Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu do të merret në pyetje për rastin “Babale”. Veliu do të paraqitet sot në orën 13:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Sipas mediave nesër në orën 09:30 do të dëshmojë edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.
Veliu sot dhe Hoxha nesër do të pyeten nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.
Veliu do të japë shpjegime për deklaratat e Fredi Alizotit, i cili ka dalë në përgjime dhe po pretendohet se është personi që thotë se është shtirur në telefon si Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Në një video të publikuar nga deputeti i PD Ervin Salianji, Fredi Alizoti përmendi Ardi Veliun. Në video-regjistrimin për të cilën Alizoti nuk kishte dijeni, shprehej se ishte shantazhuar që të shtirej dhe të pranonte se ishte zëri i tij në telefonatën me Albert Veliun apo që njihet ndryshe si “Babalja”, dhe jo zëri i Agron Xhafajt.
Fredi Alizoti tha se Ardi Veliu e mori me makinën e tij zyrtare dhe e çoi përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku atje pretendohet se e priste deputeti socialist Taulant Balla.
Këto deklarata të Fredi Alizotit që thuhen në video-përgjimin e publikuar nga Salianji, u përgënjeshtruan një ditë më pas nga Policia e Shtetit. Ndërkohë, Ardi Veliu është thirrur sot nga Prokuroria për të dhënë shpjegime për këto pretendime të Alizotit, apo siç e quan Partia Demokratike, “aktor i paguar nga qeveria”.
o.j/dita

mos del ndonje vizë për Amerikë dhe Veliut,
si puna e Kriepolicit Didi, se dhe ai si papritmas na i la partinë…nejse, gjene më mirë kështu sesa te vrasësh veten si poliagjent 😛
Ej kelluf, te fala Babales!
Ore kete lemsh per te ngatruar hetimet e ben ai ish hetusi i krujes fatzi xhafaj,i gjati ta fuse ne burg,dhe e gjith media e planetit,do e quajn shqiperine pedagogun piktor,strategu i ekohes,lere politiken e partive ato duan pushtetin le te iki ne shtepine e tij bebalja agron xhofa ja ka futur,se ka pare se ky ka rrezikuar dhe here te tjera per geronin,dhe babales i erdhi ne majen e hundes,dhe mire ja ka bere,me i ligu eshte i vellai,qe ishte ne komisionin e ligjeve dhe aty filloi loja,po ça ti bej te gjatit une,,ai po mundohet ta bej shtetin por ja punojne nga pas sigurimsat,