Politika në Shqipëri, ka frikë nga vetvetja ta pranojë të vërtetën për Enver Hoxhën. Fakte e dëshmi për jetën dhe veprën e Enver Hoxhës, që nuk mund të mohohen
Ahmet Qeriqi*
16 tetori shënon ditën kur në vitin 1908, në Gjirokastër kishte lindur, Enver Hoxha, prijësi komunist i Shqipërisë, personaliteti më me ndikim dhe me reputacionin e fortë kombëtar e ideologjik të kohës, themeluesi i Partisë Komuniste Shqiptare, komandanti partizan, i cili me bashkëluftëtarët e tij, udhëhoqi me shumë sukses luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe ndërtimin socialist të vendit.
Gjatë tërë kohës së sundimit kishte qenë figura ideologjike e politike e unitetit mbarëkombëtarë e shtetëror. Edhe pse, disa qendra të politikave me influencë ndërkombëtare kishin bërë përpjekje të pareshtura për ta rrëzuar nga froni, asnjë prej tyre nuk kishte arritur, madje as ta befasonte. Po thuajse të gjithë kishin dështuar. Ky dështim i qarqeve më të fuqishme të botës ia shtonte fuqinë dhe besimin se askush nuk mund t’ i bënte asgjë. Dështimet e tilla, bënin që Enver Hoxha ta sforconte bindjen se ishte i pathyeshëm, në radhë të parë sepse ishte në të drejtën e tij dhe në saje të besimit se komunizmi një ditë do të përhapej në tërë botën. Edhe ashtu, komunizmi ishte ideologji sunduese në dy të tretat e botës. Ajo ishte forca magnetike, e cila e tërhiqte dhe për më tepër me kohë kishte filluar të besonte se pasonte e ruante me konsekuencë marksizëm-leninizmin e vërtetë, atë burimor.
Duke qenë i rrethuar nga shtetet grabitqare fqinje, nga politikat thellësisht antishqiptare, të cilat mbanin nën pushtim më tepër se dy të tretat e territorit të Shqipërisë, Enver Hoxha ndiente rrezikun e gllabërimit nga Jugosllavia, nga Greqia, apo nga të dyja bashkë, dy shtete armike, të cilat ishin shumë më të fuqishme ekonomikisht e ushtarakisht se Shqipëria, por ajo e kishte epërsinë morale e atdhetare. Mbase edhe për këtë qëllim ai kishte shpikur teorinë e mbrojtjes së përgjithshme të Atdheut nga çdo shqiptar, dhe për çdo qytetar. Pikërisht për këtë qëllim kishte urdhëruar ndërtimin e qindra mijëra bunkerëve dhe në të gjitha këndet kilometrike të Shqipërisë, kishte ndërtuar strehimoret të forta e të shumta për tërë popullatën, por edhe për kreun e Shtetit.
Me ndihmën e shokëve të idealeve, me punën e palodhshme, me pretendime dhe me besim të madh në qenie, se gjithçka e bënte në të mirë të popullit dhe të Shqipërisë, Enver Hoxha doemos se i besonte vizionit të tij dhe ishte në gjendje që me tërë forcën mendore e fizike ta mbronte, ta përparonte dhe ta përmbaronte atë vizion, të cilit në mos të gjithë, i besonte dhe e përqafonte shumica dërrmuese shqiptare e asaj kohe.
Ndikimi i tij ishte shtrirë po aq fuqishëm edhe te të gjithë shqiptarët e trojeve të mbetura nën robërinë e regjimit titist të RSFJ-së. Enver Hoxha ishte lideri më i dashur dhe më i pranuar nga shumica dërrmuese shqiptare, sidomos nga shqiptarët e viseve të robëruara nën Jugosllavi.
Enver Hoxha pretendonte që Shqipërinë e vogël dhe të izoluar socialiste ta shndërronte në qendër botërore të marksizmit e leninizmit burimor, rrënjësor. Ky ishte fiksioni i tij, Ai, gjatë tërë jetës së tij kishte studiuar teoritë shkencore të klasikëve të marksizmit, por edhe teoritë kundërshtare kapitaliste. Duke qenë në rrjedhë solide të informimit, për tërë atë që po ndodhte në botë, duke qenë jashtëzakonisht mirë i informuar për të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe jashtë saj, lideri i pakontestuar komunist i asaj kohe, Enver Hoxha, i tillë sikur ishte qe shndërruar në një lider të shumicës së shqiptarëve.
Po cili ishte Enveri në të vërtetë? A gaboi shumë duke menduar se ishte më i pagabueshmi? A gaboi me qëllim, që ta dëmtonte sa më shumë Shqipërinë, të cilën e deshi më shumë se gjithçka në jetë? A gaboi vetë apo e yshtën të gabojë, (nëse gaboi me të vërtetë), nëse gaboi duke e përvetësuar teorinë marksiste-leniniste, që kishte evoluar si proces ideologjik botëror dhe ishte përhapur në dy të tretat e shteteve të botës?
Marksizmi nuk kishte qenë shpikja e tij. Marksi, Engelsi, Lenini kishin rrojtur gati një shekull para se të lindte Enveri. A gaboi dhe sa gaboi ndaj atyre, të cilëve u kishte falur besimin dhe jo vetëm njëherë e kishin mashtruar e zhgënjyer, qoftë me dashje apo pa dashje?
Figura dhe personaliteti i Enver Hoxhës do parë e studiuar në të gjitha segmentet: kombëtare, ideologjike, politike, filozofike e mbi të gjitha do parë afria e tij me njerëz, dashuria për ta, sinqeriteti dhe miqësia, pa lënë anash edhe luftën pa asnjë kompromis kundër të keqes, kundër tradhtisë, kundër armikut të klasës, kundër asaj që ai e konsideronte të keqe e tradhtare dhe besonte me gjithë mend se e tillë ishte.
Kjo është njëra anë e medaljes. Cila është ana tjetër, ajo e “errëta”?
A kishte anë të errët Enveri, apo regjimi të cilin e përvetësoi ai me shokët e tij me mbështetjen e shumicës dërrmuese të popullit? A ishte vetëm i errët ai regjim, ndërsa ky i sotmi më i bardhi dhe më i miri? A mund të konstatohet se gabimi më i madh i tij ishte botëkuptimi, bindja dhe pikëpamja filozofike marksiste leniniste, kur ajo nuk ishte shpikja e tij, por ishte realiteti i mbisunduar në një pjesë të madhe të botës, në kohën e Enverit në dy të tretat e botës, ishte një realitet që po e dridhte kapitalizmin botëror madje edhe vetë Amerikën dhe aleatët e saj?
Nuk ishte socializmi e komunizmi vetëm përzgjedhja e Enver Hoxhës. Enveri nuk ishte shpikës i ideologjisë komuniste, por e kishte zgjedhur atë, dhe nuk ishte i vetmi shqiptar që e zgjodhi. Fillimisht e kishte zgjedhur Ali Kelmendi, Halim Xhelo e shumë e shumë të tjerë. Ai i besonte kësaj ideologjie po aq sa i kishin besuar: Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Tito, Mao Ce duni, Fidel Kastro, Zhivkovi, Dubçeku, Hrushovi, Ho Shi Mini, dhe qindra udhëheqës komunistë nga mbarë bota, në mënyrat dhe qasjet e tyre.
A ishte diçka tjetër Enver Hoxha? Realisht jo. Me fakte e dëshmi jo. Me gënjeshtra amputime, falsifikime anime nga këndi tjetër i vështrimit edhe mund të kundrohet, por nuk mund të akuzohet pse ishte marksist leninist dhe pse zhduku disa nga kundërshtarët, fakt realist ky, sepse kundërshtarët politikë i zhduk çdo regjim në botë, kush më shumë e kush më pak, dikush i zhduk duka ua vrarë ardhmërinë, duke i katandisur nëpër botë, duke i lejuar të hakmerren, duke i lejuar të drogohen të trafikojnë, të mbjellin, të korrin e të përdorin droga, të shesin e të kultivojnë bimët e vdekjes, të merren lirshëm me të gjitha trafiqet, në të cilat pësojnë të varfërit, të nëpërkëmburit. Dikush i zhduk duke mos i arsimuar, apo duke i bërë ithtarë të Zotit të vetëm që nuk pranon asnjë zot dhe asnjë fe tjetër. Krejt kjo ka ndodhur dhe po ndodh aktualisht, ashtu si dje e pardje ashtu edhe sot e nesër.
Kundërshtarët e sotëm të Enver Hoxhës janë realiteti i argumentuar faktik që tregon më së miri se ai nuk i kishte zhdukur, sepse ose kishin qëndruar urtë e butë dhe nuk kishin pasur pikë trimërie e dinjiteti për ta kundërshtuar, ose kishin qenë bashkëpjesëmarrës në të gjitha veprimet e tij, ose kishin qenë të dyja bashkë.
Nuk vuajti asnjë ditë në burgjet e Enver Hoxhës, Sali Berisha kundërshtari më i ashpër, më i pa kompromis dhe i hakërryer deri në çmenduri kundër atij regjimi, përkundrazi kishte qenë mjeku personal dhe mik i ngushtë nga ana e tij, pavarësisht se kishte apo nuk kishte Enveri respekt për të. Nëse Berisha pranon se ia ka punuar nën rrogëz, atëherë ai duhet të tregojë hapur se cilës qendër të piunazhit i kishte shërbyer?
Nuk janë pak ata që shtiren se i kishte dënuar, injoruar apo katandisur regjimi, por vepra e tyre penale vërteton vetë se për çka ishin dënuar, për bindje politike apo për veprat të tjera penale. Janë po ata që kishin brohoritur, jo vetëm njëherë dhe jo vetëm me një rast: “Parti Enver Jemi gati kurdoherë”. Janë po ata që e kishin lavdëruar e madhëruar dje dhe që shajnë e pështyjnë sot. Kanë moral këta njerëz, kanë dinjitet, derisa nuk pranojnë hapur dhe botërisht se ishin kishin qenë pjesë e regjimit, se nëse komunizmi kishte qenë fajtori kryesor, ata vetë kishin qenë bashkëfajtorë.
Nëse 40 vitet e kohës së komunizmit kishin qenë faj njerëzor, ai ishte edhe faji i tyre. Ata ishin të tillë si Enveri, i kishin besuar me gjithë mend marksizëm leninizmit, ata kanë lënë mijëra vepra trashëgim dhe dëshmi të atij besimi. Nuk mohohen këto fakte me një fjalë goje. Për më keq, janë ata, që mohojnë një pjesë mbase pjesën më të madhe dhe më meritore të jetës së tyre, të aktivitetit, zhvillimit e përparimit të familjeve dhe të afërmve të tyre. Në këtë mes ka edhe shkrimtarë e artistë të mëdhenj që ai regjim i kishte ngritur dhe i kishte bërë të tillë.
Përpjekja për t’ia veshur Enver Hoxhës dhe familjes e trashëgimtarëve të tij të gjitha fajet, nëse i marrim dhe i pranojmë si të tilla, pra si faje të rënda, është përpjekje hipokrite, është mungesë morali qytetar, njerëzor e kombëtar, është mungesë identiteti e dinjiteti, është mungesë nderi e burrërie. Nuk mund ta ndërtojë dot një botë të mirë apo të keqe një njeri i vetëm, vetëm me familjen e tij pa pasur përkrahjen e shumicës, pavarësisht rrethanave që kanë ekzistuar. Enveri dhe të gjithë liderët e bllokut komunist e kishin përkrahjen e shumicës, ose thirreshin në faktin se e kishin besimin e shumicës, një qëndrim gjithsesi demokratik. Edhe sot në Shqipëri sundon klasa politike, që ka fituar besimin e shumicës, ashtu sikur ndodh në pjesën dërrmuese të vendeve të botës. Është apo nuk është më mirë sot, do të na vlerësojnë nesër, ashtu sikur ne sot vlerësojmë të kaluarën.
Enver Hoxha në të gjallë të tij nuk e pa rrënimin dhe rënien e sistemit, te i cili i kishte varur shpresat dhe kishte punuar gjatë tërë jetës.
Ai vdiq me besim se Shqipëria do të mbijetonte. Po ashtu vdiq me besimin e patundur se Jugosllavia, e sëmura e Ballkanit, do të shpartallohej dhe Kosova e viset e tjera shqiptare do të çliroheshin nga robëria.
Për shumë çka koha dhe zhvillimet pas vdekjes së tij i dhanë të drejtë, por është e pafalshme padrejtësia që po vazhdon t i bëhet ende nga politika shqiptare, e cila ka frikë nga vetvetja ta pranojë të vërtetën për Enver Hoxhën.
Respekt për të gjithë ata që kanë vuajtur nëpër burgjet e regjimit të Enver Hoxhës për shkak të bindjeve të tyre politike e ideologjike, sepse në regjimet njëpartiake nuk lejohet konkurrenca, mendimi i lirë dhe veprimi ndryshe. Nuk mund të kihet respekt për ata që bënë përpjekje për ta rrëzuar dhunshëm regjimin, me diversione, vrasje të zyrtarëve të partisë, vrasjen e mësuesve dhe aktivisteve, vrasjen e shqiptarëve…
*Drejtor, Radio Kosova e Lirë

PO MIRE O GAZETA DITA ME KETE BOLE FANATIKE SI XHELAT I ENVERIT DO TE HYJE SHQYPNI NE BE?
Po pse me kete dacibao enveriste si rezil i Shqypnise Demokratike, shkrim letyre qe tallet dhe gajaset me viktimat e komunizmit dhe te Enverit do te renditet gazeta DITA me median evropiane dhe boterore demokratike
PERSE DUHET TA MENDOJME ENVERIN … 1 SEPSE NA I BERI USHQIMET ME RRACIONE ..KUR NE EUROPE EDHE QENTE HANIN SA HERE TI DONTE KARI ….2 SEPSE NA LENTE NE RRALLET E VAJGURIT SI QENA DHE PER VETE JA MALLARTE NE DAJT NE PLAZHET ME TE BUKURA TE VENDIT ME FAMILJEN 3 DUHET TA KUJTOJME SE KUR PRINDERTI TONE PUNUAN GJITHE JETEN DHE SE BLEN DOT GJERAT ME NORMALE FRIGON LAVATICHEN APO TELEN NE EUROPE I BLENIN ME NJE RROGE NE MUAJ ….4 …KUR NE EUROPE KISHTE LIBERTE LIRI ..KISHTE BARAZI ..EGALITE DHE FRATERNITE NE SHQIPERINE ..M.E DIKTATORIT ENVER SKISHTE ASNJE NGA KETO 3 GJERA QE JANE MINIMUMI I JETESES … POR KY DRUVARI SPIUN I HITLERIT SI KUPTON KETO GJERA SE KA LINDUR BOLE DHE DO TE NGORDHI I TILLE BUDALLAH …. DHE DUHET E GJITHE DITA TE SHKRUAJ PER SKIZOFENIN ENVER .POR KRIMET QE BERI HITLERI NE SHQIPERI SI BENE NE EUROPE …. PRANDAJ KOQE GOMARI AHMET MESO PAK NGA HISTORIA E BOTES E EUROPES ..NGA JETA EN CHURCHILLIT GENEREAL DE GAULLE ..DHE TE MBRETERIVE NE EUROPE …PASTAJ ZHGARRAVIT .. COPE DEBILI …CUDITEM KU I GJEJNE KETO KACABUNA …. NE KANALET E PARISIT KA JETU KY FSHATARI ZHULS ….
Kur te kerkoje falje zyrtarisht shteti amerikan qe nga Greqia nisi operacjonin paramilitar 1945-1954..atehere do reabilitohet Enver Hoxha qe ne fakt me hipokrizine e nderkombetareve e kane bere Enverin legjende
…
Materiali i meposhtem edhe me pro-amerikanin me optimist e kthen ne pesimist
Washington Post….1 march 1946
NE VEND TE HYRJES
NA FALNI PER MATERIALIN E GJATE
POR ESHTE “LAKMUESI” ME I MIRE PER TE ZBULUAR
SE AMERIKA DHE ANGLIA
NUK KISHIN LUFTE KUNDER KOMUNIZMIT
POR PER TE REALIZUAR
ATE QE I KISHIN PREMTUAR
GREKEVE DHE SERBEVE
Washington Post….1 march 1946
.
Materiali i meposhtem tregon se Greqia DJE-SOT DHE NESER here hapur dhe here fshehur ka perkrahje nga Amerika dhe Be shume me teper se Shqiperia per aresye gjeostrategjike…
****.
NDAL ATENTATIT GRABITËS NDAJ SHQIPËRISË
.
.
(Çarles C. Hart, ish-diplomat i SHBA në Shqipëri
në kohën e Zoogut (1925-1929),
lufton me dy artikuj kundër miratimit
të një rezolute thellesisht antishqiptare
të përfaqsuesit Komisionit të jashtëm të Senatit Amerikan, Claude Pepper në vitin 1946.)
LETRA E PARË
“Uashington Post” më 1 mars 1946
I dashur senator Pepper,
Keni shpallur se do të bëheni mbrojtës i fushatës për drejtësi të Komitetit Grek, i cili lufton për kërkesat greke të reparacioneve kur do të bëhen traktatet e paqes me shtetet e Ballkanit…
Këtë lëvizje të drejtësisë për Greqinë e polli C. Diamantopulos, ambasadori grek në Uashington, njëherazi kryetari i makinës së propagandës së organizatës imperialiste greke në Shtetet e Bashkuara…
Unë çuditem, senator Pepper, në qoftë se ju e kuptoni që një pjesë e madhe e kërkesës së reparacioneve greke është e drejtuar Italisë, për të cilën qeveritë në Uashington dhe në Londër janë munduar për dy vjet ta shkarkojnë nga çdo përgjegjësi për shkatërrimet që ka sjellë në Shqipëri, Jugosllavi, Etiopi dhe Greqi… Ju thoni, senator, se drejtësia për Greqinë ka katër qëllime, dhe i treti ndër ta është ‘Kthimi i Epirit të Veriut Greqisë’.
Kjo deklaratë arrin të thotë që të vuloset që tani një atentat grabitjeje kundër Shqipërisë së varfëruar, për të cilën Greqia ka 32 vjet që përpiqet. Ky i ashtuquajturi Epiri i Veriut është tani Shqipëria e Jugut, e cila mban në gjakun jetësor ekonomik atë vend të vogël dhe kërkesa ka qenë gjithnjë kaq qesharake saqë është dhënë vendimi kundër Greqisë tri herë me radhë.
Në gushtin e 1923, Lidhja e Kombeve dërgoi një mision në Greqi për të përcaktuar në vend kufirin greko-shqiptar. Të gjithë anëtarët e atij misioni, katër italianë dhe një përkthyes shqiptar, u vranë pa mëshirë ditën që arritën në Greqi. Një mision pasardhës caktoi kufijtë e sotëm, të cilët u miratuan nga Lidhja e Kombeve. Këtë herë, një metodë më e qytetëruar po përdoret duke iu zëvendësuar juve dhe shumë nga kolegët tuaj në vend të dorës së vdekjes që u përdor kundër misionit të pafat në 1923.
Qeveria greke nuk i kapi kurrë vrasësit, duke treguar kështu fajësinë e saj dhe për këtë i pagoi Italisë një milion dollarë si një idemnitet punitiv për këtë krim. Përveç një kohe të shkurtër prej disa muajve më 1914, ky i kështuquajturi Epir i Veriut, nuk ka qenë kurrë pjesë e Greqisë që 600 vjet e këtej. Indianët e Amerikës kanë tani tepër të drejtë të kërkojnë Virxhinian ose çdo shtet tjetër të Shteteve të Bashkuara ku kanë jetuar 300 vjet më parë.
Meqenëse kërkesa greke bazohet në fakt në gjeografinë e vjetër, është interesante ta dimë se Straboni, një nga autoritetet më të mëdhenj mbi Greqinë e Vjetër (lindur në 64 para Krishtit), na thotë se epirotët nuk flisnin greqisht, por ilirisht, që do të thotë se ata nuk ishin aspak grekë, por shqiptarë.
Grekët që kanë kërkuar përkrahjen tuaj, senator Pepper, janë kryesisht monarkistë grekë në Shtetet e Bashkuara të udhëhequr nga Diamantopulos, të cilët shpresojnë që të rivendosin në fron Mbretin Gjergj, muajin që vjen, pa marrë parasysh protestat e shumicës së qytetarëve grekë.
Për të fituar simpati për Greqinë në përpjekjen e saj për të grabitur Shqipërinë e Jugut, z. Diamantopulos flet pa kursim se Shqipëria e ka shitur pavarësinë e saj në 1939, si përfundim i dallavereve të shumë viteve me Musolinin.
Konferenca e Ambasadorëve, një simultare e Lidhjes së Kombeve, e shiti për herë të parë Shqipërinë në 9 nëntor 1921, kur votoi që ta bënte këtë vend virtualisht një protektorat të Italisë, pa marrë parasysh faktin se Shqipëria qe një anëtare e rregullt e Lidhjes së Kombeve dhe që kish kështu të drejtën e sigurimit nga Lidhja e Kombeve.
Shqipëria e injoroi atë vepër gjer në qershor të vitit 1926, kur Musolini i kërkoi qeverisë shqiptare që të nënshkruante një dokument për pranimin e protektoratit.
Qeveria shqiptare, për të fituar kohë, thirri ministrin britanik, amerikan, frëng dhe jugosllav, duke i informuar se vetëm 24 orë afat kish përpara se të vinte nënshkrimin. Ministri britanik, duke i keqkuptuar instruksionet e tij, protestoi kundër këtij demarshi italian dhe për fatin e tij të keq u thirr nga Austin Chamberlain, ministri i Punëve të Jashtme, i cili pranoi se veproi në këtë mënyrë, për të marrë me të mirë Musolinin.
Si ministër i Amerikës në Tiranë, në atë kohë, unë e dëgjova këtë histori të kërkesës italiane dhe thashë se do ta raportoja në Uashington. Por, në mbarim të Luftës së Parë Botërore, duart e qeverisë sonë qenë të lidhura nga politika izolacioniste që kish vendosur Senati, i cili e përbuzi konventën e Lidhjes së Kombeve. Po kjo politikë e ndaloi Presidentin Ruzvelt që të merte masa drastike kur Musolini pushtoi Etiopinë.
Jugosllavia dhe Franca nuk bënë asnjë veprim, dhe Shqipëria, pa një ndihmë të jashtme, iu dorëzua me padashje Italisë në një traktat që u bë në nëntor të 1926-s, i cili përgatiti udhën e invazionit italian 13 vjet më vonë.
Duke e akuzuar Shqipërinë se i është shitur armikut, z. Diamantopulos, organizatori i lëvizjes Drejtësi për Greqinë, qëndron në një tokë që lëviz. Ai është në Uashington nën patronazhin e Mbretit Gjergj.
Tani, senator, dëgjo!
Kredoja jote në jetën publike ka qëndruar gjithnjë në një besim të deklaruar te vullneti i popullit. Përpara se të shkoni thellë, duke përkrahur kërkesat greke, unë ju sugjeroj të merrni vesh se ç’ndiejnë grekët për punën e një plebishiti në Shqipërinë e Jugut, të cilën ata me dhelpëri e quajnë si Epir të Veriut.
Për shekuj me radhë Shqipëria e Jugut ka qenë e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarë, dhe Korça, qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë, të cilën grekët e kërkojnë si një dhuratë speciale, është pothuajse ekskluzivisht shqiptare në popullsinë e saj.
Udhëheqësit reaksionarë grekë kanë heshtur me dashje në çështjen e një plebishiti. Pyetini se ç’mendojnë për një punë të tillë. Miqtë amerikanë të Shqipërisë nuk kanë asnjë frikë nga vota e popullit të Shqipërisë së Jugut.
Por, për të mirën tuaj, Senator, kini mendjen.
Kërkesa zyrtare greke për reparacionet është paraqitur tetorin e kaluar. Shuma e përgjithshme është 10,449,566,000 dollarë, nga të cilat 5.088,517,000 dollarë i është ngarkuar Gjermanisë. Kuptohet se diferenca duhet të vijë nga Italia, e cila nuk mund të paguajë vetëm se një fraksion të vogël të një shume të tillë, as Gjermania nuk mundet të paguajë një dëmshpërblim të tillë në të holla, dhe në qoftë se po, atëherë ekonomia e Evropës dhe e botës duhet të shkatërrohet, përveç shkatërrimit të të dy vendeve paguese.
Dhe, sigurisht, në qoftë se Greqisë i paguhen njëmbëdhjetë miliard dollarë, nuk do të mbetet asgjë për ato kombe që kanë humbur shumë mijëra herë më tepër njerëz, të holla, gjak, djersë, punë dhe lot. Grekëve, gjithnjë dallaveraxhi natyralë, u vjen mirë një gjë e tillë se shuma që ata kërkojnë do t’i jepte vendit nga 1750 dollarë për çdo njeri, grua dhe fëmijë në Greqi.”
LETRA E DYTË
“Uashington Post” më 11 mars 1946
“I dashur senator Pepper,
T’ju shkruaj juve, senator, u bë një zakon, kështu të jesh i përgatitur se ke për të dëgjuar nga unë gjersa ju keni për të treguar interes në qëllimet grabitëse të grekëve që duan të rrëmbejnë pjesën më të pasur të Shqipërisë. Kam përpara meje një kopje të rezolutës të paraqitur më 19 shkurt, me anë të së cilës kërkohet kthimi i “Epirit të Veriut” (duke futur brenda dhe Korçën), Greqisë.
Disa muaj më parë kam dhënë në këto shtylla një histori të shkoqitur të rezolucionit tuaj, por riparaqitja e tij nga ana juaj më detyron që të bëj një përsëritje.
Rezoluta juaj na kujton dredhinë politike të Henry C. Lodge, i cili thoshte se ishte duke vepruar në emër të disa zgjedhësve grekë në rrethet e Massachusetts. Ai pohoi injorancën e tij mbi këtë çështje, kur tha se nuk dukej se kishte ndonjë kundërshtim.
Rezoluta juaj nuk ndryshon as edhe një fjalë ose rrokje nga rezoluta e Lodge-it që u aprovua nga Senati më 20 janar 1920, ku nuk qe bërë apeli i senatorëve të pranishëm. Ai që kryesonte mbledhjen, tha vetëm, “Meqenëse s’ka ndonjë objeksion, rezoluta miratohet”. Në atë kohë në sallë kish vetëm pesë senatorë duke qenë se edhe senatori Lodge në atë çast mungonte në sallë.
Ato kohë Shqipëria nuk kish miq në këtë vend dhe për amerikanët Shqipëria nuk ekzistonte si shtet. Prandaj nuk kish asnjë zë që të kundërshtonte dredhinë e Lodge-it. Rezoluta e senatorit Lodge nuk kishte fuqinë e ligjit sikundër do të kishte juaja. Zoti Lodge pranon se ai mocion qe një dhuratë për votuesit grekë.
Shqipëria u njoh nga qeveria jonë më 1922 dhe një rrymë e madhe emigrimi shqiptarësh filloi. Një fakt interesant është se një e treta e atyre emigrantëve janë tani banorë në shtetin Massachussetts. Shqipëria ka tani mijëra miq në Amerikë, të cilët janë të vendosur që t’i jepet drejtësia atij vendi të vogël.
Në “Uashington Post” më 1 mars, kam treguar se imperialistët grekë kanë qenë mundur tri herë në përpjekjet e tyre të fëlliqura që të rrëmbejnë një pjesë të Shqipërisë. Tani unë ju tërheq edhe njëherë vëmendjen për faktin se kufiri i sotëm shqiptaro-grek u miratua nga një komision ndërkombëtar zyrtar dhe u aprovua nga Lidhja e Kombeve.
Grekët kërkojnë Korçën. Përse?
Në rezolutën tuaj, senator Pepper, imperialistët grekë kanë bërë të gjitha përpjekjet që të specifikojnë që Korça, qyteti më i përparuar i Shqipërisë përveç Tiranës, kryeqytet, t’i jepet Greqisë. Grekët besojnë se Korça ka mundësinë të bëhet fillimi i një qendre metropolitane nga më të mëdhatë e Evropës Jugore dhe këtu kanë të drejtë…
Ka vetëm një grusht grekër në popullsinë e saj shqiptare. Është për t’u shënuar se Korça është qyteti më proamerikan në botë jashtë Shteteve të Bashkuara përveç posedimeve ishullore. Ndërkohë, më tepër se gjysma e popullsisë ka qenë në Amerikë dhe një pjesë e madhe ka marrë nënshtetësinë amerikane.
Një atmosferë amerikane përshkon qytetin. Qytetarët janë progresistë dhe përpiqen të bëjnë çdo gjë sipas modës amerikane, ata janë luajalë në radhë të parë kundrejt vendit të tyre dhe në radhë të dytë kanë besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë nga korçarët e sotëm kanë lindur në Amerikë dhe kanë vajtur në Korçë si fëmijë. Ndërsa prindërit vinin të shihnin familjet e tyre, pa u kujtuar se lejet e tyre kishin kaluar dhe e humbën nënshtetësinë amerikane nga ndryshimi që u janë bërë ligjeve tona të emigrimit.
Senatori Pepper, mendoje prapë këtë punë.
A do t’i linit juve gjithë këta shqiptaro-amerikanë nën zgjedhën greke? Nuk mund të ketë gjë më tragjike se kjo. Greqia është një komb tregtarësh. Më tepër se 40.000 shqiptarë banojnë tani mjerisht në guvernatoratin grek të Janinës, ku popullsia shqiptare është mbizotëruese. A do të pranoni që për hir të atyre shqiptarëve të ketë një plebishit në Janinë?
Komiteti i rëndësishëm i Senatit që ju kryesoni ka përpara një rezolutë (Rezoluta 82), që t’i jepet Greqisë imperialiste dhe grabitqare titulli mbi një të katërtën e popullsisë së Shqipërisë dhe një të pestën e burimeve agrare më të pasura të vendit. Meqenëse Greqia nuk e ka patur të sajën tokën në posedim në 500 vjet e këtej, a nuk do të mendoni që Shqipëria, në të cilën ajo tokë bën tani pjesë, ka të paktën aq të drejtë të plotë sa ka dhe populli juaj për shtetin e Teksasit (Texas)? Shqipëria e Jugut, të cilën Greqia kërkon të marrë, është e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarët, sikundër dhe Texas-i është i populluar nga teksanë. Të lutem, mbaji këto gjëra në mend në qoftë se rezoluta 82 e Senatit vjen që të shqyrtohet përpara komitetit tuaj.
Një herë në të shkuarën ti dhe unë takoheshim dendur, Senator, dhe unë isha kryelartë për këtë njohje.
Korrigjimet e vogla në Shqipëri kanë për qëllim që t’i vjedhin këtij vendi një të katërtën e popullsisë dhe një të pestën e tokës së saj më të mirë dhe që të bëjnë 230.000 shqiptarë në mes të të cilëve 150.000 muhamedanë, si skllevër.
Grekët nuk mund të thonë se shumica e popullsisë së tokës që bisedohet është e përbërë nga grekë. Jo, dhe ata heshtën në çështjen e plebishitit dhe për arsye të mira. Le të përsëritet dhe një herë, toka që kërkohet nuk ka qenë e Greqisë që 600 vjet e këtej, vetëm rastësisht për një kohë të shkurtër në 1914. Sipas më të mirit autoritet mbi Greqinë e vjetër, populli i Shqipërisë së Jugut (i cili quhet me dinakëri si Epir i Veriut nga grekët) nuk ka qenë grek dhe as që ka folur ndonjëherë greqisht.
Zoti Uelles, ju dhe senatori Pepper, që kini marë përsipër çështjen e imperialistëve grekë, natyrisht pa djallëzi, mund të kishit shpëtuar nga ky gabim sikur të kishit pak kulturë klasike. Dëgjoni: Virgjili ka thënë: “Unë i kam frikë grekët, edhe kur të japin dhurata”. Euripidi, vetë një grek, ka thënë: “Mos i zë besë një greku”.
Unë e kam vizituar shumë herë Greqinë dhe këto pikëpamjet e mësipërme nuk i pranoj për sa i përket karakterit mesatar grek. Po s’ka dyshim se Virgjili dhe Euripidi, duke përfaqësuar kulturën më të lartë të kohës së tyre, kanë njohur tipin e grekut-reaksionar, imperialist dhe monarkist, si ai që ka mbushur senatorin Pepper dhe juve me rrëfime të shtrembëruara përsa u përket kërkesave greke.
Këta grekë, mjeshtër të intrigave, kanë qenë të kujdesshëm që t’u mos ua tregojnë më as juve, as senatorit Pepper, kërkesat e plota të Greqisë, të cilat në letër do të bënin njerinë të besonte se pjesa më e madhe e gjysmës perëndimore të hemisferës së lindjes, ka qenë krijuar vetëm për Greqinë. Këtu imperialistët do të donin të ndryshonin ndoshta dhe versionin e parë të gjenezës së parë (të Biblës – K.F.): “Në fillim Perëndia krijoi qiellin dhe tokën për Greqinë”. Dhe ata nuk u kanë thënë juve se kërkojnë njëmbëdhjetë miliardë dollarë si reparacione.
Greqia, një herë djepi i artit dhe i kulturës, nën udhëheqjen e imperialistëve të uritur, është bërë tani një shesh smire dhe lakmie që kërcënon paqen e botës. Lufta e Parë Botërore filloi në një vend më të vogël se Greqia. Këta grekë tokë-grabitës, u pëlqen që ta quajnë Shqipërinë si një shtet muhamedan të vogël, të ndyrë, barbar dhe si vend brigantësh.
Le të më lejohet të them se Shqipëria në 50 vjet e këtej nuk ka prodhuar as një shembull brigandazhi kaq të poshtër, kaq të djallëzuar sa vrasja më 1923 në Greqi e Misionit zyrtar të Lidhjes së Kombeve që ishte dërguar të përcaktonte në vend kufijtë greko-shqiptarë.
Edhe një fjalë të fundit, senatori Pepper.
Zhvishuni nga këshillat dhe nga shoqëria e reaksionarëve të mashtruesve imperialistë dhe monarkistë që duan t’u bëjnë juve udhëheqës në grabitjen e një vendi të vogël dhe pa mbrojtës, që ka qenë viktimë e njerëzve dhe e kombeve të këqij për 3000 vjet e këtej”. (Uashington Post, 11 mars 1946).
.
Epilog
Nga me siper del se jo vetem ne Europe por dhe ne Amerike ka zyrtare amerikane qe jane pro greqise (serbise) dhe kundra shqiperise dhe anasjelltas.Me cfare k andodhur pas 1992 besoj qe proshqiptaret ne amerike & europe jane me te pakte ne numer….pamvaresiht nga tullumbacet qe degjojme.
.
Ajo qe ndodhi ne 1945-1946 ne kete beteje midis nje amerikani fisnik si Çarles Hart dhe nje zyrtari amerikani progrek si senatori Claude Pepper per fat te keq ndodhi dhe pas 1991..dhe po vazhdon sot me janullen- varrezat dhe kete detin e Pashait Myslym qe eshte mire te gjeje se kush jane sot atje ne Washington ato senatore si ky Peperi i 1946….
.
Ku ta gjejme sot nje Çarles C. Hart
, kete ambasador amerikan
qe ju kundervu shtetit te tij
per pislleqet me Shqiperine
ne favor te grekerve??
Zotëri i nderuar, Ahmet Qeriqi !
Je më realist; madje, je edhe më HISTORIAN i vërtetë, se shumë historianë që kanë shkruajtur e që po shkruajnë (shkarravitin) për Enver Hoxhën; je edhe MË BURRË kushedi sa herë më shumë edhe se historianët për të cilet e pata fjalën, këtu sipër dhe, edhe se shumë të tjerë që kanë shkruajtur dhe që po shkruajnë , shkarravisin, për Enver Hoxhën e rreth Enver hoxhës!!!
…Dhe, që t’i bie shkurt, ky shkrim i yti është shkrimi më realist, më shkencori dhe më BURRËRORI që unë, që disa kohë kam lexuar deri më tash e, që kishin të bënin me e për Enver Hoxhën !
…Sidoqoftë, sa satsfaksion e sa mirë e FORT MIRË që, megjithëkëtë, paska, qoftë edhe një Ahmet Qeriqi si ky i këtij shkrimi në fjalë, që përveç që është I DITUR, është edhe realist dhe BURRË !!!
RROFSH shumë, se Ti, Ahmet Qeriqi dhe, eventualisht edhe të tjerë shqiptarë si Ti, SOT, i duhen aq shumë t’vërtetës, Shqipërisë dhe popullit shqiptar !!!
Enveri nuk ka qene i joni mor Cernici,ka qene I ATYRE.
Enver Hoxha eshte Mal dhe do te mbetet i tille. Shoqi Sal e binjaket e shoqit Sal, Babalet, bobolet e pabolet do te kakarisin, lehin e jargaviten, por nje dite do t’u mbarohet oksigjeni dhe do te shkojne atje poshte…, do te groposen…, ndersa Enveri do te qendroje gjithmone larte. A e kuptoni?! O pinxho kapella, keto pune jane te thella!
Kryeplera Enver eshte Zoti për Plerat e tjera…!!!!!!
Përgjigje “Lalai-t” !
…Jo Kryeplera, o MARROQ “Lalai”, po K R Y E V L E R A ENVER -është -edhe i vdekur -ZOT e përmbiZOT për shqipfolësit PLEHRA !!!
Ta quash veten me pseudonimin PARTIZANI, dhe te fyesh komandantin e partizaneve,do te thote se kemi te bejme me nje debil si Saliu e Rama. C’ushqeka traktori ktu ne Shqiperi! Mjere ti mos Shqiperiqe ke me shumice te tille si ky
Partizani” e si nje fare “intelektuali” e “Lalai”, prandaj nuk ke per te ecur perpara
Heroi nuk ngerdheshet kurre gjate dhe pas vdekjes se tij qofte ajo edhe tragjike. Gjeni, nje te vetem rast? Vdekja e beri ate hero. Nje hero i vdekur, eshte thjeshte nje i vdekur i cili, me e pakta, nuk ka as gjoks ku ta vare dekoraten, heroizmin e vet.
Pas vdekjes te Heroit dalin … sa mesiper, te cilet me deshperim mediokriteti nga deshtimi i tyre i dikurshem, po edhe sot ne Demokraci pellasin zhumshem per te vdekurit, ne vend qe ta shkrine jeten e tyre me pune pakufi per perparimin e demokracise qe ata aq shume na e paskan dashuruar motit !!!!??? . Hipokrite.
Heroi nuk ngerdheshet kurre gjate dhe pas vdekjes se tij qofte ajo edhe tragjike. Gjeni, nje te vetem rast? Vdekja e beri ate hero. Nje hero i vdekur, eshte thjeshte nje i vdekur i cili, me e pakta, nuk ka as gjoks ku ta vare dekoraten, heroizmin e vet.
Pas vdekjes te Heroit dalin … sa mesiper, te cilet me deshperim mediokriteti nga deshtimi i tyre i dikurshem, po edhe sot ne Demokraci pellasin zhumshem per te vdekurit, ne vend qe ta shkrine jeten e tyre me pune pakufi per perparimin e “idealit” te tyre – demokracise; qe ata aq shume na e paskan dashuruar motit !!!!??? . Hipokrite.
E per cfare vlen ky shkrim. Enver Hoxha do te zere vend ne histori me dritehijet e veta, bardhezi sic edhe qe dhe, kjo do te mdodhe pas shume vitesh. Nostalgjiket sot i bejne me teper dem figures se tij se sa e mbrojne.
Ju Marxist Enveristet e Kosoves nuk doni te shihni.Ju mor Cernici nuk doni te shihni qe babain jua vra ne prag te shtepise brigada e enver hoxhes,me porosi te enver hoxhes,qe bluante nje urrehjtje atavike per Kosoven dhe kosovaret.Po a di te lexosh ti mor drejtor leshi me emrin Cernici,kabllogramin qe i dergon enveri Dali Ndreut per te asgjesuar forcat e Kryeziut dhe porosine.po ta citoj:-
Veproni shpejt,pa mberritur aty KOSOVARET!
Ju marxist-enveristet e Kosoves keni krijuar nje realitet Virtual,ashtu si e doni ju enverin dhe jo SIKUNDER QE.
Mire qe ju ka hudh trute e Gomarit,po cdoni qe na jipni ato tru per ne qe e njoftem 50 vjet.
Hiqe nga mendja ato pallavret qe na thua se enveri mbrohej nga greket dhe jugosllavet.Enver Hoxha nuk guxonte ta kruante me greket dhe Jugosllavet.Enver Hoxha jugosllavet i quante revizioniste,kurse greket monarko-fashiste..Te gjitha palet i pranuan kleto fyerje te “Renda”.Me thuaj nje fjalim,nje deklarate me shkrim ku te kete paditur greket si MASAKRUES TE KRAHINES SHQIPTARE TE CAMERISE.Me thuaj nje rast kur Spastrimin Ethnik te Camerise Hoxha ta kete ngritur si Ceshtje kombetare dhe nderkombetare te mbrojtjes se te drejtave te njeriut,te mbrojtjes se te drejtave te nacionaliteteve ne OKB?
Qe nga dita kur eshte pranuar ne OKB eshte shqyer per te Drejtat e Kinezeve,Vietnamezeve,Laos,Kamboxhia dhe sidomos pe yte drejtat e Palestinezeve.Bboooo bo c`ka bere per te drejtat e popullit zezak te Afrikes se Jugut.Por per te drejtat e kthimit te Cameve ne trojet e tyre nuk ka Folur kurre!Jo vetem nuk ka folur,por ju ka mbyllur gojen Cameve ne Shqiperi duke ju vene kopilin e bashkepunimit me Asfaline,me monarko-fashistet greke.
Ju kujtoni se ato arme qe i mori BRSS dhe Kines i kishte per te luftuar me Jugosllavine,me reqine?Po joooo ore Cernic!Ku ja mbante enver hoxhes te hapte lufte me Greqine dhe Jugosllavine?Po pse nuk e dinte enver hoxha se ata ushtare te pangrene,qe vraponin drejt klubit per te fryre barkun me ingranazhe,,me rastin e pare do te braktisnin llogoret dhe do te vraponin tek armiku grek dhe jugosllav,si pat ndodhur jo [pak raste ne postat kufuitare? Ato arme i kishte per te luftuar me Superfuqite! ENVER HOXHA LUFTONTE ME SUPERFUQITE,BENTE LUFTE VIRTUALE SI ATO LUFTRAT KOMPJUTERIKE ME MARSIANET!
O drejtor kosovar!Ato arme enver hoxha i kishte per te trembur armiqte e brendshem dhe per tju mbushur mendjen ju te perveluarit per te qe e kishit nje trim te forte dhe te armatosur.Ju kosovaret ditren e vdekjes te ketij xhagajdhurit enver,duhet te dergoini kurora mirenjohje tek varri Titos,sepse enveri jo vetem ju pushtoi,ju carmatosi,por ju la DUARLIDHUR NE DORE TE RANKOVICIT,te cilin e dekoroi me dore te vet per meritat ne masakrimin e popullit shqiptar te Kosoves.Enver Hoxha i urrente Kosovaret dhe kete e tregoi edhe pas 1948,kur u prish me Titon dhe u lidh me Stalinin.Kontigjenti me i madh i te burgosurve politike ne byrgjet e tmerrshme te enverit,ishin Kosovaret.
Sidomos fushate me e eger,klandestine,e burgosjes se kosovareve ne vitet 1968-1985.Kur ne Jugosllavi kosovaret fitonin te drejta kushtetuese arsimore,vetadministrimi,ketu vlonte dhuna burgosjet,cpifjet,kunder kosovareve.Ti or drejtor qe kujton kryekriminelin e Kosoves enver hoxha,duhet te dish se deri ne 1990 populli enverist, kosovaret ne Shqiperi i quante:Emigrante Jugosllave.
Na ishte njehere nje lope e mire qe jepte shume qumesh e mbushte koven plot !
Po kishte nje ves te keq …..Dreqi e mori e harrova si vazhdon dhe c’lidhje Hoxhen
…I kuptoj ca enverofage qe nxjerrin jarge kur disa flasin mire per Xhaxhin por.OK e rrezuam statujen e Enverit atehere ( se sa ishte gjalle i rruajten trapin) por ne asnje menyre nuk duheshin glorifikuar zogistet-ballistet isha bashkpuntore te fashizmit qe erdhen si CLIRIMTARE ne 1991 gjoja hodhen nje kamunizem te vdekur dhurate prej ramiz alise dhe e ligesise te elezbiberajt i mergates qyqeve..
.
Jane pikersisht keto zombie jo vetem qe e reabilituan Enverin por e kane shenjteruar
%%%%%%%%%%%
O Enver te kam rixha
Ngrehu neser me sabah
Behu dhe nje here i ri
Ne dac hajde si sozi
Mer komanden ne kete vende
Se te prete populli tente
Qe ti vesh gjerat ne vende
Se Shqiparine e shqyen qente
Jan ngjallur krimbat e tokes
Cep me cep i bien botes
Me genjeshtra e mashtrime
Letra fallco e ngjyrime
I fshine emrin Shqiperise
Mohojne bijte e Lavdise
Mohojne gjakun per ket vende
Kane fshire edhe mundin tende!
Jan ngritur ne piedestale
Kriminele “intelektuale”
Ane e kende bejne morale
Per te vdekur e per te gjalle
Madje ketu ne forume
Bejne komente shume spiune
Mbajne nofken “intelektuale”
Por ne fakt jan avdalle
Jan avdalle te “Lilidhonit”
Pjelle e djallit dhe e klonit
Qe vertiten pas baronit
Jan ushtare te Salihonit
Ne cdo zyre e ne cdo frone
Krimineli ka timone
Basarduan historine
E shkateruan gjithe Shqiperine
Neper rruge e neper sheshe
Ne bregdet e ne biznese
Ane e mbane kudo te veshe
Vec te huaj do te gjeshe…..
Nuk ka me as industri
As bujqesi e blegtori
Madje dhe Naimin vete
Nuk e njef me ky milete….
E mos fol per Skenderbene
Qe shume vjete mbrojti Atdhene
E kan nxjere mor, ne pazare
Por ne kembe, e jo mbi kale…
S’ka me sheshe SKENDERSBE
Vec nje male, plote gurre e pleh
Qe kane zbrituar nga malesia
Te mohoje sheshin e tija….
Dhe nje djale paska i drojtur…
Ti Enver nuk e ke njojtur?
Vec nje gje me vjene cudi!
Per fytyre, eshte kopje Ti!!!
Per mendje e burreri
Eshte naive, eshte cilimi
Sala leve e punesoi
Qe mire halet t’ja pastroi
Ky debil pak kohe me pare
Nxori detin ne pazare
Dhe ja fali more Greqise
Kapitalet e Shqiperise…
Ky agjente e ky spiune
Drenicare thot, jam une…
Eshte hajdute i licensuar
Rrugen e Kombit ka pervetesuar
Te mos flasim per Gjykata
Kemi hedhur vertete hapa
Ne plepishte “master” muarr
Ne kupole te emeruar…
Dhe “cekani i drejtesise”
I bje kokes se vegjelise
Mjeri popull ku te veje
Te derjten ku do ta gjeje?
Me arme e demagogji
Shkateruan brezin e ri
Neper rruge te droguar
Pa familje, te shkateruar…
O Enver u shua bota
Ti e bere mor si lopa
Shume punove per Shqiperi…
Po c’le pas more derezi?
Ca spiune e kriminele
Shume hajdute e dembele
Nje Nano e nje Sali
Qe e shiten kete Shqiperi
Qe shiten Jo vec lavdine
Jo vec vlerat e historine
Po nenshtruan vegjeline
E skllaveruan per hordhine
Skllaverine ne vendin tend
Se pertypin dot as qente
A ka burra ne ket toke
Qe ti dalin vendit zot?
O Enver te kam rixha
Hajde neser me sabah
Se te prete mor populli tend
Flamuj Shqipesh ne Kuvend!
Shenim
Kam bo “qejf” duke e share Enverin por deri ne 1997-en ama..me vone them se erdhi koha te themi
NA FAL ENVER
Përgjigje “demo”-s, nën komentin “Mersin”
“demo”-DEM e tej DEM
ndonëse me dy këmbë
por, më DEM -se DEMI me katër këmbë !
…T’kishe qenë veç “demo”-DEMI, apo
DEMI-“demo”, …punë e madhe…
por, ti, shqip byrytësh tamam si DEMI
dhe, byrytja jote T I N G Ë LL O N
-tamam L E H J E QENI !
…demo”-DEMI e QENO-DEMI !
Për 50 vjet të qeverisjes së ZOT-Enver Hoxhës, edhe ty, DEMIN e vërtetë, ZOT-Enver Hoxha
-nga DEM i njëmendtë, të pat bërë NJERI
dhe SHQIPTAR me hatër e me zor, sepse, ZOT-Enveri dhe Enver-ZOTI -e ka parë dhe e ka ditur saktësisht se je SHTAZË e më shtazë edhe sesa SHTAZËT me katër këmbë, ndonëse je dukur SI NJERI edhe atëherë dhe ke ecur me dy këmbë !?!
…E pra, Enver Hoxhë-ZOTI dhe ZOT-Enver Hoxha ka qenë edhe MË ZOT se ZOT; se, edhe ty, DEM të vërtetë, t’pat bërë qenje me dy këmbë, dhe t’pat bërë që edhe të dukeshe -edhe si njeri i vërtetë; apo, nuk është kështu, o “demo” që u katandise prapë në DEM, FATZIU TI -ç’prej se Enver Hoxhë-SHQIPO-ZOTI po mungon TY, dhe jo vetëm ty…!?!
…Madje, ZOT-Enver Hoxha, jo vetëm ty, edhe TRUTË e shtazës dhe të shtazve, t’i pat tjetërsuar dhe t’i pat bërë TRU TË NJERËZVE… dhe, TRU të shqiptarit të vërtetë -spse Enver Hoxha ishte ZOT-SHQIPTAR dhe SHQIPTAR-ZOT !!! …Por, sa keq, sepse, prej se po mungon ZOT-Enver Hoxha dhe Enver Hoxhë-ZOTI, nga NJERI që ishe dhe nga SHQIPTAR, u shndërrove prapë NE SHTAZË, sado që në -SHTAZË MË DY KËMBË !?!!!
Enver Hoxha kujtohet për besë, burrni dhe krenari:
Populli shqiptar nën udhëheqjen e Enver Hoxhës shpalosi virtytet e tij më të larta, bëri një epokë të lavdishme historike gjysmëshekullore që siguroi të ardhmen e kombit shqiptar dhe na la një trashëgimi të pasur në të gjitha fushat që na shërben sot për të çuar më tej kauzën tonë dhe do të na ndriçojë gjithnjë me dashurinë dhe përkushtimin për Atdheun për të ecur në rrugën e forcimit të unitetit e të përparimit.
Sot një gazetar i cili ose nuk njeh historinë e vendit të tij, sakrificat dhe veprat e mëdha të popullit shqiptar nën udhëheqjen besnike e të guximshme të Enver Hoxhës ose shpif për të mashtruar opinionin publik vetëm gazetar nuk mund të jetë sepse gazetarit i takon të zbardh të vërtetën, atë që vlerëson shumica dërrmuese e popullit, atë që dëshmojnë me gojë dhe në media përfaqësuesit e talentuar të asaj kohe në fushat e tyre, vetë veprat gjigande që na shërbejnë akoma si dhe përvojat e çmuara për probleme që nuk mbarojnë bashkë me regjimin. Kujton gabim kushdo që mendon se Enver Hoxha është i pambrojtur dhe mund të flasë veresie. Atë e mbron e vërteta. Kur ta kuptojë do të skuqet. Gazetarët objektivë i bëhen mbështetje popullit për ta ndriçuar dhe nderuar historinë me të cilën krenohemi ashtu siç i takon. Intetlegjencës ku bëjnë pjesë edhe gazetarët i takon ta avancojë vullnetin e popullit në organet e pushtetit deri sa të realizohet kërkesa e tij për nderimin e udhëheqësit tonë legjendar Enver Hoxha! Kasandra.
ju lumte z. Qeriqi, pse nuk ka njerez te tille ne Shqiperine tone qe haptas e me fakte flasin e shkrujan per figuren e Enver Hoxhes, une kam lexuar edhe shkrime te tjera nga ju. jeni per cdo levdate, ju pacim per gjithmone
Vete Ahmet Qiriqi sa ai vjersherim i Komentuesit Ish Enverist, i thone te tera. Po ashtu, shifni kush dominon ne komentet pozitive per Enver Hoxhen,jane shprehie e asaj shumice,deri ne mediat nderkombetare.
Per Enver Hixhen flet vete Historia,fat i madh,qe e nxori SHQIERIA!
Me Te.. ka shkelqyer.
Nene PASHAKO D.