Kanadaja është bërë shteti i dytë në botë pas Uruguajit që ka legalizuar posedimin dhe përdorimin e kanabisit për argëtim. Tregu kombëtar për kanabis është hapur në mesnatën e së mërkurës ndonëse është vënë në pikëpyetje ndikimi që ky vendim do të ketë në shëndetin e njerëzve, në ligj dhe siguri publike.
Informacioni lidhur me ligjin e ri dhe fushatat informuese u është dërguar 15 milionë shtëpive.
Uruguaji është shteti i parë që ka legalizuar marijuanën për argëtim, ndonëse Portugalia dhe Holanda kanë dekriminalizuar këtë substancë.
Provincat dhe komunat kanadeze janë përgatitur për muaj të tërë për t’i dhënë fund ndalimit të kanabisit.
Këto territore janë përgjegjëse për të ofruar më shumë detaje rreth asaj se ku mund të blihet dhe konsumohet kjo substancë.
l.h/ dita

Po keta idiotet tane kur do ta kuptojne qe eshte nje burim i madh te ardhurash dhe fat i madh per kombin! Ashtu sic taksohet Duhani ashtu duhet taksuar /shitur etj duke ruajtur monopolin e shtetit dhe pa kriminalizuar popullin e vet.!!
Kur Kryeministri i vendit ka qene dhe eshte nje perdorues droge, nuk e ka problem qe te legalizoje drogen, pamvaresisht se ne Kanada kane qene kunder mbi 90% e popullsise. Keto vendime duhen marre me referendume dhe jo vendime qeverie. Kjo qeveri liberale do ti shohe rezultatet vitin qe vjen kur do te votohet per qeverine federale dhe do shohe se do perfundoje njesoj si liberalet e Ontarios dhe te shume provincave te tjera qe humben pushtetin me rezultate skandaloze. Frytet e ketij vendimi do te shihen shume shpejt ne jeten e perditeshme.
Dita, Nuk ju pelqeu komenti im se nuk fola mire per Qeverine liberale kanadeze dhe kryeministrin a saj perdorues droge?