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina.
Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 55,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,327,900 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në qytetin e Durrësit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 17.583 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 328 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Kompania e Telebingos 1.525 lekë.
Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku ka patur fitues të shumës prej 20,000 lekësh.
Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.


Po a eshte ndaluar reklama per lojrat e fatit?Apo kjo telebingeua eshte e “Klanit te Gjebres” ? Neqoftese ” do te deshtoje ” keshtu si me telebingon , ligji per lojrat e fatit, atehere me mire te mos ndermerret fare!