Princit Harry dhe Meghan Markle iu është dhënë dhurata e tyre unike në Australi gjatë turneut të tyre të parë. E ekzaltuar Megan ka thënë: “Dhurata jonë e parë për beben”.
Duka dhe dukesha e Sussexit dukeshin të kënaqur kur kanguri lodër iu dorëzua nga Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë në rezidencën e tij të Sidneit të martën në mëngjes.
“Mbresëlënëse”, do ta cilësonte princ Harry dhuratën tjetër për foshnjën që pritet të vijë në jetë në pranverë.
Bëhet fjalë për një palë çizme Ugg dhe janë në ngjyrë kafe. Meghan kishte veshur një fustan të fildishtë Karen Gee dhe dukej e mrekullueshme.

l.h/ dita
