Zbardhet vendimi: Pse u rizgjat afati i hetimeve për Saimir Tahirin

Leda Hysa

Prokuroria e Krimeve të Rënda  vendosi të zgjasë hetimet edhe me tre muaj për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është nën hetim që prej vitit të shkuar për lidhjet e tij me aktivitetin e paligjshëm të Moisi Habilajt. Zgjatja e hetimeve për dosjen “Tahiri” vjen për të tretën herë, teksa kujtojmë se regjistrimi i procedimit mban datën 17 tetor 2017.

Në këtë mënyrë, hetimet për ish-ministrin e Brendshëm zgjaten edhe me tre muaj. Prokuroria e Krimeve të Rënda, në vendimin e saj, rendit edhe arsyet e zgjatjes së këtij afati. Sipas vendimit, Prokuroria kërkon kohë që të verifikojë disa fakte të administruara nga një letërporosi e ardhur nga Mali i Zi, si edhe ka nevojë për më shumë kohë për hetimet pasurore.

“Meqenëse afati hetimor mbaron më datën 17.10.2018, është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për tre muaj për të realizuar dhe disa veprime të tjera hetimore si: Administrimi i përgjigjes së një kërkese për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Italisë, kryerja e disa verifikimeve të tjera mbi një letërporosi të administruar nga Republika e Malit të Zi dhe kryerja e verifikimeve pasurore”, shkruhet në vendim.

Aktualisht, ish-ministri i Brendshëm gjendet i lirë, pa asnjë masë sigurie, pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, më 28 maj të këtij viti, shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë, për vendosjen në “arrest shtëpie” të ish-ministrit. Për këtë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

VENDIMI

Në vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda shkruan se ajo po zhvillon ende hetime për Tahirin dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të tij. “Në lidhje me këtë çështje janë nën hetim edhe subjekte të tjera të dyshuara si bashkëpunëtorë të personit nën hetim, Saimir Tahiri.

Në lidhje me këto fakte penale dhe subjekte të tjera të dyshuara si të përfshira, Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe persona të tjerë nga Prokuroria për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale nr. 134, të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017”, shkruhet në dosje. Gjithashtu, Prokuroria pret që të marrë përgjigje nga Italia për disa letërporosi të tjera, si edhe të verifikojë përgjigjet nga Mali i Zi, për lëvizjet e Tahirit në vitin 2014 dhe 2015.

Prokuroria konsideron edhe si provë të fortë gjetjen e 863 mijë eurove në mjetin e biznesmenit Orest Sota, së bashku me dy patentat detare të Tahirit. Sipas Prokurorisë, ka dyshime se paratë e gjetura në mjetin e Sotës janë të Tahirit.

Prokuroria e mbështet këtë dyshim me faktin se Sota dhe Tahiri kanë disa udhëtime së bashku jashtë vendit, që provon se kanë pasur miqësi dhe lidhje të ngushtë. Bëhet fjalë për udhëtime në Malin e Zi dhe në Itali.

Hetimi pasuror për Tahirin nuk ka zbuluar asgjë të paligjshme

Ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar me dhjetëra objekte dhe pasuri të Habilajve në Vlorë dhe qytete të tjera, hetimi pasuror për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duket se nuk ka sjellë asnjë rezultat.

Pasuritë e ish-ministrit dhe të familjarëve të tij janë plotësisht të justifikueshme dhe nuk ka asgjë të dyshimtë. Prokuroria tashmë është fokusuar te asetet e fshehta, duke qenë se ish-ministri Tahiri ka përdorur një skaf për udhëtime në Greqi, që nuk figuronte i regjistruar në emrin e tij. Gjithashtu, priten të dhëna nga Italia për dëshminë e një të arrestuari të grupit të Habilajve.

Po ashtu, priten edhe të bëhen disa verifikime mbi lëvizjet e Tahirit në Malin e Zi në disa raste me biznesmenin Orest Sota, në mjetin e të cilit Policia gjeti vitin e shkuar 863 mijë euro të dyshimta, së bashku me dy patenta detare në emër të ish-ministrit të Brendshëm. Nga sistemi TIMS ka rezultuar se Tahiri ka lëvizur shpesh jashtë vendit me mjetet e Sotës dhe anasjelltas.

Zgjatja e fundit e afateve tremujore të hetimit për ish-ministrin kulmon edhe me mbushjen e vitit, që kurse ai u vu nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mirëpo, që nga ajo kohë e deri më tani, duket se pozitat e ish-deputetit të PS-së janë lehtësuar./ Panorama

Share This Article
9 Comments
  • Kemi dyshime qe 863 mijë eurot jane te Tahirit? Eh jo, duhet te paraqisni prova qe ato para ishin te Tahirit, sepse edhe mileti ka dyshime per ju prokuroret qe merrni rryshfete, por dyshimet ngelen perhere dyshime e nuk quhen prova!

    • Pse prokurore jane keta qe shpallin se dyshojne qe ato para qenkan te Tahirit?
      Cfare jane dyshimet dhe cfare jane faktet i bijte e xhaxhait,qe nuk merrni vesh se po ju vjen VETINGU ne rreze te veshit?
      Ne se keni dyshime,ato mbajini per vete dhe mbi ate baze thelloni hetimet per te gjetut prova dhe fakte!
      Ndryshe duket qe jeni amatore ne jurisprudence dhe u kane varur ujkut melcite ne qafe!
      Boll me dyshime,se edhe ne dyshojme qe ju jeni te PA AFTE si prokurore!

  • Qenin e ngordhur e kane te sigurt,sado t’a zgjasin kete hetim shpifesire ,te montuar nga nevojtaret shqup-sa.
    Respekt per zotin Tahiri,,,Ministrin me te sukses-shem te Brendshem te pas-nentedhjetes.

  • Wow! Ne asnje prokurori te botes demokratike, pervec prokurorise shqiptare, me rrenje ne paranojat e Enver Hoxhes, nuk mund te denoje nje njeri si pronar i parave te gjetura ne makinen e nje tjetri, qofte edhe shoku i ngushte i tij!? O Zot i Plotfuqishem ruaj mendjen e kokes kur te lexosh fantazite e Luizes ne Boten e Cudirave te Prokurorise se Pergjithshme te Shqiperise: “Prokuroria konsideron edhe si provë të fortë gjetjen e 863 mijë eurove në mjetin e biznesmenit Orest Sota, së bashku me dy patentat detare të Tahirit. Sipas Prokurorisë, ka dyshime se paratë e gjetura në mjetin e Sotës janë të Tahirit!”

  • Shterezoj mali, polli nje mi’!? Keshtu eshte kur akuzat i ngrene Babalet dhe tani te mencurit nuk dine ku ta zene e ku ta lene!

  • Ne falni ,por mosha ma lejon.
    Me sa duket duhet te prifni brisqet e Lazes (berber i fshatit tim ndjes paste se na la i nderuari) dhe t’ia rruani ato me nder jush se kote e zgjatet.

  • Ne se ato para do te ishin te Tahirit.Si do i linte Tahiri ne bythet e sediles gjithe ate shume parash.Po jo vetem Tahiri po kushdo njeri ne bote aq ma teper nese ishin para te dyshimta do tregohesh kujdes i jashtzakoshem qe te mshifeshin ato para dhe jo te qendronin persri ne bythet e makines.
    Nuk ash cudi se aty mund te ekzistoje edhe ndonji loje babalje.Megjithesa komentojme.Prokuroria duket se e ka zgjidhur perderisa konkludon qe nuk ka zbuluar asgja te kunderligjshme me pasurin e te ndershmit Tahiri.
    Nji gje asht pozitive ne kete loje te shpifur ndaj Tahirit.
    Tahiri ka fitue eksperience dhe me siguri ka njohur difektet hileqare dhe hipokrite te kundershtarve te Tije.Jo vetem kaq.Por edhe asht burrnue ma shume ne karkterin e vet mbi jeten.
    Gezofsh edhe 100 vjet te tjera te sukseshme ne jeten tande dhe te familjes i nderuari me nder z.Tahiri.

  • Problemi Tahiri nuk eshte ai personalisht,po ai si pjese e nje sistemi organizuar nga disa exponente te shtetit shqiptar per interesa te klaneve narkotrafikante,pra eshte problemi i shtetit ne sherbim te narkotrafikanteve.
    Tahiri ne kete organizate eshte le maillon faible,vegza e dobesuar,po jo faktori organizator.
    Edhe qeveria shqiptare deshti s’deshti do te gjykohet per kete gje ,bashke me Tahirin,se sa seriozisht e ka luften kunder kriminalitetit.Tahiri paguan per tjeterkend sepse halla bota perendimore ka pak kujdes per fytyren e shtetit shqiptar.Po ne qofte se shteti shqiptar tallet me to,dokumentet do te dallin edhe ma zhurmuese e ma skandaloze,e nuk vin nga babala kete here.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *